Lidhu me ne

Mix

Stresi ju shëndosh: Ja lidhja mes tij dhe dhjamit të barkut!

Shpesh heqja e dhjamit në zonën e barkut duket se është diçka e pamundur. Por cili është fajtori kryesor që bën yndyrën të grumbullohet më së shumti në këtë pjesë të trupit? Studimet tregojnë se fajtori kryesor është rritja e kortizolit, hormonit të stresit. Sipas tyre ekziston një lidhje midis kortizolit dhe rritjes së yndyrës që rrethon organet e brendshme në bark. Fatkeqësisht, stresi dhe reagimi që ai shkakton në trup është diçka e pashmangshme, thote AgroWeb. Ja disa  këshilla si të zbusni efektet e kortizolit në organizëm.

Bëni prioritet gjumin

Gjumi cilësor jo vetëm që ka fuqinë për të ulur nivelet e kortizolit, por gjithashtu prodhon hormonin e rritjes dhe melatoninën. Hormone që luftojnë yndyrën dhe mbajnë masën muskulore të shëndetëshme.

Një pushim i mirë gjatë natës gjithashtu ndihmon në ruajtjen e niveleve të leptinës. Një tjetër hormon që është i rëndësishëm për kontrollin e oreksit.

Mos i shmangni vaktet

Kur përpiqeni të hiqni sa më parë kilogramët e tepërt, shmangia e vakteve mund t’ju duket një ide e mirë.

Por nëse nuk i konsumoni vaktet në mënyrë të rregullt ose prisni të kalojë shumë kohë mes tyre, nivelet e hormoneve në trupin tuaj do të fillojnë të luhaten.

Sheqeri në gjak do të bjerë dhe kështu në trupin tuaj shkaktohet një përgjigje stresi.

Kjo bën të mundur çlirimin e kortizolit dhe bën që energjia juaj të bierë edhe më tepër.

Kështu për të kompesuar energjinë e humbur, ju mund të përfundoni duke ngrënë edhe më shumë.

Zgjidhni karbohidratet me mençuri

Karbohidratet në thelb nuk janë të këqija por jo të gjitha llojet e tyre janë të njëjta.

Karbohidratet e përpunuara ose të rafinuara, si buka e bardhë ose orizi i bardhë, priren të rrisin sheqerin në gjak.

Dhe meqenëse u mungojnë fibrat për t’ju ngopur, ju mund ta teproni me konsumin e tyre.

Ndërsa karbohidratet komplekse si kinoa, patatet e ëmbla treten ngadalë dhe nuk e rrisin tepër sheqerin në gjak.

Ato ndihmojnë gjithashtu në aktivizimin e gjeneve të humbjes së peshës, duke reduktuar yndyrën e barkut dhe inflamacionin.

Shmangni konsumin e alkoolit

Alkooli rrit nivelet e kortizolit, gjë që ndikon në nivelin e glukozës dhe insulinës në gjak.

Gjithashtu ai mund të shtojë oreksin tuaj dhe të rrisë presionin dhe sheqerin në gjak.

Kufizoni sheqerin dhe ushqimet e përpunuara

Jo vetëm që ushqimet shumë të përpunuara përmbajnë sasi të larta sheqeri dhe shumë kalori të zbrazëta pa asnjë përfitim ushqyes, por përmbajnë edhe konservues që mund të shkaktojnë çekuilibrime hormonale.

Gjeni mënyra për të qenë aktiv

Jo çdo ushtrim që bëni duhet të jetë me intensitet të lartë.

Edhe ushtrimet më të thjeshta ose edhe një shëtitje e shkurtër mund të ndihmojnë në lehtësimin e stresit duke rritur prodhimin e kimikateve në tru që ju bëjnë të ndiheni mirë.

MË TEPËR

Mix44 sekonda më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar4 minuta më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix12 minuta më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix15 minuta më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix16 minuta më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix1 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Mix1 ditë më herët

Mosha biologjike: Pse është problem nëse rezulton shumë e lartë?!

Një mospërputhje midis moshës suaj biologjike dhe asaj të treguar në kartën tuaj të identitetit mund të nënkuptojë një rrezik...

Mix1 ditë më herët

Çfarë i tërheq mushkonjat?

4 gjëra që duhet të dini për atë që tërheq mushkonjat! Çfarë i tërheq mushkonjat tek ne? Disa faktorë: dioksidi...

Mix1 ditë më herët

Tinder merr një veçori “Share My Date” për përdoruesit që të dërgojnë plane takimesh te miqtë e tyre kurioz

Nuk është e pazakontë që njerëzit të bëjnë fotografi të profileve të takimeve dhe t’i dërgojnë ato te miqtë dhe...

Mix1 ditë më herët

Si të “shëroheni” nga varësia ndaj telefonit?

Mediat sociale janë tashmë pjesë integrale e jetës tonë dhe në disa mënyra ato kanë përmirësuar në masë të madhe...

Facebook