Lidhu me ne

Radar

Belind Këlliçi: Ka një skenar që në zgjedhjet lokale të shkohet pa opozitën

Këlliçi: Ka një skenar që në zgjedhjet lokale të

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi flet për një skenar, sipas të cilit, është që në zgjedhjet e ardhshme vendore opozita të mos marrë pjesë ose të jetë e përçarë.

I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Këlliçi thotë se skenari parashikon që në zgjedhjet lokale të gjitha bashkitë t’i fitojë PS.

Pjesë nga biseda:

Blendi Fevziu: 35 deputetë që ju kontestojnë, çfarë do bëhet me këta?

Belind Këlliçi: Asgjë.

Blendi Fevziu: Sepse këta janë grupi më i madh. Nëse ata organizohen janë grupi i dytë më i madh parlamentar.

Belind Këlliçi: Ata kanë vendosur në këtë moment të mos vinin, të mos merrnin pjesë për arsye nga më të ndryshmet. Mbase do ishte mirë një ditë të pyeten të gjithë. Por në çdo moment ajo është shtëpia e të gjithë deputetëve të Partisë Demokratike. Por kanë gjykuar në këtë mënyrë.

Blendi Fevziu: Por ka një çarje në PD.

Belind Këlliçi: Në PD ka një krizë e cila refuzohet t’i jepet fund për shkak se duhet mbajtur me çdo kusht Edi Rama në pushtet. Ky është problemi.

Blendi Fevziu: Kur ka një krizë duhet të ketë një bashkëbisedim.

Belind Këlliçi: Të vetmit skenar që këtu po i jepet oksigjen është skenari që në zgjedhjet lokale të shkohet pa opozitën dhe Edi Rama të marri prapë të gjitha bashkitë dhe këtij qëllimi po i shërbehet sot. Që t’i hiqet vula shumicës, t’i hiqet logo, por të lihet opozita e papërfaqësuar. Kjo nuk do të ndodhi.

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Mix1 ditë më herët

Mosha biologjike: Pse është problem nëse rezulton shumë e lartë?!

Një mospërputhje midis moshës suaj biologjike dhe asaj të treguar në kartën tuaj të identitetit mund të nënkuptojë një rrezik...

Mix1 ditë më herët

Çfarë i tërheq mushkonjat?

4 gjëra që duhet të dini për atë që tërheq mushkonjat! Çfarë i tërheq mushkonjat tek ne? Disa faktorë: dioksidi...

Mix1 ditë më herët

Tinder merr një veçori “Share My Date” për përdoruesit që të dërgojnë plane takimesh te miqtë e tyre kurioz

Nuk është e pazakontë që njerëzit të bëjnë fotografi të profileve të takimeve dhe t’i dërgojnë ato te miqtë dhe...

Mix1 ditë më herët

Si të “shëroheni” nga varësia ndaj telefonit?

Mediat sociale janë tashmë pjesë integrale e jetës tonë dhe në disa mënyra ato kanë përmirësuar në masë të madhe...

Mix1 ditë më herët

5 rregulla kyçe për një martesë të shëndetshme

Ditët e sotme martesa e shëndetshme është kthyer në një sfidë më vete për shumë çifte, kjo për disa arsye...

Mix1 ditë më herët

Kolesteroli i lartë, 5 mite absurde që duhet t’i largoni njëherë e mirë nga mendja juaj

NGA LIVING Kolesteroli është një yndyrë e dyanshme: e prodhuar nga mëlçia, nga njëra anë është e rëndësishme për trupin...

Mix1 ditë më herët

Një këshillë nga Megan Fox për vajzat beqare

Megan Fox, në një intervistë për E!News, iu përgjigj pyetjes: “Ka shumë vajza që do ta kalojnë verën si beqare,...

Mix1 ditë më herët

Trajneri i Taylor Swift zbulon sekretin e saj si të ushtroheni si profesionist

Kur vjen puna te palestra, Taylor Swift është bishë e vërtetë. Në të vërtetë, trajneri i saj personal, Kirk Myers...

Mix1 ditë më herët

Filmin më të keq të karrierës së tij; Sylvester Stallone e ka falë Arnold Schwarzenegger!

Arnold Schwarzenegger ka zbuluar se dikur ka bindur Sylvester Stallone, të nënshkruante atë që doli të ishte një nga filmat...

Facebook