Lidhu me ne

Radar

Arnold Schwarzenegger një mesazh për rusët nëpërmjet Twitter

Ikona e filmit Arnold Schwarzenegger u thotë rusëve në një video të postuar në mediat sociale të enjten, se ata po gënjehen për luftën në Ukrainë dhe akuzoi presidentin Vladimir Putin, se ka sakrifikuar jetët e ushtarëve rusë për ambiciet e tij.

Schwarzenegger është jashtëzakonisht popullor në Rusi dhe, me sa duket, edhe për Putinin. Llogaria e Presidentit të Rusisë në Twitter ndjek vetëm 22 llogari – njëra prej tyre e aktorit.

Në videon nëntëminutëshe, Schwarzeneggeri thotë se ushtarëve rusë u ishte thënë se do të luftonin nazistët në Ukrainë, ose se po shkonin për të mbrojtur rusët etnikë në Ukrainë, apo për stërvitje ushtarake, dhe se ata do të përshëndeheshin si heronj. Ai thotë se shumë nga trupat tani e dinë se këto pretendime ishin të rreme.

“Kjo është një luftë e paligjshme,” thotë Schwarzeneggeri, duke parë drejt e në kamera, i ulur në një tavolinë në një dhomë leximi. “Jetët tuaja, gjymtyrët tuaja, e ardhmja juaj po sakrifikohen për një luftë të pakuptimtë, të dënuar nga e gjithë bota”.

Schwarzeneggeri e postoi videon e tij emocionale në Twitter, YouTube dhe Instagram. Ndërsa disa nga këto shërbime janë të bllokuara në Rusi, ai gjithashtu e postoi atë në aplikacionin e mesazheve Telegram, ku mori më shumë se gjysmë milioni shikime. Ajo u postua me titra në rusisht.

Ish-guvernatori i Kalifornisë solli kujtime të dhimbshme se si babai i tij u gënjye teksa luftonte me forcat e Adolf Hitlerit gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe se si u kthye në Austri, një burrë i thyer, fizikisht dhe emocionalisht, pasi u plagos në Leningrad.

Ai u kërkoi rusëve që të informojnë bashkëqytetarët e tyre për “katastrofën njerëzore, që po ndodh në Ukrainë”. Videoja tregon ndërtesa të bombarduara në Ukrainë dhe njerëz që janë nën bombardimet ruse.

Më pas ai iu drejtua drejtpërdrejt Putinit, duke i thënë: “Ju e nisët këtë luftë. Ju jeni duke e udhëhequr këtë luftë. Ju mund ta ndaloni këtë luftë”.

Schwarzeneggeri përshkroi lidhjet e tij të gjata me Rusinë, pasi kishte shkuar atje si një sportist dhe hero filmash me aksion. Në vitin 2010, si guvernator i Kalifornisë, ai ishte në krye të një delegacioni të drejtuesve të biznesit dhe kapitalistëve të kompanive teknologjie në një udhëtim në Moskë.

Ai i quan të gjithë rusët që kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër sulmit të Ukrainës dhe që janë arrestuar dhe keqtrajtuar, “heronjtë e mi të rinj”.

Një këshilltar i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës, i cili punon për të shpërndarë informacione rreth rrjedhës së luftës, u bëri thirrje ukrainasve, që ta shpërndanin videon me miqtë dhe të afërmit në Rusi.

“Putini dhe propagandistët e tij na quajnë ukrainas fashistë dhe nazistë”, tha këshilltari, Anton Gerashchenko, në Telegram. “Por propaganda e tyre shpërbëhet kur njerëz super të famshëm në mbarë botën flasin me një zë: “Jo luftës!”

Gerashchenko ka më shumë se 385,000 abonentë në kanalin e tij në Telegram.

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore2 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore3 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar3 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix3 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix3 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix3 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix3 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix3 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook