Lidhu me ne

Radar

‘Paralajmëruam greminën’, Majlinda Bregu: PD mori formën e paaftësisë së Bashës

'Paralajmëruam greminën', Majlinda Bregu: PD mori

Karma nuk ngatërron asnjëherë adresë, thotë Majlinda Bregu, kur rikujton si ka nisur tkurrja e Partisë Demokratike që në vitin 2017, kur ajo dhe kolegët e saj u lanë jashtë partisë prej Lulzim Bashës.

Një shkarje në greminë që thotë se e kishin paralajmëruar.

Në “Intervistë me Merita Haklajn”, Bregu e cilëson Bashën si të paaftë, ndaj e ka të pamundur ta vendosë veten në vendin e tij.

Majlinda Bregu i përgjigjet gjithashtu pyetjes nëse do të kandidojë për kryetare të PD.

Pjesë nga Intervista:

“Ju pata paralajmëruar që këtu do të mbërrijmë. Në rregull, edhe kjo të kënaqi për një orë… Ja ta thanë të gjithë të tjerët, po ti nga e dije? Po si e ke thënë? Po ja si ndodhi. Po se karma ka punën e vet, nuk ngatërron adresë asnjëherë. Domethënë, i kam dëgjuar të gjitha këto gjatë këtyre muajve. Pastaj ndalon dhe thua, unë paskam pasur të drejtë, Jozefina, paska pasur të drejtë, Ridvani, Astriti po ashtu.

Paskan pasur që të gjithë të drejtë. Por çfarë bëmë ne të gjithë që kishim të drejtë? A arritëm dot ne ta ndalonim këtë shkarjen në humnerë? Jo. Ne u munduam ta shpëtonim nga gremina në 2017-ën PD-në. Ne nuk arritëm, pasi ajo që për ne mund të ishte greminë për dikë tjetër mund të ishte trampolinë dhe ja ku jemi sot. Nuk kam pasur ndonjë ndjesi të madhe.”

Merita Haklaj: Kur e dëgjoni Bashën, që thotë, “jam në dispozicion për çdo zgjidhje”, a keni ndonjë ide se çfarë ka ai ndërmend të thotë me këtë?

“Nuk arrij të kuptoj shumë gjëra, por as nuk mund të them se po të isha unë në vendin e tij do të kisha bërë këtë sepse unë nuk do të kisha qenë kurrë në vendin e tij sot. Në rast se do të kishte qenë më i aftë do t’i kishte dhënë një formë tjetër partisë, por në rast se partia merr formën e paaftësisë tënde, atëherë do të jemi në këtë situatë që jemi”, tha Majlinda Bregu.

MË TEPËR

Radar12 orë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore12 orë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore2 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar2 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix2 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix2 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix2 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix2 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook