Lidhu me ne

Mix

SHTATZANIA JAVË PAS JAVE, KËSHILLA. (NGA JAVA 14 DERI JAVËN 27)

TRIMESTRI II- MJALTI

Trimestri I dytë nis me javën e 14.

JAVA 14

Si po rritet bebi juaj?

Zhvillimet e mëdha të kësaj jave : bebi mund ti mbyll sytë, të vrenjtet në fytyrë, të bëj urinën dhe madje të fus gishtin në gojë!  Falë impulseve të trurit, muskujt e fytyrës po stërviten pasi po formohen shprehitë e fytyrës. Veshkat po prodhojnë urinë, një proçes që do e zgjasë deri sa të lind. Nëse do kesh ndonje vizitë me eko se shpejti mund ta kapësh duke thithur gishtin. Lajmi tjetër: Bebi po rritet dhe ka masën e një limoni, trupi po rritet më shpejtë se koka.

Si po të ndryshon jeta

Mirëserdhe në trimestrin e dytë!

Energjia po ju rikthehet, dhe nga gjoksi mund të jeni më rehat, përzierja është zhdukur. Nësë jo, ki shpresë sepse do zhduket. Ke filluar të dukesh dhe sekreti nuk mund të mbahet më. Merr pak kohë për të bërë planë, ëndërruar dhe për ta shijuar këtë kohë. Është normale të këni merak herë pas herë po përqëndrohu të kujdesesh për veten dhe bebit.

JAVA 15

Si po rritet bebi juaj?

Tashme bebi ka masën e një molle, është duke lëvizur në shtëpizën e saj, këmbët po zgjaten më shumë se duart tani . Edhe përse sytë janë mbyllur ajo mund të ndjej ndriçimin . Nëse ju vendosni dritë pranë barkut ajo do të leviz për tu larguar nga drita. Po fillon të zhvillojë qelizat e shijimit. Nëse keni një vizitë doktori do mund të shihni gjininë e fëmijës suaj! Mos u mërzisni nëse nuk dallohet direkt, bebi duhet të ketë një pozicion të mirë për tu dalluar!

Si po të ndryshon jeta:

Duket sikur je mësuar pak me gjëndjen e re, por ke dhe simptoma të reja si p.sh hundët e zëna kjo ju ndodh nga efekti hormonal dhe rritja e qarkullimit të gjakut. Disa gra vuajnë dhe nga gjakderdhja nga hunda si rezultat i rritjes së volumit të qarkullimit të gjakut. Nëse do të bëni analizën e amniocintezës kjo do të ndodh nga tani deri më 18 jave. Ky test ju ndihmon për të zbuluar qindra çregullimi gjenetike e kromozone. Nëse ke pak ankth duke pritur për rezultate, ki parasysh që shumica e femrave që e bëjnë këtë test kanë rezultate të mira. Mos u çudit nëse ju dhe partneri ndjeni pak stres këto ditë. Shumë çifte kanë shqetësime për shendetin e bebit dhe sesi do i përballojnë ato.

Por ky eshtë një trimester i mrekullueshëm për gratë!

JAVA 16

Si po rritet bebi

Përgatitu për një rritje të shpëjtë, në javët e ardhshme bebi do të dyfishojë peshën dhe do të shtojë gjatësi. Tani është sa një avokado! Këmbët janë tëpër të zhvilluara. Ka filluar ndërtimi i lëkurës së kokës madje dhe thonjtë në duar e këmbë. Zemra rreh rreth 22.7 litra gjak çdo ditë dhe kjo shifër do vijë duke u rritur.

Si po ndryshon jeta jote?

Tani duhet të kesh më pak përzierje, më pak luhatje humori dhe ndoshta keni fituar pak dhe nga ‘’nuri’’ i shumë permenduri. Së shpejti do të ndjesh një nga gjërat më të bukura të gjithë shtazanisë ! Levizjet e bebit ! Disa i ndjejnë në javen e 16 e disa jo pa kaluar 18 javë (nqs është bebi i parë mos u bë i paduruar do i ndjesh rreth 20 javeshe).

Lëvizjet mund të ndihen si gaz, apo si flutura çdo grua ka një përshkrim të ndryshem por me çdo jave do të forcohen dhe do ti ndjesh shumë më shpesh.

JAVA 17

Si po rritet bebi:

Kordoni i bebit qe është lidhja direkte me placentën po frocohet. Bebi jot është sa një rrep tani !

Si po ndihesh ti?

A ke filluar te ndjesh pak luhatje balance? Me rritjen e barkun qendra jote e gravitetit ndryshon pak dhe shpesh here mund të ndjesh pak luhatje në këmbë. Shmang situate me rrezik rrenie. Vish këpuce me takë jo shumë të larta për të reduktuar rrezikun e rënjes, trauma të tilla mund të jenë tepër të rrezikshme për ty dhe bebin. Gjithashtu në makinë gjithnje vendos rripin e sigurimit nën bark. Mund të kesh dalluar që sytë janë tharë pak. Mund të përdorni pikatorë nëse ju nevojitet ndihmë. Lentet mund të bëhen të bezdishme,  limito pak kohën e përdorimit. Kujdesu që të ushqehesh me vitamin e proteina sa më shumë.

JAVA 18

Si po rritet bebi juaj:

Tashme ka madhesine e një speci! Është i zënë duke ushtruar duart dhe këmbët levizje të cilat do ti filloni ti ndjeni cdo javë e më shumë. Venat e gjakut janë të dukshme përmes lekurës së hollë dhe veshët kanë zënë pozicionin final edhe pse janë paksa të dal nga koka. Nëse do të keni vajze, mitra e saj dhe tubat janë formuar. Nëse do të keni djalë, organi gjenital është më i dukshëm tani edhe pse mund të jetë duke ta fshehur kur e sheh ne eko.

Si po ju ndryshon jeta?

Uri dhe vetem uri ! Apo keni neps për disa ushqime të preferuara? Të gjitha janë të zakonshme tani, por kujdesu qe të marrësh ushqim me vlera në vend të kalorive të kota. Veshjet e tua tani duhet të jene sa më të rehatshme.

Sistemi juaj kardiovaskular po kalon ndryshime dramaktike dhe gjatë këtij trimestri mund të keni pak tension. Mos u ço shpejt nga pozicioni i shtrirë apo i ulur pasi mund t’ju merren pak mënd. Që tani e tutje kur shtriheni është mirë që të shtriheni anash (kur ju jeni të shtrirë në kurriz mitra mund të shkaktojë më pak gjak në zemër). Provo të përdorësh një jastëk pas vetes apo poshte belit dhe këmbëve për rehati.

Vizitia e radhës do të shërbej për të parë si është bëbi, dallimi i difekteve, kontrolli i placentës dhe kordonit, si dhe rishikimi i datës së lindjes. Gjatë kësaj vizite mund të shihni bebin duke levizur apo duke future gishtin në gojë.

Një sekret: Ha dicka të embël përpara vizites për të bëre bebin të leviz!

JAVA 19

Si po rritet bebi?

Zhvillimi ndijor i bebit po shperthen! Truri është I specializuar në fusha të nuhatjes, shijimit, dëgjimit, shikimit dhe prekjes. Disa studime sugjerojnë se mund të ju dëgjoj zërin tani kështu që mos kini frikë ti flisni bebit, vendosini muzikë, lexojini . Bebi tashmë ka masën e një domateje. Duart dhe këmbët janë në proporcion me pjësët e tjera të trupit tani. Veshkat e bebit janë duke prodhuar urine dhe flokë po i dalin në kokë. Një lëng i quajtur verniks mbron lëkurën e bebit nga lëngu amniotik.

Si po ju ndryshon jeta?

Barku po ju rritet me rritme të shpejta e kështu do vazhdojë, si rezultat ju mund të ndjeni lodhje sidomos pas një dite të lodhshme. Kjo është dhimbje muskulore, ligamentet që mbështesin mitrën po hapen për të akomoduar rritjen. Kjo nuk është për tu alarmuar por nëse keni dhimbje të madhe bisedo me doktorin. Mund të jëni duke dalluar ndryshime në lëkurë. Mos shuplakat janë të kuqe? Mos u shqetëso kjo ndodh nga ekstrogjeni i tepërt. Gjithashtu mund të kesh copëza më të ërrëta në lëkurë dhe mund ti kesh sipër buzes, në faqe apo ball të njohura si ‘’maska e shtatzanisë’’. Gjithashtu mund të dallosh errësim të lëkurës në gjoks, quka, shënja të mëparshme. Linja e gjatë mes barkut quhet ‘’linea negra’’ dhe shfaqet gjatë shtatzanisë.

*Mbroje veten nga dielli.

JAVA 20

Si po rritet bebi?

Bebi juaj ka masën e një bananeje të vogël. Ai po gëlltit cdo ditë e më shumë e cila eshtë një ushtrim i mirë për sistemin e tretjes. Gjithashtu ai po prodhon mekonium, një jashtëqitje  si forma e parë të cilët do ta shihni gjatë ndrimit të pampersit të parë. Mos u tremb nga ngjyra!

Si po ju ndryshon jeta?

URIME arritet në gjysëmën e rrugës suaj! Mund të keni marrë afërsisht rreth 4.5kg. Prit të shtosh gjatë javëve në vijim. Sigurohu që hemoglobina që tregon nivelet e hekurit në trup është në nivelin e duhur, kjo përmes dietave ushqimore ose ilaceve të posacme.  Gjatë shtatzanisë trupi ka nevojë për hekur për të akomoduar rritjen e qarkullimit të gjakut si dhe për rritjen e bebit dhe placentës. Mishi i kuq ëhtë një nga burimet më të mira për gratë shtatzënë, gjithashtu spinaqi, brokoli, etj.

Këshillë : Nëse keni filluar të keni probleme me rehatinë në krevat vendosni një jastëk mes këmbëve kur flini, na besoni qe do të ndjeni ndryshimin.

JAVA 21

Si po rritet bebi juaj?

Bebi tashmë ka madhësine e një karrote. Ndoshta të duket se po praktikon karaten me lëvizjet e shumta që po ndjeni!  Ju ndoshta keni arritur ti kuptoni një ritëm të aktivitetit të tij. Tashme po formohen vetullat dhe nëse do keni një vajzë të vogël vagina e saj ka filluar të formohet.

Si po ju ndryshon jeta?

Me siguri po ndiheni më mirë këto ditë. Nuk ndiheni dhe aq të rënduar dhe shqetësimet e para të shtatzanisë janë zhdukur. Nëse po ndiheni mirë dhe e releksuar shijoje përpara se të hyni në trimestrin e tretë i cili është edhe më i vështiri.

Por keni filluar të dalloni ndryshime të ndryshme psh një rritje të ynndyrës në fytyrë e cila ka kontribuar dhe në puçra të vogla. Nëse kjo po ju ndodh kujdesuni që përdorni një shplarës të butë fytyre dhe make-upi që përdorni është pa yndyrë. Mos përdor ilaçe për puçrat pasi janë të rrezikshmë gjatë shtatzanisë.

Gjithashtu jeni më të prirur tashmë për vena të dukshme. Me progresin e shtatzanisë është rritur presioni i venave në këmbë. Niveli i larte i progresteronit mund të shkaktojnë që të duken. Nëse dikush në familje është i prekur nga kjo mos u çudisni nëse i shihni të shfaqen në këmbët e tua. Për ta minimizuar përpiqu ti mbash këmbët lart, dhe fli nga krahu i majtë.

Venat e ashtu quajtura merimiange të cilat shfaqen në këmbë e fytyrë mund të kenë pamjën e një merimange apo degësimin e një peme zakonisht zhduken pas lindjes.

JAVA 22

Si po rritet bebi?

Bebi ka masen e një kungulli dhe po merr pamjen e një të porsalinduri. Po bëhen më të dallueshme buzet, kapaku syrit dhe vetullat. Sytë janë formuar por ngjyra e tyre akoma është pa pigment.

Nësë do mund të shihnit brënda do të dallonit qimet e holla që mbulojnë trupin si dhe rrudhat në lëkurë derisa ti mbushi. Pankreasi i cili është esencial në prodhimin e hormoneve por ecen në ritme të mira.

Si po ndryshon jeta jote?

Në këtë pikë ke kuptuar tashme se barku jotë është shëndruar në një magnet! Është shumë normale ti ndalosh njerëzit së prekuri barkun tuaj nëse ndiheni në siklet. Përpiquni që komentet se nese keni shtuar shume apo pak mos t’ju prekin, cdo grua është ndryshe në shtatzaninë e saj.

Javët 21-27 janë esenciale në takimet me doktorin për të siguruar që rritja e bebit ecen me ritme të mira. Mund të kesh filluar të dallosh strija në trup të cilat mund të varjojnë nga ngjyra roze e deri në kafe në varësi të ngjyrës së lëkurës tuaj. Ato shfaqen në bark, shalë, gjoks etj. Nuk ka asnjë provë që tregon se kremi I parandalon por mbajtja me krem ndihmon në lehtësimin e kruarjes.

JAVA 23

Si po rritet bebi?

Me lëvizjen e zhvilluar tashme bebi mund t’ju ndjej duke kërcyer dhe tashme është në masën e një mangoje. Ënët e gjakut dhe mushkritë janë të përgatur për të marrë frymë . Zhurma të larta janë më familjare tani si psh lehja e një qeni apo fshesa me korrent.

Si po ju ndryshon jeta?

Mund të keni dalluar se po ju enjten gjunjtë dhe këmbët në javët e muajt e ardhshem, kjo ndodh më shpesh dhe gjatë vapës në verë. Trupi juaj do e shkarkojë gjithë lëngjet e tepërta pas lindjes dhe kjo është arsyeja përse do të shkoni më shpesh në tualet dhe do të djersisni ditët e para pas lindjes. Ndërkohë shtrihuni nga ana a e majtë, ngrini këmbët kur të mundesh, shtriqu dhe përpiqu të shmangësh kohë të gjatë të qëndruarit ulur apo në këmbë. Përpiqu të stërvitesh për të rritur qarkullimin, vish këpucë të rehatshme por vazhdo të pish ujë sepse të qënit e hidratuar ndihmon. Pak enjtje eshtë normale por nese po sheh enjtje në shumë pjesë të trupit bisedo me doktorin pasi mund të jenë shënjet e para të preklempsia, e cila trajtohet e kapur në kohë.

JAVA 24

Si po rritet bebi juaj?

Ka masën e një bistak misri, duket pak i hollë tani por do të mbushet gjatë muajve në vijim. Truri po zhvillohet dhe shijet po vazhdojnë të zhvillohen. Lëkura është akoma e tejdukshme por do vi duke ndryshuar.

Si po ju ndryshon jeta?

Në javët e shkuara barku ka arritur masën e një top futbolli. Shumica e grave shtatzënë kanë kohen e testit të sheqertit njohur ndryshe si testi I glukozes GCT nga tani deri në 28 javë. Ky test ju kontrollon për diabetin e shtatzanisë, një ndryshim i nivelit të sheqerit gjatë shtatzanisë.

Diabeti i patrajtuar rrit rrezikun e të pasurit një lindje të vështirë apo nevojën e një lindje me operacion për shkak se bebi rritet shumë sidomos në pjësën e sipërme të trupit. Gjithashtu rrit probabilitetin e bebit për të pasur komplikacione si nivel i ulet i sheqerit pas lindjes. Një rezulat pozitiv i GCT nuk do të thotë se keni diabet shtatzanie por që do të nevojitet një tjetër test për siguri.

JAVA 25

Si po rritet bebi?

Bebi është sa një rrep afërsisht 33cm dhe peshon afro 0.4kg dhe po mbushet. Lëkura e rrudhur do filloj të zbutet dhe po fillon të duket si lëkura e një të porsalinduri. Flokët po rriten dhe mund të dallohen pak formë dhe ngjyrë.

Si po ndryshon jeta jote?

Bebi nuk është i vetmi me më shumë flokë, flokët tuaja mund të duken më të plota se kurrë falë hormoneve flokët që zakonisht do të binin qëndrojnë më gjatë. Shijoje pasi pas lindjes do të bien me bollek ! Mund të keni kuptuar që s’mund të lëvizni me aq lirshmëri sa më parë, vetëm nëse doktori ja u ka ndaluar ushtrimet fizike është mirë të vazhdoni me kujdes.

Mos vazhdo ushtrimin nese ndjen shumë lodhje dhe ndalo nëse ndjen marrje mendsh apo marrje fryme. Mos qëndro në kurriz dhe ki kujdes nga sportet me kontakt. Pi sa më shumë ujë.

Kur të keni testin e glukozës nga 24-28 javë, një analizë tjeter mund të bëhet njëkohësisht për aneminë. Nëse testet tregojnë se keni defiçens në hekur doktori do te ju sugjerojë suplemente hekuri.

A ke filluar të mendosh për emrin e bebit? Zgjedhja është një vendim i rendësishëm por dhe argëtues. Shikoni sa më shumë emra përpara zgjedhjes

JAVA 26

Si po rritet bebi juaj:

Rrjeti I nervave në veshin e bebit tuaj po zhvilllohet dhë është mjaft sensitive. Ai mund të dëgjoj zërin tuaj dhe të partnerit kur bisedoni me njëri tjetrit. Po merr  masa të vogla të lëngut amniotik i cili është esencial për zhvillimin e mushkrive. Këto lëvizje të marrjes frymë janë praktikë e mirë për sa të lindi. Bebi juaj është sa një qepujke.

Si po ndryshon jeta juaj?

Sigurohu qe gjatë gjithë përgatitjeve për bebin nuk harroni të ushqeheni mirë dhe të çplodheni sa më shumë. Rreth kësaj kohe niveli i gjakut mund të jetë rritur pak edhe pse është më i ulët se përpara shtatzanisë.

Preklemzia-ndodh nga tensioni i lart dhe zakonisht shfaqet pas 37 javëshit por mund të ndodh dhe më parë prandaj është mirë të këni sa më shumë informacion për ta dalluar atë. Kontaktoni me doktorin tuaj nëse dalloni enjtje në fytyrë apo rreth syve, entje më të madhe te duart apo entje të menjëhershme te këmbët, shtese te madhe ne peshe. Dhimbje koke, luhatje në shikimi, sensitivitet ndaj dritës, përzierje etj.

JAVA 27

 Si po rritet bebi juaj?

Bebi ka arritur masen e një lulelakre.  Po fle dhe zgjohet në intervale të regullta, duke hapur e mbyllur syte madje dhe duke thithur gishtin. Truri i bebit tashmë është shumë aktive ndërkohë që mushtrikët janë të pa maturuara, janë funksonale me ndihmë mjekësore nëse do të lindte tani.

Si po ndryshon jeta jote?

Trimestri i dyte po vjen duke u mbyllur dhe trupi po përgatitet për hapin final, ti do jesh duke ndjere simptoma të reja. Me dhimbjen e mesit p.sh mund të kesh dhe ngerçe të muskujve të këmbës, ato po mbajnë një peshë më të madhe dhe kjo shkakton vështirësi. Përpiqu të bësh disa ushtrime të këmbës për ti shmangur ato.

Mund të duket larg tani por fillo dhe mendo për mbrotjen nga shtatzania pas lindjes, do të duhet të marrësh disa vendime nëse kërkon të lidhësh tubat, apo të vendosësh forma të tjera kontraceptivesh.

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar1 ditë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar1 ditë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet1 ditë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix1 ditë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore1 ditë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore2 ditë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix2 ditë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix2 ditë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix2 ditë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook