Lidhu me ne

Kryesore

Një votë pro ose kundër Delirit në Shkodër

Më 14 maj në Shkodër votohet vetëm për një gjë: pro ose kundër Delirit të një njeriu. Benet Beci është vetëm një ushtar në këtë lojë.

VIDEO - Kryeministri Rama tur takimesh në Bashkinë e Shkodrës, mbështetje Benet  Becit dhe projekteve të tij...

Kryeministri i Shqipërisë ka vetëm një bast në këto zgjedhje: Shkodrën. Jo sepse ka ankthin e progresit në qytetin e Veriut, por sepse me marrjen e Shkodrës, z. Rama do të ketë mundësi të poshtërojë sipas mendësisë së vet, Sali Berishën, dhe kështu do të izolojë frikën e tij nga kundërshtari kryesor politik sot.

Poshtërimi i kundërshtarit është shprehje frike dhe siç është thënë e përsëritur, nuk ka asgjë të mençur në të ashtuquajturat fitore totale. Megjithatë nga ana formale z. Rama është në rregull: ai hyn për të fituar dhe ka të drejtë ta pretendojë një gjë të tillë.

Për këtë arsye dhe specifikave që paraqet Shkodra, qytet ku z. Rama pretendon se është një gjysmë nipi, pasurim ekstra ky i fisnikërisë familjare dhe intelektuale me të cilën e ka dënuar fati në këtë vend, investimi mediatik dhe propagandistik është maksimal.

Nuk ka ditë dhe media pranë qeverisë që të mos ketë Benet Becin të portretizuar si shpëtimtarin e Shkodrës, etalonin e progresit. Një gazetar që shkruan te gazeta “Dita”, Bedri Islami, ka ngritur një obelisk verbologjik për Benet Becin, që po përjeton këto ditë atë fazën përkëdhelëse të miklimit të rremë që jep pushteti, i cili për nevoja të vetat e vendos një njeri në qendër të vëmendjes.

Benet Beci është një shembull i qartë për atë që do të shohë sesi eventualisht Shqipëria ka dalë në Pazar. Sepse në fakt me propagandimin masiv që po bëhet dhe investimin financiar të jashtëzakonshëm, po synohet jo evidentimi i ndonjë të ardhmeje kush e di se çfarë, por manipulimi i njerëzve. Të cilëve me arrogancë po u thuhet se deri më tani thjesht ia kanë futur kot.

Shkodra sot është një qytet që nuk të lë mbresë për ndonjë gjë. Kjo është e vërtetë. Por të gjitha qytetet e Shqipërisë janë të tilla, sepse një qytet e bëjnë komunitetet jo projektet që vetëgërmadhëzohen kur nuk relatohen me limfën njerëzore të një mjedisi.

Për ta kuptuar se çfarë do të thotë i ashtuquajturi progress dhe zhvillim që premtohet nga Tirana le të marrim shembull disa raste.

Saranda është një qytet turistik, zhvillimi i të cilit në masë të madhe i dedikohet Korfuzit dhe Butrintit. Kush thotë të kundërtën me siguri nuk e njeh si qytet, ose e ka parë detin pas vitit 2001. Është një qytet ku është investuar me miliarda, për ta katandisur në atë që Maks Velo dikur e quajti “psikiatri betoni”. Ndërhyrjen e parë e bëri kryeministri nga Skrapari, Ilir Meta, që një ditë të bukur erdhi në qytet, zgjati kokën te muri i bulevardit dhe dha ca porosi për ta rregulluar se ashtu siç e kishin bërë italianët apo Enver Hoxha, nuk bëhej. Dhe kështu, goditja e parë qytetit I erdhi nga Çepani me ndërmjetësinë e Tiranës, ku qytetaria dhe moderniteti gjejnë simbiozë perfekte në palaçollëkun e bordurës.

Pastaj erdhi Fatos Nano. Duhet të ketë qenë esëll në atë kohë dhe për të lënë edhe ai gjurmën e vet i futi një të prishur ish-Komitetit të Partisë për ta bërë lulishte. Se helbete «këta hajvanët gënjehen me jeshillëqe ». Ndërkohë lejet e pallateve, hoteleve e gjithfarë pocaqish jepeshin nga KKRTSH-ja, që është asgjë më shumë se një bandë nëpunësish të politikanëve që zhvilluan imagjinatë pasaniku për vete. Ku jemi sot? Jemi përballë faktit qesharak se megjithë breshërin e beton armesë që dënoi me vdekje një qytet, që u duket i bukur vetëm atyre që nuk e kanë parë si ka qenë, pikë referimi mbetet Limani, një copëz moli e ndërtuar nga italianët, mbetur aty si e vetmja pikturë e realizuar nga njeriu.

Kjo është dhurata e Tiranës që vijoi mandej me lungomaren standarde : pllakë e bardhë, shkallare në ujë, zgjerim pedonaleje.

Në të njëjtën rrugë u fut Vlora, që po betonizohet me ritëm të papërmbajtshëm, ndërkohë që rruga Vlorë-Skelë, dikur identiteti i saj është shndërruar në shembull të padurueshëm sesi psikoza e dikujt shndërrohet në investim për të prerë gjymtyrën e një komuniteti.

Nëse hidhemi në Korçë, do të shohim tjetër gjë. Përveç kullës idiote në qendër, trill i neurozës së kryeministrit shqiptar që qeveris sikur është gjithë muajin me cikël menstrual, e nguli një pykë aty dhe kaq. Për më tej. Korça ka identitetin e vet, ka fizionominë dhe funksionalitetin e vet. Ka edhe komunitet.

Dallimi këtu është thelbësor sepse vë në dukje dy mënyra menaxhimi. Dhe duke qenë se shembujt i kemi, Shkodra sot ka rastin të shohë e të zgjedhë. Benet Beci është ai i Rilindjes Urbane, që është projektim personal i një njeriu në mbarë vendin, ai nuk është profeti i progresit. Sepse progresin nuk e sjell dot vetëm paraja, e cila nuk përkon përherë me EKONOMINË. Më 14 maj në Shkodër votohet vetëm për një gjë: pro ose kundër Delirit të një njeriu. Benet Beci është vetëm një ushtar në këtë lojë.

/Respublica.al

MË TEPËR

Kryesore2 orë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix3 orë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix3 orë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix3 orë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Mix3 orë më herët

Kafeja – Ju bën mirë apo keq? Çfarë thonë ekspertët!

Inflamacioni është një reagim i imunitetit ndaj një lëndimi fizik, infeksioni ose pranisë së një toksine dhe lënde të huaj...

Mix3 orë më herët

8 filma komedi në Netflix!

Nëse nuk keni bërë asnjë plan për fundjavën dhe keni vendosur të merrni ca kokoshka të mira me pijen tuaj...

Mix3 orë më herët

Dua Lipa zbulon tatuazhin e saj të preferuar, ja 2 arsyet e veçanta

Dua Lipa, e ftuar në podkastin “Sirius Xm”, tregoi ndër të tjera një prej tatuazheve të saj të preferuar, i...

Mix8 orë më herët

5 ushqime super të shëndetshme që duhet të shtoni në dietën tuaj

Foto ilustruese Ushqimi është burimi ynë kryesor i energjisë dhe vitalitetit. Duke shtuar këto 5 ushqime super të shëndetshme në...

Mix8 orë më herët

Justin Bieber dhe Hailey presin një bebe

Justin Bieber do bëhet baba! Me një set fotosh, ku Justin zgjodhi të ishte fotografi i Hailey, çifti dha lajmin...

Mix8 orë më herët

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse hiqni dorë nga kafeja

Edhe pse konsumimi i moderuar i kafesë është një gjë shumë e mirë për shëndetin tonë, ndonjëherë disa njerëz duan...

Facebook