Lidhu me ne

Kryesore

“Rama vasal i Vuçiçit”/ Berisha: Fitorja e një ultranacionalisti, lajm i keq për rajonin”

Ish kryeministri Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me fitoren e Aleksandar Vuçiç në zgjedhjet e 3 prillit në Serbi.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Berisha e quajti fitoren e presidentit serb një lajm jo të mirë për rajonin.

Ai tha se Vuçiç është një person që punon për Serbinë e Madhe dhe një ish ministër i Sllobodan Milosheviçit që i ka thurur lavde gjenocidit të kryer nga forcat serbe në Kosovë e Bosnje.

Berisha e krahasoi liderin serb me kryeministrin Edi Rama, teksa sqaroi se fushatat elektorale të të dyve bazohet tek klientelizimi i oligarkëve dhe dhunimi i opozitës.

Postimi i plotë:

“Fitorja e ultranacionalistit Vuçiç lajm jo i mire per Serbine dhe rajonin!

Te dashur miq, fitues i zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare qe u mbajten te dielen e kaluar ishte ultranacionalisti Aleksander Vuçiç dhe ky ishte nje lajm jo i mire per Serbine, opoziten e saj dhe mbare rajonin tone.

Kjo sepse:

1-Vuçiç eshte nje ultranacionalist serb i rrezikshem qe punon per projektin e Serbise se Madhe

2-nen sundimin e tij Serbia mbetet gjithnje si Rusia e Vogel ne rajon. Lidhjet e tij me Putinin jane nje kercenim serioz per paqen ne rajon.

3-Aleksander Vuçiç si ish badiguard i Sheshelit dhe minister i propagandes se Millosheviçit nuk ka denuar krimet monstruoze te Sllobodan Millosheviçit, genocidin e tij ne Bosnje dhe ne Kosove, perkundrazi ai i thurr lavde ne çdo rast shefit te tij dhe sipas tij Sllobo ishte nje udheheqes i madh. Kjo tregon se ai eshte i gatshem te riperserise krimet e tij monstruoze.

4- Se fundi ai eshte nje manipulator i pameshire i minoritetit serb ne Kosove, i cili eshte minoriteti qe gezon te drejta njerezore dhe kombetare me shume se çdo minoritet tjeter ne rajon dhe me gjere.

5- Makineria e tij elektorale njelloj si e vasalit te tij ne Tirane, Edi Rama bazohet ne parimet antidemokratike te partise shtet, ne bandat e bjellivukve, klientelen e oligarkeve dhe dhunimin e opozites.

Per te gjitha keto rezultatin e zgjedhjeve ne Serbi e kane mirepritur shume diktatori gjaksor i Moskes, Vladimir Putin dhe Edi Rama, argati i Vuçiç dhe shefi i narkoshtetit te Tiranes qe do te ishte i pari qe do ti uronte fitoren padronit te tij

MË TEPËR

Radar15 orë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore15 orë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore2 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar2 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix2 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix2 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix2 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix2 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook