Lidhu me ne

Mix

A e dini sa i rëndësishëm është përqafimi tek fëmijët?!

Dashuria është një ndjenjë që ka një rëndësi të madhe në gjendjen emocionale të secilit nga ne. Të ofrosh dashuri do të thotë të krijosh një ambjent sa më pozitiv familjar dhe shoqëror.

Përqafimi është pjesë e pandarë e saj, ai ka një rol të rëndësishëm në shëndetin e fëmijëve pasi ndihmon në zhvillimin e trurit të tyre.

Sipas një studimi të fundit, kontakti fizik gjatë periudhës së zhvillimit të fëmijës është shumë më i rëndësishëm sesa ai që mendojmë. Studimi në fjalë u krye nga Spitali Kombëtar i Fëmijëve në Ohio.

Dhe siç parashikohej, ai mori në konsideratë përfitimet që mund t’u sjell fëmijëve një përqafim. Studiuesit thanë se sa më shumë ne përqafojmë fëmijët tanë, aq më shumë zhvillohet truri i tyre. Kjo ndodh për shkak të afeksionit të treguar përmes kontaktit fizik.

Për të arritur në këtë përfundim, studiuesit analizuan 125 fëmijë, disa të lindur para kohe dhe të tjerë të lindur në momentin e duhur. Studiuesit vunë re se të gjithë fëmijët u përgjigjën pozitivisht kur u prekën fizikisht.

Sipas studiueses, Dr. Nathalie Maitre, ky fakt na tregon se diçka aq e thjeshtë sa kontakti me trupin ose lëkundja e fëmijës në krah bën një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën e zhvillimit të trurit të fëmijës. Sigurimi që foshnjat e parakohshme të marrin kontakt fizik mbështetës, siç është kontakti i lëkurës me lëkurën me prindërit, është thelbësore për zhvillimin e trurit të tyre në një mënyrë të ngjashme me fëmijët që kanë qëndruar sa duhet të barkun e nënës.

Terapia kangur

Kjo është një teknikë shumë e rëndësishme dhe e përdorur gjerësisht në njësitë e kujdesit intensiv neonatal. Është një praktikë që përfshin prindin dhe foshnjën e vogël, e cila synon të zvogëlojë vdekshmërinë, sëmundjen e rëndë, infeksionin dhe kohëzgjatjen e qëndrimit në spital. Ky hulumtim tregon rëndësinë e afeksionit dhe kontaktit fizik për zhvillimin e fëmijës.

MË TEPËR

Mix19 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix19 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix19 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix19 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix19 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix19 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix19 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix19 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix19 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar19 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook