Lidhu me ne

Aktualitet

Alqi Bllako rrezikon 15 vite burg, deri më tani 11 në pranga për inceneratorët

Me arrestimin e deputetit të Partisë Socialiste, Alqi Bllako, numri i të arrestuarve në aferën korruptive të impianteve të menaxhimit të mbetjeve arriti këtë javë në 11 vetë, përfshirë edhe ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, i cili u arrestua në mes të dhjetorit të vitit të kaluar edhe nën akuzën e pastrimit të parave.

Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) e akuzon Bllakon se në lidhjen e kontratës për impiantin e menaxhimit të mbetjeve në Fier ka kryer falsifikim dokumentesh, ka marrë ryshfet dhe u ka shkaktuar financave publike një humbje prej 1,5 milion euro.

Dënime deri në 15 vite burg

Hetimet e SPAK për aferën korruptive të inçeneratorëve çuan në arrestimin në mes të kësaj jave (30.03) edhe të nëntë zyrtarëve publikë të akuzuar për korrupsion në dy inçeneratorët e tjerë, të ngritur njëri në Tiranë dhe tjetri në Elbasan. Sipas SPAK krahas arrestimeve janë sekuestruar pasuritë e kompanive që lidhen me impiantet e menaxhimit të mbetjeve në Elbasan, Fier dhe Tiranë si edhe 2 milionë euro pasuri personale të të arrestuarve.

Të 11 të arrestuarit e deritanishëm hedhin poshtë akuzën. Sipas Kodit Penal, nëse Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) vërteton akuzat e SPAK, të arrestuarit dënohen deri në 15 vite burg.

Deputeti socialist i sapoarrestuar Bllako ka qënë sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit, kur ministër ishte Lefter Koka, që të dy nga Lëvizja Socialiste për Integrim, (LSI) kur ajo ishte në bashkëqeverisje me PS, në mandatin e parë qeverisës të kryeministrit Rama, 2013-2017.

A po çmontohet pandëshkueshmëria në nivele të larta?

Dënimi me burg për shpërdorim detyre, dy muaj më parë, i ish-ministrit të Brendshëm socialist, Saimir Tahiri, dënimi me burg i ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, arrestimi i ish-ministrit të mjedisit Koka dhe së fundi i deputetit socialist Bllako, përbëjnë rastet më të freskëta të ndëshkimit dhe të hetimit kundër korrupsionit në nivele të larta. Por ky proces po shoqërohet me kundërshti mes dy forcave kryesore politike: PS në pushtet dhe PD në opozitë.

Pas hetimeve në dy muajt e parë të këtij viti për aferën e inçeneratorëve një komision hetimor parlamentar i drejtuar nga PD-ja doli me konkluzione të kundërta.

Për socialistët lejet dhe ndërtimi i tri impianteve të menaxhimit të mbetjeve në Tiranë, Elbasan dhe Fier kanë qënë në përputhje me ligjin. Për opozitën qeveria Rama ka kryer pastrim parash përmes procedurave korruptive dhe u ka sjellë një dëm prej 430 milion euro financave publike duke e dhënë këtë shumë me procedura korruptive për ndërtimin e tre impianteve të sipër përmendura.

Sipas opozitës hetimet e këtij komisioni, „zbuluan një grup të struktuar kriminal të skemës më të madhe mashtruese e korruptive të zbuluar ndonjëherë, me anë të të cilës qeveritarë të lartë socialistë vodhën fondet publike, duke shkelur ligjet përkatëse.”

Deputetët socialistë, anëtarë të këtij komisioni, në konkluzionet e tyre pohuan që “opozita bëri propagandë kundër qeverisë, të pabazuar në prova e fakte”.

Kryeministri Rama në dëshminë e tij para komisionit hetimor parlamentar tha se qeveria ka financuar 55,3 milionë euro në ndërtimin e impianteve të menaxhimit të mbetjeve në Elbasan dhe Fierit dhe administrata dhe ministrat kanë zbatuar ligjet dhe rregulloret.

Për publikun përkundrejt përfshirjes së zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë në afera korruptive përmes shpërdorimit të detyrës vazhdon të qëndrojë pandëshkueshmëria e tyre. Shpresat dhe pritshmëritë e qytetarëve për veprime energjike që të dëshmojnë çmontimin e pandëshkueshmërisë për zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë janë tek strukturat e drejtësisë së re, SPAK dhe GJKKO.

Lufta kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë në nivel të lartë mbetet një kërkesë konstante e BE-së që Shqipëria të bëjë progres në procesin e integrimit evropian.

MË TEPËR

Mix11 orë më herët

Braktisi Italinë për Shqipërinë pas 30 vitesh, Beniada Nishani rrëfen arsyet

Modelja e njohur Beniada Nishani ka treguar se ishte vetëm 3 vjeç e gjysmë kur së bashku me familjen u...

Aktualitet11 orë më herët

Një provokim pa shije në tarracën e një bashkie

Dom Gjergj Meta Merret vesh lehtë se ky është një provokim, i kërkuar, i mirëmenduar dhe i mirorganizuar nga lobe...

Mix11 orë më herët

Nektarina apo pjeshkë? Ndryshimet dhe efektet shëndetësore të frutave të stinës

Pjeshkët dhe nektarinat janë dy varietete të së njëjtës specie. Ndryshimet midis këtyre dy varieteteve kanë të bëjnë sidomos me...

Radar11 orë më herët

Pasuese e Berishës? Argita e pranon: Jam gati të marr drejtimin e PD

Edhe pse tha se nuk ka asnjë plan konkret, Argita Malltezi u shpreh në A2 CNN se është e gatshme...

Radar11 orë më herët

“Pushteti i drejtësisë ishte marrë peng”, Spiropali: Opozita në mëngjes kërkon drejtësi nga SPAK, në darkë dalin poshtë ballkonit të Berishës

Elisa Spiropali, ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin, foli për Prokurorinë e Posaçme, duke e quajtur si diçka të re në...

Mix3 ditë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix3 ditë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix3 ditë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix3 ditë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix3 ditë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Facebook