Lidhu me ne

Mix

Histori nga jeta: “Kur arrin suksesin, nuk duhet t’i përbuzësh ata që i konsideron poshtë vetes”.

“Kam punuar si kamarier për 11 vite. Ndër shumë gjëra që kam mësuar, ka qenë kjo. Bota ndahet në dy kategori: në ata që ia zgjasin pjatën kamarierit, kur mbarojnë ushqimin, dhe në ata që nuk ia zgjasin pjatën kamarierit.

Ata që ta kalojnë pjatën, janë ata që të shohin, kujtohen që ti po mundohesh shumë dhe kur mbarojnë sëngrëni, e pastrojnë çdo gjë dhe të zgjasin pjatën për ta marrë, duke reduktuar edhe mundësinë që po ta merrje vetë, mundet të të binte diçka dhe t’i bëje pis. Zakonisht të thonë edhe “Faleminderit”, sikur të mos kishin ndihmuar me çfarë kishin bërë. E mbaj mend si tani ndjesinë që kisha në ato momente, doja t’i përqafoja. Ishte një gjest i vogël, nuk i kushtonte asgjë, por që fliste shumë për ta.

I kam dashur persona të tillë, sepse janë përgjithësisht njerëz të thjeshtë, që e kuptojnë dinjitetin tënd dhe nuk e trajtojnë një kamarier si skllav. Ata e dinë se sa i padrejtë është fati që ata janë të ulur e mund tëhanë, ndërkohë që kamarierët janë në këmbë duke shërbyer.

Po e përmend gjithë këtë, sepse kam hasur shumë persona të famshëm në restorantin ku punoja: shkrimtarë, politikanë, personalitete televizioni, dhe pjesa më e madhe e tyre që mund të duken simpatikënga televizioni, nuk ia kalonin pjatën kamarierit. Disa madje të trajtonin shumë keq.

Dje ishte në restorant për drekë Clara Sanchez. Ndoshta nuk e njihni, por është një shkrimtare që ka shitur miliona kopje të veprave të saj nëpër botë. Kjo gjë sigurisht duhet ta bëjë të ndihet personalitet i rëndësishëm, ama kur përfundoi së ngrëni në pjatën e parë, i mblodhi gjithë papastërtitë e tavolinës vetëdhe më zgjati pjatën. Më habiti ky gjest prej saj.

Askush nga ne nuk lind i madh. Bëhet me punë dhe bëhet pas kalimit të shumë peripecive. Ama kur arrinsuksesin, kurrsesi nuk duhet t’i përbuzësh apo ofendosh ata që i konsideron poshtë teje. Sado i madh tëjesh, një gjë e tillë të bën të dukesh shumë i vogël”.

Nga interneti, autor anonim

MË TEPËR

Letersi12 orë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi12 orë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix12 orë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix12 orë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske12 orë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar1 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix1 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Mix1 ditë më herët

Eva Mendes flet për largimin nga aktrimi

Eva Mendes nuk është penduar që ka bërë një pauzë në karrierën e saj të aktrimit për një rol shumë më të...

Temporal1 ditë më herët

Rinoplastika ose rimodelimi i hundës, ja çfarë duhet të dini !

Telefono per konsulte falas 0693608676 Rinoplastika, kirurgjia estetike e hundës përmirëson pamjen dhe funksionimin normal të strukturave të hundës, paraqitjen proporcionale...

Mix2 ditë më herët

A janë njerëzit e martuar më të lumtur se beqarët?

Një jetë si persona të martuar mund të mos jetë si në përralla, ama e sigurt është që ju jeni...

Facebook