Lidhu me ne

Mix

Mosha ideale për t’u martuar ka ndryshuar: Çfarë i tremb kaq shumë të rinjtë?

Mosha ideale për t'u martuar ka ndryshuar: Çfarë i tremb

Nëse ka diçka të sigurtë në këtë botë përveç vdekjes dhe taksave është pyetja e gjysheve: “Kur do të martohesh?”

E ke dëgjuar kaq shumë për vite me radhë sa tani e kalon duke qeshur pa thënë asnjë gërmë. Por në fakt, cila do të ishte mosha ideale për tu martuar? Gjyshet të na falin, por në të 20-at, sigurisht që jo.

Mosha ideale për t'u martuar ka ndryshuar: Çfarë i tremb

Ndonëse të rinjtë e sotëm shprehin dëshirën për të krijuar një familje të tyren, dita duket të jetë shumë e largët. Sipas të dhënave të fundit, mosha mesatare e martesës është më e larta që është parë ndonjëherë në histori.

Në 2022-ën, mosha mesatare në të cilën gratë i jepnin fund beqarisë ishte 27 vjeç. Ndërsa djemtë, 29 vjeç. Në Shtetet e Bashkuara gjatë viteve ’90-të vajzat martoheshin rreth moshës 24, e ndërsa në vendin tonë mosha mesatare ka qenë 20-ta.

Por përse fëmijët e lindur në ’90-ën zgjedhin të presin?

Një nga argumentat më të shpeshta është se të rinjtë e sotëm duan të arrijnë gjithë objektivat e tyre gjatë të 20-ve dhe duan të eksplorojnë sa më shumë të jetë e mundur bashkë me partnerin. Ekspertët e lidhjeve thonë se marrëdhëniet tani shihen më shumë si për çlodhje se sa të orientuara nga një qëllim i përbashkët.

Madje, edhe nëse do një lidhje serioze në këtë moshë, ata thonë se është tepër e vështirë që ajo t’i rezistojë kohës.

Një tjetër arsye është bashkëjetesa. Ti mund të jesh në një lidhje të gjatë, jeton me partnerin tënd dhe nuk e ndjen aspak nevojën urgjente për tu martuar apo bërë fëmijë.

Ana financiare është gjithashtu një tjetër pengesë që ka shtyrë moshën e martesës. Të rinjtë ndjehen gjithnjë e më të pasigurtë për të marrë përsipër përgjegjësi.

A është një martesë e vonë diçka pozitive?

Dëgjojmë shpesh të thuhet se mosha është thjesht një numër. Ajo çfarë vërtetë vlen për një martesë të suksesshme është çfarë ke bërë ti gjatë viteve të beqarisë!

Burimi: Women’s Health

MË TEPËR

Mix21 orë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Mix21 orë më herët

Mosha biologjike: Pse është problem nëse rezulton shumë e lartë?!

Një mospërputhje midis moshës suaj biologjike dhe asaj të treguar në kartën tuaj të identitetit mund të nënkuptojë një rrezik...

Mix21 orë më herët

Çfarë i tërheq mushkonjat?

4 gjëra që duhet të dini për atë që tërheq mushkonjat! Çfarë i tërheq mushkonjat tek ne? Disa faktorë: dioksidi...

Mix21 orë më herët

Tinder merr një veçori “Share My Date” për përdoruesit që të dërgojnë plane takimesh te miqtë e tyre kurioz

Nuk është e pazakontë që njerëzit të bëjnë fotografi të profileve të takimeve dhe t’i dërgojnë ato te miqtë dhe...

Mix21 orë më herët

Si të “shëroheni” nga varësia ndaj telefonit?

Mediat sociale janë tashmë pjesë integrale e jetës tonë dhe në disa mënyra ato kanë përmirësuar në masë të madhe...

Mix22 orë më herët

5 rregulla kyçe për një martesë të shëndetshme

Ditët e sotme martesa e shëndetshme është kthyer në një sfidë më vete për shumë çifte, kjo për disa arsye...

Mix22 orë më herët

Kolesteroli i lartë, 5 mite absurde që duhet t’i largoni njëherë e mirë nga mendja juaj

NGA LIVING Kolesteroli është një yndyrë e dyanshme: e prodhuar nga mëlçia, nga njëra anë është e rëndësishme për trupin...

Mix22 orë më herët

Një këshillë nga Megan Fox për vajzat beqare

Megan Fox, në një intervistë për E!News, iu përgjigj pyetjes: “Ka shumë vajza që do ta kalojnë verën si beqare,...

Mix22 orë më herët

Trajneri i Taylor Swift zbulon sekretin e saj si të ushtroheni si profesionist

Kur vjen puna te palestra, Taylor Swift është bishë e vërtetë. Në të vërtetë, trajneri i saj personal, Kirk Myers...

Mix22 orë më herët

Filmin më të keq të karrierës së tij; Sylvester Stallone e ka falë Arnold Schwarzenegger!

Arnold Schwarzenegger ka zbuluar se dikur ka bindur Sylvester Stallone, të nënshkruante atë që doli të ishte një nga filmat...

Facebook