Lidhu me ne

Kryesore

Kriza energjike në Shqipëri, Berisha: Nuk e ka fajin lufta në Ukrainë, por vjedhja

Ai që e bleu, e shiti me 130 euro, por diferencën prej 80 eurosh e ndau me ministrin, me drejtorin, tani Fierza po shkon drejt vdekjes. Zbrazën kaskadën dhe tani e ka fajin lufta, jo e ka fajin vjedhja

Kriza energjike në Shqipëri, Berisha: Nuk e ka fajin lufta në“Foltorja” e Tepelenës

Ish-kryeministri Sali Berisha duke folur nga “Foltorja” e Tepelenës ka komentuar krizën energjike në Shqipëri.

Ai tha para demokratëve se sot kriza energjetike në Shqipëri nuk lidhet me luftën në Ukrainë, por me vjedhjet dhe keqmenaxhimin e bërë nga qeveria.

Lufta në Ukrainë ka ndikimin e saj në treg, por në Shqipëri janë bërë më të zeza se në çdo vend tjetër të Europës.

Pse ne çdo situatë e vështirë na bëhet shumë herë më e rëndë. Le të marrim Covidin, ishte botërore, por në Shqipëri ajo u mori jetën mbi 20 e ca mijë qytetarëve, ndërkohë që qeveria mashtron me 3400.

Nuk kishim ne një sistem i tillë sa ne të kishim këtë vdekshmëri, kurrën e kurrës, i krahasueshëm me të Kosovës me të Maqedonisë, ato nuk patën këtë vdekshmëri sepse qëndrimi i tyre ndaj qytetarëve ishte pakrahasismisht më i njerëzishëm se sa në Shqipëri.

Në Shqipëri bëhej gjithçka që mos shtrohesh në spitale. Kur ishin shifrat më të larta mbanin në spitale 600 të sëmurë, Kosova me 1 milionë banorë më pak mbante në spitale 1100 të sëmurë.

Në Shqipëri urgjenca u kthye në një lloj selektivi duke i “pushkatuar” njerëzit pa i lënë pa mjekim. Sot ministrat dhe kryeministri kanë veshur lëkurën e qingjit duke dalë nëpër dyqane të kontrollojnë çmimet.

Energjia në Shqipëri ka koston më të ulët në Europë sepse prodhohet e tëra nga uji. 2/3 e saj prodhohen nga hidrocentralet që e kanë nxjerrë veten 10 herë, nuk ka asnjë lidhje me naftën, as me gazin, megjithatë këta bën krim të tmerrshëm.

Në vitin 2021 janë prodhuar në Shqipëri sa kurrë në historinë e këtij vendi. 8 miliardë e 900 milionë kilovat5 orë energji, ndërkohë kur konsumi është 5 miliardë e 300 milionë.

Ne kemi rezerva të mëdha digash, kaskada e Drinit bën një rezervë të mrekullueshme. Në 22 korrik kasdakada ka qenë në nivele maksimale, çfarë bënë këta? Hapën turbinat nga Fierza në Vaun e Dejës, shitën me 42 euro megavatin kur në atë kohë shitje me 13 euro.

Ai që e bleu e shiti me 130 euro, por diferencën prej 80 eurosh e ndau me ministrin, me drejtorin, tani Fierza po shkon drejt vdekjes. Zbrazën kaskadën dhe tani e ka fajin lufta, jo e ka fajin vjedhja”, deklaroi Berisha.

MË TEPËR

Kryesore8 orë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar8 orë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix8 orë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix9 orë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix9 orë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix9 orë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix9 orë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix9 orë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Mix9 orë më herët

Zayn Malik tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg metropolit!

Artisti, i cili transformoi botën e muzikës pop, tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg...

Mix9 orë më herët

Një nga femrat më të bukura në botë, Emily Ratajkowski pa fat në dashuri!

Emily Ratajkowski tërhoqi të gjithë vëmendjen në një event bamirësie në Nju Jork. Modelja ktheu kokën me një fustan me...

Facebook