Lidhu me ne

Mix

Nishanet në trup – Çfarë paralajmërojnë për shëndetin

nga AgroWeb

Në shumicën e rasteve nishanet nuk lënë shkas për shqetësim, por ndonjëherë ka arsye për t’u shqetësuar. Foto: Flickr

Nishanet ose njollat e zeza që shfaqen në lëkurë kanë përmasa dhe forma të ndryshme.

Ato shfaqen në pjesë të ndryshme të fytyrës, shpatullave, krahëve dhe pjesës së sipërme të trupit.

Disa prej këtyre njollave janë të vogla e të sheshta ndërsa disa të tjera ngjajnë më të errëta në ngjyrë dhe të dala mbi lëkurë.

Në shumicën e rasteve këto nishane nuk lënë shkas për shqetësim, por ndonjëherë ka arsye për t’u shqetësuar nëse këto nishane janë një shenjë e një sëmundjeje të lëkurës.

Më poshtë do të mësoni nga AgroWeb.org gjithçka duhet të dini në lidhje me nishanet, çfarë paralajmërojnë ata për shëndetin dhe kur duhet të shqetësoheni.

Çfarë janë nishanet?

Njolla të tilla të errëta dhe të zeza në lëkurë vijnë si pasojë e hiperpigmentimit të shkaktuar nga melanina në lëkurë.

Nishane shumë të zinj të ngritur mbi lëkurë janë zakonisht të padëmshëm por ndonjëherë mund të tregojnë fillimin e sëmundjeve të lëkurës.

Shqetësimet për shëndetin e lëkurës

Sipas studimeve, të cilave u referohet AgroWeb.org nishanet e ngritur në lëkurë mund të bëhen kancerogjenë në rast se ndryshojnë formë dhe përmasë.

Një nishan që merr formë të çuditshme dhe shoqërohet me kruarje dhe dhimbje mund të tregojë nisjen e kancerit të lëkurës.

Skuqjet përreth nishanit janë gjithashtu shqetësuese.

Nëse nishani nis të nxjerrë lëngje apo të gjakoset lehtë, AgroWeb.org ju këshillon të vizitoheni menjëherë tek mjeku dermatologu.

Ju duhet të shqetësoheni në momentin kur:

Nishanet kanë formë asimetrike

Nishanet nuk kanë një vijë kufitare të rregullt.

Kur ngjyra e nishanit nuk është e njëtrajtshme dhe uniforme. Ka raste kur brenda një nishani vërehen disa nuanca të kafes, të zezës e të tjera.

Shumica e melanomave(formave malinje të rrezikshme të sëmundjeve të lëkurës) kanë një diametër më të madh se 6 mm.

Kur vërehen ndryshime në madhësi, formë dhe ngjyrë.

Dëmtimet nga dielli

Sipas të dhënave të AgroWeb.org dielli shkakton shumë dëmtime në lëkurë dhe nxit shfaqjen e disa njollave të errëta e sipërfaqësore.

Këto njolla shfaqen si pasojë e hiperpigmentimit dhe ekspozimit të lartë në diell.

Njollat mbi buzë

Shfaqja e njollave ose nishaneve në buzë shkaktohet gjithashtu nga dëmtimet e diellit.

Pikat e zeza

Pikat e zeza që shfaqen në hundë, faqe ose ballë shkaktohen si pasojë e bllokimeve të poreve.

Lëndimet në lëkurë

Ndodh ndonjëherë që si pasojë e rrëzimit apo lëndimeve të ndryshme, nën lëkurë të shfaqen njolla të mëdha ose të vogla dhe të errëta.

Lëndimet shkaktojnë çarje të enëve të vogla të gjakut.

Nxirja e shkaktuar mund të ndryshojë ngjyrë dhe nuanca përpara se të zhduket tërësisht me kalimin e kohës.

Rekomandime të tjera

Shfaqja e papritur e një njolle të zezë që ndryshon paraqitje, mund të jetë tregues i një problemi serioz.

AgroWeb.org ju rekomandon që nishanet dhe njollat e lëkurës duhen kontrolluar rregullisht tek mjeku.

Për më tepër, nëse në lëkurën tuaj shfaqet një njollë apo nishan i ri me ngjyrë të zezë, kuqe apo rozë, duhet të shkoni tek mjeku./AgroWeb.org

MË TEPËR

Mix1 javë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 javë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 javë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 javë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 javë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 javë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 javë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 javë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 javë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 javë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook