Lidhu me ne

Mix

Sa zgjat seksi me viagra? Si përdoret, cilat janë përfitimet e cilat rreziqet

Viagra: Si përdoret, cilat janë përfitimet e cilat rreziqet

Nëse jeni duke pasur probleme në dhomën e fjetjes, atëherë nuk jeni i pari. Sipas statistikave, rreth 60% e meshkujve kanë probleme të kenë ose ta mbajnë ereksionin gjatë seksit gjatë një faze të jetës së tyre

Veç kësaj, rreth 30% e meshkujve kanë raportuar se kanë qenë nën moshën 40-vjeçare kur kanë pasur për herë të parë probleme me ereksion.

Një numër i faktorëve mund të jetë përgjegjës për sabotimin e aftësive tuaja seksuale. Disa prej tyre janë jashtë kontrollit, e disa tjera janë të ndërlidhura me anën psikologjike dhe stilin e jetesës, transmeton Telegrafi.

Nëse jeni duke pasur probleme të tilla, me siguri se ju ka shkuar ndër mend të përdorni viagra. Por, çfarë dini për këtë pilulë?

Fillimisht, a duhet të përdorni viagra?

Pasi që simptomat e disfunksionit erektil mund të jenë të ndryshme, është paksa vështirë të sugjerohet.

Sidoqoftë, nëse vazhdimisht jeni duke pasur vështirësi të keni ose të mbani ereksion atëherë mund të përdorni viagra, por jo atëherë kur vetëm herë pas here keni probleme.

Paraprakisht duhet të keni parasysh se shumë probleme shëndetësore mund të shkaktojnë probleme me ereksion, duke përfshirë stresin, alkoolin, drogat rekreacionale, lodhja, etj.

Si ndikon viagra?

Disfunksioni erektil kryesisht shkaktohet nga ngushtimi apo bllokimi i artereve të cilat e bartin gjakun në penis, e këtu viagra kundërreagon.

Viagra përmban diçka që quhet sildenafil, i cili funksionon duke parandaluar veprimin e një kimikale në trupin tuaj që quhet fosfodiesterasi tipi 5.

Kjo i relakson enët e gjakut dhe e përmirëson qarkullimin e gjakut në penis pas stimulimit seksual, gjë e cila ju ndihmon ta mbani dhe arrini ereksionin.

Sa shpejt funksionon viagra dhe sa zgjatë?

Pavarësisht miteve rreth kësaj pilule, viagra nuk ju sjell ereksion të menjëhershëm dhe nuk funksionon përveç nëse jeni të stimuluar seksualisht.

Sidoqoftë, mund të fillojë të funksionojë brenda vetëm 30 minutave.

Për ta shijuar maksimumin e kësaj pilule, ju dhe partneri duhet të angazhoheni në paralojë.

Ndërkaq sa i përket zgjatjes së ereksionit, zakonisht largohet pasi ta keni kryer marrëdhënien seksuale. Megjithatë, nëse eksitoheni menjëherë pasi e keni kryer aktin seksual, atëherë viagra mund t’ju mundësojë ta keni edhe një ereksion tjetër deri në katër orë pasi ta keni përdorur pilulën.Reklama

A sjell rreziqet përdorimi i viagrës?

Po, viagra ka efekte anësore – ndër ankesat më të zakonshme përfshihet dhimbja e kokës, skuqja, marramendja, bllokimi i hundës, problemet me shikim, etj. – por këto ndodhin te më pak se një në 10 meshkuj.

Sidoqoftë, nëse ereksioni zgjatë më gjatë se katër orë dhe keni dhimbje në gjoks apo humbje të papritur të pamjes, menjëherë shkoni te doktori. 

/Telegrafi/

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix3 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix3 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix3 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook