Lidhu me ne

Mix

Ekzema, si të dalloni sëmundjen tek fëmijët e vegjël

Dermatiti atopik (ekzema ose rrjebulla e fëmijëve ) është një sëmundje kronike, me shkaqe të panjohura, që vihet re në personat me histori personale ose familjare për atopi. Fillon herët në fëmijëri. Karakterizohet nga pruriti ose kruajtja, lezione ekzematoze dhe tharje e shprehur e lëkurës. Dermatiti atopik shoqërohet me sëmundje të tjera atopike (astma, riniti alergjik, urtikarie) dhe rritje të IgE. 75 – 80% e pacientëve me dermatitit atopik kanë histori familjare ose personale për sëmundje alergjike. Incidenca e dermatitit atopik në familje kur një prind ka sëmundje alergjike (astma alergjike, riniti alergjik dhe/ose dermatitit atopik) është 60% dhe 80% nëse të dy prindërit kanë historik të sëmundjeve alergjike.

Cilat janë shkaqet e ekzemës te fëmijët?

Shkaqet e dermatitit atopik janë të panjohura. Por, njihen një sërë faktorësh shpërthyes të tillë si infeksionet, irritimet, alergjitë ushqimore, aeroalergentet, pluhuri i shtëpisë etj. Pacientët me dermatitit atopik, pas kontaktit me alergentët, zhvillojnë sensibilizim të tipit të reaksionit të menjëhershëm.

Klinika ose shenjat në lëkurë

Dermatiti atopik, ose ekzema e fëmijëve, është karakterizuar nga ndryshime akute, subakute dhe kronike në lëkurë. Forma akute: karakterizohet nga papula(puçrra të vogla të ngritura mbi lëkurë) me kruajtje të shprehur, papula dhe vezikular (puçrrat me lëng) në lëkurë të skuqur. Forma subakute: papula eritematoze (puçrra të kuqe), papula të grupuara ose të shpërndara mbi një lëkurë eritematoze ose të skuqur. Forma kronike: lëkurë e trashë, e infiltruar, me puçrra të vogla ose noduse që kruhen shumë, të shoqëruara me kore në sipërfaqe të tyre, zona me ndryshime të ngjyrës së lëkurës, si hypo dhe hiperpigmentime (zbardhje ose errësim të ngjyrës së lëkurës). Shenjat dhe lokalizimi ndryshojnë në varësi të moshës: Infantilet ose foshnjat: Preken kryesisht koka, fytyra dhe sipërfaqet ekstensorë  (pjesët e jashtme) të gjymtyrëve  Që në javët e para fillon skuqja e kufizuar mirë, e mbuluar me papula të cilat më vonë formojnë vezikula e krusta. Fëmijët e rritur preken kryesisht plikat antecubitale, fossea poplitea (pjesa e brendshme të bërrylit dhe e gjurit), qafa, kyçet. Adultët: Zonat më të prekura janë sipërfaqet e zgjatura të ekstremiteteve, kryesisht në bërryla, gjunjë, pjesën dorsale të duarve dhe të këmbëve.

Pruriti ose kruajtja konsiderohet një shenjë kryesore në dermatitin atopik. Tharja e lëkurës mund të jetë e pranishme që në lindje ose të zhvillohet më vonë.

Mjekimi

Hidratimi i mirë i lëkurës është mjaft i rëndësishëm në trajtimin e dermatiti atopik në çdo stad të sëmundjes. Rekomandohen banja frekuente me vaj për 5-10 min. Pas banjës, lëkura të mos fshihet menjëherë dhe përdorimi i emolienteve (kremrave hidratues ) kur lëkura është e lagët, me qëllim që të absorbohet uji nga shtresa e sipërme e lëkurës. Kortikosteroidet lokale: për fytyrën rekomandohet hidrokortizon 1% dy herë në ditë. Në trup kortizonikë me fuqi të mesme si fluocinolon acetonid 0,025% ose triamcinolon ose desonide. Kortizonikët duhet të përdoren për një kohë të shkurtër për të shmangur efektet anësore të tyre. Antiflamatorët jo steroid kufizojnë mjaft përdorimin e kortizonikeve lokalë. Kortizonikët sistemikë përdoren në format e avancuara për një kohë të shkurtër. Antibiotikët sistemike në raste mbi infeksioni bakterial. Antihistaminikët për të qetësuar pruritin (kruajtjen). Trajtimi i infeksioneve mykotike dhe virale. Fototerapia: Terapia me UVA, UVB të vetme ose të kombinuara ose PUVA (përdorimi për një kohë të gjatë çon në rritje të riskut për malinjitet të lëkurës). Identifikimi dhe eliminimi i faktorëve acarues.

Lëkura e pacientëve me dermatitit atopik është e thatë, e ndjeshme  dhe irritohet mjaft lehtë, prandaj duhen të evitohen sapunët që shkaktojnë tharjen e lëkurës. Pacientët me dermatitit atopik duhet të minimizojnë djersitjen në ambientin rrethues. Ata duhet të punojnë dhe të flenë në ambientet me temperaturë konstante dhe lagështirë 45-55%. Dyshekët prej leshi dhe pupla, dhe kafshët që mund të luajë fëmija, duhet të evitohen. Veshjet duhet të jenë prej pambuku. Noti është i rekomandueshëm. Por larjet në pishina sjellin tharje të lëkurës nga klori, prandaj rekomandohen dushet menjëherë pas daljes nga pishina dhe përdorimin e emolienteve (pomadave zbutëse) në të gjithë trupin. Aeroalergentet (faktorë alergjikë që thithen nga rrugët e frymëmarrjes ) dhe ushqimet mund të jenë faktorë shpërthyes. Veza, peshku, qumështi i lopës, produktet e sojës, kikirikët, drithërat janë produktet ushqimore më të shpeshta që mund të shpërthejnë dermatitin atopik. Provat alergjike të lëkurës japin një informacion më të gjerë në këtë drejtim

MË TEPËR

Sport2 ditë më herët

Cristiano Ronaldo kërkon punëtorë, rroga minimale 23 mijë euro

“Cristiano Ronaldo po të kërkon”. Ish-futbollisti i Real Madrid, i cili tashmë luan në Arabinë Saudite me Al Nassr, ofron...

Mix2 ditë më herët

“Derisa vdekja t’i ndajë”, shenjat e horoskopit që do plaken bashkë

Kushti i vetëm që këto shenja të qëndrojnë përgjithmonë të dashuruara është që ndjenjat të jenë të ndërsjella. Të pranojnë...

Mix2 ditë më herët

“Kush ra në dashuri i pari, e mban mend? Letra e Alain Delon për Romy Schneider pas vdekjes së saj!

Alain Delon dhe Romy Schneider ishin të dy shumë të famshëm më vete, e u bënë tejet të famshëm edhe...

Mix2 ditë më herët

Si ta kuptoni se po vuani nga hernia diskale dhe çfarë duhet të dini rreth këtij problemi shëndetësor

Hernia diskale është një shkak i zakonshëm i dhimbjes së shpinës. Ajo ndodh kur qendra e butë e një disku...

Mix2 ditë më herët

Sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit

Shishet plastike kanë një përdorim të gjerë në vendin tonë.  Nga një vëzhgim i lirë, kuptohet qartë se çdo amvisë...

Mix2 ditë më herët

Parandalimi i diabetit – Pesë hapa si të kujdeseni në shtëpi

Një nga sëmundjet më të përhapura të globit është pa dyshim diabeti, e sidomos diabeti i tipit 2. Diabeti është...

Mix2 ditë më herët

Si sdikon duhani dhe alkooli tek shëndeti i kockave

Pohimi që duhani dhe alkooli janë dy kombinime të dëmshme për trupin e njeriut është i njohur tashmë. Megjithatë konsumi...

Mix2 ditë më herët

Pse në pranverë njerëzit shohin më shumë ëndrra (dhe cilat janë më të zakonshmet)?

FOTO: KMPZZZ/ADOBE STOCK Është pranverë! Kohë me diell, lule që çelin dhe ëndrra të çuditshme që shihen çdo natë! Martin...

Mix2 ditë më herët

Njerëzit janë të bindur se Ben Affleck ka bërë ndërhyrje plastike dhe s’po i ndalin komentet

GETTY Dalja e fundit publike e Ben Affleck në emisionin “The Roast of Tom Brady”, ka ngritur dyshime mbi pamjen...

Mix2 ditë më herët

Princi William flet për Kate Middleton pas diagnozës së saj me kancer

Prince William e ka siguruar publikun se Kate Middleton dhe familja e tij “janë mirë”, në mes të shkëputjes së...

Facebook