Lidhu me ne

Mix

Shtatzania tek qeni, sa zgjat?!

pyesni veterinerin

Pyetje: Cilat jane shenjat e para se qeni eshte shtatezene dhe nga cila dite mund te verehet ajo ?

qen barse

Përgjigje nga Dr Atalvin Zhiva

Periudha e shtatzanisë tek qentë zgjat mesatarisht 63 ditë që nga dita e ovulimit ( periudha normale është nga 55 deri 66 ditë), theksoj së dita e ovulimit nuk është gjithmonë e njëjtë me ditën e ciftëzimit.

Kjo periudhë quhet periudha e Gestation-it(ngjizja)!

Përgjatë javës së parë të kësaj periudhe, shënjat që tregojnë nëse një qen është shtatzanë janë të pakta. Përvec një shtese të lehtë në peshë, javën e parë mund të mos kemi shënja të tjera.

Me raste në disa qen hasen vjelljet në mëngjes. Edhe tek ato qene që shfaqin vjellje pas ngeljes shtatzanë, shpesh herë pronarët nuk e vënë re këtë fakt. Kjo ndodh zakonisht përgjatë javës së tretë ose të katërt të shtatzanisë dhe shkaktohet nga progresteroni, shoqëruar me zgjatjen dhe fryrjen e mitrës. Në disa raste mund të vini re se femra shfaq shënja stresi , jorehatiie , mund ti mungojë oreksi, si dhe të vjellë herë pas here. Vjelljet e mëngjesit mund të hasen vetëm per pak ditë dhe shumë lehtësisht mund të mos vërehen prej pronarëve. Nëse vëreni të vjella, ju rekomandoj të ushqeni qenen tuaj në sasi të vogla dhe me intervale të shpeshta.

Rreth ditës së 40-të mund të vëreni errësim dhe fryrje të thithave të gjirit, si dhe rritje të barkut. Me afrimin e datës së lindjes gjiret fryhen duke formuar dhe qumësh i cili dallohet nëse e shtrydhim gjirin. Theksoj se shpesh herë tek femrat vërehet një fryrje e gjirit pas kalimit të një afshi normal, prandaj mos e ngatërroni këtë periudhë me shtatzaninë.

Ekografia- Eko e rajonit abdominal mund të aplikohet në një periudhë aq shpejt sa 18 apo 19 ditore pas ovulimit, gjithsesi shumë veterinerë preferojnë të presin deri 21 ditë ovulim, për një rritje të % se besueshmërisë. Eko është një teknikë e besueshmë dhe pa asnjë rrezik për nënën dhe fetuset pasi nuk përdoren rrezatim.

Mitra tek qeni femër, ka 2 brirë ( brirët e mitrës) përgjatë të cilëve shtrihen fetuset të mbështjella me placentë. Shpesh herë ne, veterinerët, mund të jemi të aftë të tregojmë nëse një qene është shtatzanë me anë të prekjes( palpimit), duke ushtruar lehtesisht presion ne rajonin abdominal. Zakonisht, nga një veteriner me përvoje mund të jetë në gjendje të gjejë nëse një qene është shtatzanë rreth ditës së 28-të. Madhësia e embrionit në këtë periudhë është sa një arrë( në varësi të rracës së qenit). Dua të theksoj se kjo mënyrë duhet të kryhet vetëm nga një mjek veteriner, pasi përvec se mund të lindin keqinterpretime, mund dhe të shkaktojmë demtime të embrioneve, që në këtë periudhë janë tepër delikatë.

Një mundësi tjetër është kryerja e analizave të gjakut. Një test për të parë nivelin e relaxin-ës mund të kryhet ditët e 28-të apo 30-të. Relaxina është një hormon që rrit nivelin e saj në periudhën e shtatzanisë. Një test tjetër që mund të kryhet në laborator është kontrolli i proteinave në fazën akute. Këto janë proteinat që reagojnë në rastet e inflamacionit. Tek qentë shtatzëna rritja e këtyre proteinave është e stimuluar nga embrionete e vendosura në endometrium.

Radiografitë- Mund të kryejmë radoiografi të rajonit abdominal rreth ditës së 45-të(personalisht preferoj rreth ditës së 50-të). Radiografitë preferohen më shumë në ato raste kur ka dyshime për egzistencën apo jo të shtatzanisë, shtatzanitë fallco, si dhe pyometrat . Duhet theksuar se radiografia në fazat e hershmë, para ditës së 45-të, të mos kryhet ( nëse nuk është emergjente) pasi rrezatimi mund të dëmtojë embrionet nëse kryhet para kësaj periudhe.

Në periudhën e fundit të shtatzanisë, barku rritet dukshëm, duke u fryrë anash si dhe varur poshtë. Gjatë 2 javëve të fundit të shtatzanisë, mund të vërehen dhe levizje e këlyshëve.

Ju sugjeroj, përgjithcka që keni të bisedoni me mjekun veteriner që ka ndjekur qenes suaj, pasi ai duke ditur dhe njohur gjëndjen e qenes do të jetë në gjëndje tu japë këshilla të vlefshme përgjatë kësaj periudhe ( psh ushqimiet e nevojshme që i duhen qenes suaj në periudhën e shtatzanisë), apo dhe te kryeje trajtimet e nevojshme që mund të ketë nevojë( psh nëse ka parazitë duhet patjetër të trajtohet me medikamente antiparazitare), si dhe ajo c’ka ka me shumë rëndësi

sesi duhet të veproni kur të afrojë data e lindjes.

Ju këshilloj të ndiqni me përpikmëri këshillat e vlefshme që do ju japë mjeku veteriner !

Ju uroj suksese dhe fat në këtë nismë jo të vogël që keni ndërmarrë!

Përgatiti përgjigjen Dr Atalvin Zhiva

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix3 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix3 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix3 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook