Lidhu me ne

Mix

Gjuha e trupit dhe domethënia që ka për një çift

Në një marrëdhënie në çift përveç fjalëve ekzistojnë edhe shumë gjeste të tjera që tregojnë se lidhja midis tyre është shumë e fortë.

Gjuha e trupit është një nga elementët që ka shumë rëndësi dhe është një tregues I rëndësishme në përcaktimin e lidhjes emocionale mes partnerëve.

Më poshtë do të lexoni disa nga detajet e gjuhës së trupit që tregojnë për rëndësinë që ju keni në sytë e partnerit.

Kur ecni së bashku, ju kap për beli

Të ecurit së bashku duke e kapur njëri-tjetrin për beli sinjalizon harmoninë mes jush. Kjo tregon edhe faktin se ju nuk jeni vetëm të dashur, por edhe miq të vërtetë. Përveç që dëshmon një rehati mes partnerëve në çift, gjithashtu simbolizon edhe besimin që keni tek njëri-tjetri.

Ju kap fytyrën duke e pozicionuar atë para fytyrës së tij

Kjo është një shenjë që shfaq ndjenjat e fuqishme në një çift. Zakonisht ndodh spontanisht, kur ju kaplojnë ndjenjat e çiltra të dashurisë dhe përkushtimit. Kjo është një mënyrë e përkryer për t’u lidhur me partnerin dhe për t’u ç’kyçur nga bota.

Ju largon flokët nga fytyra duke ju shikuar drejt në sy

Një veprim i tillë thotë heshturazi “Dua të kujdesem për ty”!

 Qëndroni afër kur jeni të rrethuar me shoqëri

Kjo do të thotë se ju përkrahni njëri-tjetrit. Nuk do të thotë se nuk ndjeheni të afërt me shoqërinë tuaj, por se keni një afërsi të veçantë dhe se ndjeheni më të sigurt me partnerin tuaj.

Ju puth ballin

Ky veprim tregon përkushtimin e thellë që partneri juaj ka për ju. Ai është një person mjaft romantik dhe mos u befasoni në qoftë se shpeshherë ju përgatit darka romantike dhe befasi të tjera.

Ktheni kokën për të shikuar njëri-tjetrin kur largoheni

Kur dy persona të cilët janë në çift një kohë më të gjatë kthejnë kokën për të parë njëri-tjetrin kur largohen dhe u drejtohen drejtimeve të kundërta, kjo flet se sa të dashuruar janë ata dhe se nuk e marrin si të garantuar lidhjen, por çdoherë ndjejnë një dhimbje kur paramendojnë ndarjen.

Ju fal përqafime të shpeshta

Kjo flet se sa i kujdesshëm është partneri juaj. Ai do të bënte çdo gjë që mundet për t’u kujdesur për mirëqenien tuaj.

MË TEPËR

Mix1 javë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 javë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 javë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 javë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 javë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 javë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 javë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 javë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 javë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 javë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook