Lidhu me ne

Radar

“Afati i dorëheqjes”/ Salianji: Basha po trukon për të fituar kohë!

"Afati i dorëheqjes"/ Salianji: Basha po trukon për të

I ftuar në Ora 19 në SYRI TV me Juli Kristafin, deputeti i PD-së Ervin Salianji ka komentuar afatin e vendosur nga grupi parlamentar ndaj Lulzim Bashës për të dhënë dorëheqjen.

Salianji ka thekuar se asnjë nga deputetët që i ka kërkuar dorëheqjen Bashës nuk është tërhequr nga ajo kërkesë dhe se ky është një truk nga ana e tij për të fituar kohë.

Sipas deputetit Salianji, Basha nuk arriti të mundte Ramën kur kishte mbështetjen e të gjithëve, madje sipas tij doli i treti dhe këtu mbyllet diskutimi pasi ai nuk ka më se çfarë të jape për PD-në.

Salianji: Nuk është një afat formal apo procedurial, por është kërkuar nga vetë zoti Basha nje afat një javor të cilin ai mund ta llogarisë nga dita e shtunë kur ishte mbledhja e fundit. Para çdo seance mblidhet Grupi Parlamentar, por dje nuk u mblodh dhe nuk kemi një reagim, por në mbledhjen e grupit parlamentar, ku ishim të gjithë të pranishëm dhe mund të thuhet qartësisht se shumica kërkoi përballë  dhe në sy dorëheqjen e Bashës dhe nga ana e tij u kërkua kohë, duke dhënë garancinë e tij se ai do të tërhiqej dhe i duhej kohë për t’u konsultuar me strukturat e tjera të partisë.

Nuk është mbledhur asnjë strukturë tjetër siç është kryesia apo Këshilli Kombëtar. Ka pasur vetëm mbledhje me Kolegjin e Kryetarëve, ku disa prej tyre kanë kërkuar që të largohen të dy, kur ne kemi vetëm një kryetar partie, nuk e di çfarë dy kërkohet. Por kryetarë të tjerë i kanë kërkuar dorëheqjen Bashës.

Por ky nuk është thelbi i diskutimit, thelbi është se Basha pavarësisht mbështetjes, siglës apo se kishte shumicën e grupit parlamentar, nuk arriti dot të mundte Ramën, por jo vetëm kaq por doli i treti dhe këtu mbyllet dhe duhet ta lexojë drejtë situatën dhe ti’ hapë rrugë zgjidhjes.

Asnjë nga deputetët nuk është tërhequr nga kërkesa për dorëheqjen e Bashës dhe nuk ka dëgjuar asnjë koleg që të jetë tërhequr. Ky është një truk për të marrë kohë nga ana e Bashës por politikisht i ka mbaruar energjia karburanti dhe nuk ka çfarë jep më për PD-në.

MË TEPËR

Radar7 orë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore7 orë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore1 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar1 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix1 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix1 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix1 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix1 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix1 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix1 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook