Lidhu me ne

Radar

Socialistët e fituan Tiranën me ndihmën e 27-vjeçarit Ornaldo Rakipi

Socialistët e fituan Tiranën me ndihmën e 27-vjeçarit

Partia Socialiste shtoi 26 mijë vota në Tiranë, duke ruajtur 18 mandatet vendimtare për shumicën parlamentare pavarësisht se opozita u rrit në të njëjtën masë. Ornaldo Rakipi, një 27 vjeçar pa eksperiencë të mëparshme në politikë, rezultoi veçanërisht i suksesshëm duke marrë gati 16 mijë vota personale dhe duke u bërë statistikisht një nga politikanët më popullorë në vend.

Ornaldo Rakipi, një 27-vjeçar i panjohur dhe i sapodiplomuar në universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, doli nga zgjedhjet e 25 prillit si një nga kandidatët më të votuar dhe aktor vendimtar në fitoren e Partisë Socialiste në Tiranë.

Ornaldo, djali i ish-deputetit Aqif Rakipi, mori gati 16 mijë vota personale në garën për Tiranën, duke përzënë nga parlamenti i ardhshëm Ervin Bushatin –kryetar i Partisë Socialiste në kryeqytet dhe gjithashtu ekonomist i arsimuar në DePaul University në Çikago, SHBA.

‘Suksesi elektoral’ i të riut Rakipi i dedikohet babait të tij, një biznesmen i zgjedhur fillimisht deputet në Elbasan në vitin 2013 për Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, kur kjo parti ishte në aleancë me PD.

Në vitin 2017, Rakipi shënoi një rekord personal kur PDIU u bë forcë e tretë me 18% të votave në këtë qark, por fati i tij si politikan mbaroi në vitin 2018, kur ai e humbi mandatin për shkak të ligjit të dekriminalizimit.

Sipas Prokurorisë, Rakipi ishte kapur në Itali më 1998 për veprën penale “të marrjes së mallrave të vjedhur” me gjenealitetet SKËNDER EJYLBEGAJ. Vepra penale për të cilën është akuzuar Aqif Rakipi në Itali nuk përfshihet në listën e veprave penale që ndalojnë dikë të garojë për deputet, por mosdeklarimi i këtij problemi me drejtësinë u bë shkak për ndërprerjen e mandatit.

Gjithsesi, Rakipi nuk garoi në zgjedhjet e së dielës, ndërsa i biri, Ornaldo u reshtua në vendin e 30 në listën e Partisë Socialiste. Ai rezultoi deputeti i tretë më i votuar në Tiranë dhe një nga më të votuarit në Shqipëri, duke konkurruar edhe vetë Edi Ramën, i cili në Vlorë mori rreth 11 mijë vota pëlqyese, ndërsa në Durrës mori vetëm 100 vota më shumë se sa Rakipi në Tiranë.

Votat e Rakipit duket se ishin vendimtare edhe për vetë shumicën parlamentare.

Në total, Partia Socialiste mori 226 mijë vota në Qarkun Tiranë, ose 26 mijë më shumë se sa katër vjet më parë, duke rrëmbyer 18 mandate.  Partia Demokratike mori 182 mijë vota ose 30 mijë më shumë se sa katër vjet më parë dhe e rriti numrin e mandateve nga 11 në 15.

Lëvizja Socialiste për Integrim mori 28 mijë vota ose gjysmën e atyre që kishte marrë në vitin 2017, ndërsa mandatet e saj ranë nga 5 në 2.

PD dhe LSI së bashku u rritën me 26 mijë vota, por po me kaq vota u rrit edhe Partia Socialiste, e cila për rrjedhojë ruajti të 18 mandatet e saj.

Surpriza tjetër e këtyre zgjedhjeve është Partia Socialdemokrate e Tom Doshit, e cila mori një mandat në Tiranë ose 13 mijë vota.

Në Tiranë, pjesëmarrja në zgjedhje u rrit me 60 mijë vetë. Tirana ishte një nga të paktat qarqe në vend që shënoi rritje të pjesëmarrjes në zgjedhjet e këtij viti.

Deputeti më i votuar në qark është Fatmir Xhafaj, ish-ministër socialist, i cili garoi në vend të 23 dhe rrëzoi me vota pëlqyese deputetin Fidel Ylli.

I dyti më i votuar është Lulzim Basha me 16 mijë vota.

Ish-kryeministri socialist, Pandeli Majko, i cili u vendos nga Rama në vend të 19, dështoi të rizgjidhet pasi arriti të fitojë 8780 vota pëlqyese nga socialistët.

Majko u rendit i shtati mes kandidatëve të Partisë Socialiste dhe në parlamentin e ardhshëm do të ketë njëmbëdhjetë deputetë të tjerë socialistë që kanë marrë më pak vota pëlqyese se ai, por rregulli i vendosur nga Edi Rama është që një kandidat jashtë listës fituese duhet të marrë më shumë se 10 mijë vota që të mund të përfshihet në llogari.

Belinda Balluku rezultoi gruaja më e votuar në Partinë Socialiste me 15 mijë vota, ndërsa Najada Çomo do të jetë deputetja më pak e votuar mes socialistëve të Tiranës.

Mes demokratëve, asnjë nga  kandidatët e pjesës humbëse të listës nuk e fitoi dot mandatin e deputetit, por prezantuesja Orjela Nebiaj arriti të marrë 6 mijë vota, pra më shumë se sa shtatë deputetë të tjerë demokratë që do të jenë në parlament.

Deputeti më pak i votuar nga lista e PD rezultoi Vangjel Dule, kryetar i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, PBDNJ, i cili mori vetëm 848 vota. Lulzim Basha dhe Agron Shehaj morën më shumë vota pëlqyese se sa herësi, por ata gjithsesi ishin brenda listës fituese.

Grida Duma rezultoi gjithashtu një nga politikanet më popullore në Tiranë me 8691 vota./ Reporter.al

MË TEPËR

Mix1 javë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 javë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 javë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 javë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 javë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 javë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 javë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 javë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 javë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 javë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook