Lidhu me ne

Kryesore

Mesazhi në Kuvendin shqiptar/ Zelensky kujton Nënë Terezën, “shuplakë” Ramës: Mbyllni dyert për rusët

Mesazhi në Kuvendin shqiptar/ Zelensky kujton Nënë Terezën,

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky përcolli një mesazh sot në Kuvendin e Shqipërisë, ku tregoi krimet që po bëjnë rusët ndaj civilëve të pafajshëm.

“I nderuar populli i Shqipërisë, dje myslimanët në të gjithë botën festuan Bajramin! Ju përgëzoj! Gjatë këtij muaji myslimanët e Ukrainës nuk kanë pasur asnjë ditë të vetme paqësore. Kështu ne jetojmë nga 24 shkurti. Dhe si pasojë një bombardimi në Odessa, një djalë 14-vjeçar ka humbur jetën, e plagosur edhe një 17-vjeçare! 220 fëmijë janë vrarë dhe 406 janë plagosur deri tani.

Sot i japim lamtumirën gazetares që u vra nga një raketë në shtëpinë e saj. Ushtria ruse po godet qytetet dhe fshatrat tona. Granatimet vazhdojnë. Është një qytet me gjysmë milioni njerëz që nuk lejohet të hyrë brenda askush, as ilaçe dhe as ushqim.

Kanë plaçkitur gjithçka në territoret e pushtuara. Të moshuarit thonë se nuk kanë parë mizori të tilla dhe më parë tani po shohin ushtrinë ruse si qëllojnë fëmijët.

Banorët janë zënë robër në fshatra.  Në zonat e çliruara ne gjejmë varre masive, njerëz me duar të lidhura, me brinjë dhe krah të thyera. Shpesh herë, prej tyre të qëlluar një pjesën më të madhe pas kokës. Ushtria ruse nuk i la as të varrosen, por i la në rrugë”, tha Zelensky.

Ky i fundit falenderoi Shqipërinë për mbështetjen, ndërsa solli në vëmendje shenjtoren Nënë Tereza.

“Mbështetja në kohë të vështira për ne më bën të kujtoj Nënë Terezën, shqiptaren që u kthye në simbolin e humanizmit në të gjithë botën. Ajo mësoi se humanizmi mund të mposhtë të keqen. Besoj se duke punuar bashkë me të gjithë europianët, ne do jemi në gjendje të ndalojmë këtë luftë dhe të jemi në gjendje të mbrojmë Europën në të ardhmen”, u shpreh lideri ukrainas.

Zelensky kërkoi më shumë ndihmë nga Shqipëria. Ai tha se duhen mbyllur kufijtë për turistët rusë.

“Duhet të kufizoni ardhjen e turistëve rusë pasi ju nuk e dini se cilët do të vijnë, ndonjëri nga ata mund të jetë autor i masakrës në Bucha”, tha ai.

Kujtojmë se qeveria vendosi pak kohë më parë të njihte vizat turisike të shtetasve rusë, duke i hapur dyert këtyre të fundit. Ky vendim ngjalli kritika në vend, për shkak të luftës në Ukrainë.

Pak kohë më parë, i pyetur nëse duhet rishikuar vendimi për njohjen e vizave turistike ruse, pasi influence e Kremlinit është shumë prezente, Rama dha një përgjigje të prerë, pa u zgjatur në argumente: “Jo, nuk mendoj. Vazhdojmë me tjetrën”.

MË TEPËR

Mix3 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix3 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix3 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix4 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore4 orë më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix4 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix4 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook