Lidhu me ne

Kryesore

Pse të mos pretendojë kushdo për president kur sheh se kush bëhet ministër?!

Reagon historianja Elena Kocaqi: Serbia po kërcënon me luftë, Rama të heq  dorë nga “Ballkani i Hapur”, ndërsa Kosova të bëjë këtë gjë me Serbinë! –  KosovaOnline

Pak ditë më parë, Elena Kocaqi, një person që prezantohet si historiane dhe ushqen me iniciativë të palodhur tezën se “me shqiptarët nis bota”, njoftoi se sondazhet në media e cilësonin atë si kandidaturë të preferuar për president të Republikës.

Më tej, një tjetër personazh i vështirë për t’u karakterizuar si Sazan Guri, ka zënë radhën. Sot po përflitet edhe Petrit Vasili, ndërkohë që nga shumica përhapen thashetheme se do jetë një femër, zgjedhje tipike e kryeministrit dhe jo e femrës me gjasë, e brenda këtij konteksti përfliten emra nga më të çuditshmit.

Presidenti është shndërruar kështu në një pozicion ekzotik ku mund të ulet kushdo që ka një cilësi ndryshe nga e përditshmja: Kocaqi me pellazgomaninë e vet, Guri me optimizimin e paprecedentë dhe lehtësinë për të pohuar çdo gjë, Vasili si pak i LSI-së, pak i PS-së dikur, pak edhe i PD-së.

Sigurisht që kushdo që plotëson kushtet mund të hyjë në garë, por tubimi i lirë për të kapur presidencën tregon se autoriteti i institucioneve është në fund. Përndyshe, shumëkush qoftë edhe për hir të respektit për pozicionin, apo edhe seriozitetin e angazhimit do të stepej duke mos veshur kaq lehtë mbi vete “investiturën” e unitetit të kombit. Ndodh kjo për shkak të banalizimit tërësor të  çdo marrëdhënieje, të faktit se autoriteti tashmë është zbrazur nga kredibiliteti dhe luan vetëm me forcën apo privilegjet.

Pse të mos pretendojë kushdo për president kur sheh se kush bëhet ministër?! Se me çfarë e mbush qeverinë z. Rama?! Sesa lehtë dhe pa pengesë ngrihen në pozicione politikbërjeje njerëz që as i thonë gjë Publikes apo Publikut, e të cilët kanë vetëm meritën e të qenit të bindur.

Nga ana tjetër popullariteti i figurave si Guri apo Kocaqi rritet edhe në kontekstin e një heshtjeje vetëdenoncuese të atyre që do të duhet të mos lejonin që dija apo shkolla të përdhosen kaq shumë saqë megafonë të tillë të kenë rrugën të hapur, të paktën për një debat që do të sqaronte atë që do të sqarohet.

 Në këtë kuptim, ngritja e figurave të tilla është e natyrshme përderisa kushdo që ka një tagër dhe njohuri ka zgjedhur të tërhiqet. E vetmja rrugë që mbetet për të minimizuar dëmin që vjen nga kjo që po shohim është që politika ta zgjedhë nga brenda vetes presidentin e ri, të paktën sa për të ruajtur një fasadë minimale në një vend që dallon për fasada edhe karakteriale, por që nuk mund të vetëtallet deri në këtë pikë./Respublica.al

MË TEPËR

Kryesore19 orë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar19 orë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix19 orë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix19 orë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix19 orë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix19 orë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix19 orë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix19 orë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Mix19 orë më herët

Zayn Malik tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg metropolit!

Artisti, i cili transformoi botën e muzikës pop, tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg...

Mix19 orë më herët

Një nga femrat më të bukura në botë, Emily Ratajkowski pa fat në dashuri!

Emily Ratajkowski tërhoqi të gjithë vëmendjen në një event bamirësie në Nju Jork. Modelja ktheu kokën me një fustan me...

Facebook