Lidhu me ne

Radar

Bora Muzhaqi: Qesh edhe vetë kur i dëgjoj gafat, përpiqem fort kur shoh gazetarët por bëj sërish gabime! Me kohën do të mësohem

Një gafë në çdo dalje publike, reagon Bora Muzhaqi: Qesh

Ministrja për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, shpesh herë ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të lapsuseve dhe gafave të njëpasnjëshme gjatë daljeve publike. Për këtë duket se është edhe vetë, e vetëdijshme.

Ditën e sotme ajo ka deklaruar se edhe vetë i vjen për të qeshur kur dëgjon ato për të cilat është komentuar vazhdimisht në rrjet. Kjo sipas saj vjen për shkak se nuk i është dashur më parë të prezantojë veten në aspektin mediatik. Megjithatë Muzhaqi është e bindur se kjo është një eksperiencë që fitohet me kohën.

“Për të qenë e sinqertë edhe gazetarët edhe ata që komentojnë në rrjetet sociale i kuptoj, ndonjëherë është për të qeshur, edhe mua më vjen për të qeshur kur i dëgjoj ato lapsuset që mund të kem bërë më përpara.

Unë nuk kam pasur eksperiencë më përpara që më është dashur ta prezantoj veten time në aspektin mediatik, kjo është eksperiencë që fitohet me kohën dhe duke qenë se nuk e kam pasur, ndonjëherë përpiqem as fort kur më vijën ato gazetarët me mikrofonin përpara që të mos bëj gabime sa përfundoj duke bërë gabime”, ka thënë Muzhaqi në Report Tv.

Ajo ka theksuar se mund të bëjë lapsuse dhe gafa në televizion, por në punën e saj nuk bën asnjëherë.  “Siç themi dhe ne shqip sa të rrosh do mësosh, shpresoj që do ta marr atë eksperiencën. Nëse duhet t’iu them një fjali një gjë është e sigurt bëj lapsuse e gafe në televizione por në punë time nuk bëj as lapsuse as gafa”, deklaroi ajo.

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix3 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix3 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix3 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook