Lidhu me ne

Radar

E SHPJEGUAR/ Rezolutën e rrëzuar nga PS e ka miratuar Kongresi Amerikan dhe Parlamenti Europian. Pse Rama i tha JO

E SHPJEGUAR/ Rezolutën e rrëzuar sot nga PS e ka miratuar Kongresi

Lajmi

Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar me votat e shumicës socialiste një rezolutë të paraqitur nga një grup deputetësh demokratë, ku kërkohej njohja e masakrës së Srebrenicës si genocid. Ish-kryeministri Berisha i cili ka filmuar kolegët socialistë tek votonin kundër Rezolutës ka thënë se kjo bëhet për të mos i prishur qejfin Vuçiç.

TheksiKongresi dhe Parlamenti Europian e kanë kaluar Rezolutën e gjenocidit

Rezolutën e hedhur poshtë nga socialistët shqiptarë e ka miratuar Kongresi amerikan, si Senati ashtu edhe Dhoma e Përfaqësuesve, para 17 vitesh. Më 27 qershor 2005 Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara miratoi një rezolutë (H. Res. 199) e sponsorizuar nga kongresmeni Christopher Smith (Republikan i shtetit Nju Xhersi) dhe 39 kongresmenë të tjerë për të përkujtuar 10 vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës. Rezoluta u miratua me një shumicë dërrmuese prej 370 votash pro dhe 1 kundër. Kongresmeni i vetëm që votoi kundër ishte Ron Paul, ndërsa mungonin 62 përfaqësues shtetesh (ata që në Dhomën e ulët të Kongresit amerikan njihen si state reps). Në rezolutë thuhet:

Politikat e agresionit dhe spastrimit etnik të zbatuara nga forcat serbe në Bosnje dhe Hercegovinë nga viti 1992 deri në 1995 me mbështetjen e drejtpërdrejtë të regjimit serb të Slobodan Millosheviçit dhe pasuesve të tij, çuan në zhvendosjen e më shumë se 2 milion njerëzve, rreth 200 mijë të vrarëve, dhjetëra mijërave të përdhunuar ose të torturuar dhe abuzuar. Civilët e pafajshëm të Sarajevës dhe qendrave të tjera urbane iu nënshtruan vazhdimisht granatimeve dhe sulmeve me snajper; të gjitha këto plotësojnë kushtet që përcaktojnë krimin e gjenocidit në nenin 2 të Konventës për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Gjenocidit, krijuar në Paris më 9 dhjetor 1948 dhe hyrë në fuqi më 12 janar 1951.

Pak ditë më vonë, më 6 korrik të po atij viti, shteti i Mizurit miratoi një rezolutë që njeh gjenocidin e Srebrenicës. Kryeqyteti i këtij shteti Saint Louis kaloi një proklamatë që e njihte 11 korrikun si Ditën e Përkujtimit të Srebrenicës.

Rreth katër vjet më vonë, më 15 janar 2009, Parlamenti Europian votoi me shumicë dërrmuese prej 556 votash pro, 9 kundër dhe 22 abstenime për një rezolutë që bën thirrje për njohjen e 11 korrikut si ditë për përkujtimin e gjenocidit të Srebrenicës nga BE. Politikanët serbë të Bosnjës e kundërshtuan rezolutën, duke deklaruar se një përkujtim i tillë është i papranueshëm për Republikën Srpska.

Më 8 korrik 2015, Rusia vuri veton ndaj një rezolute të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që do të dënonte dhe cilësonte si gjenocid masakrën e Srebrenicës. Rezoluta kishte për qëllim të shënonte 20 vjetorin e vrasjes së 8000 burrave dhe djemve myslimanë. Kina, Nigeria, Angola dhe Venezuela abstenuan dhe 10 anëtarët e mbetur të Këshillit votuan pro.  Vetoja u vlerësua nga presidenti serb Tomislav Nikolić, i cili tha se Rusia kishte “parandaluar një përpjekje për të njollosur të gjithë kombin serb si gjenocid” dhe u dëshmua si një mik i vërtetë dhe i ndershëm.

Implikimet/Arsyet e Jo-së socialiste

Dy janë arsyet e dukshme se pse socialistët kanë vendosur në bllok për ta kundërshtuar reozolutën e paarqitur nga një grup deputetësh demokratë. E para, ata e dinë se mastermind i kësaj nisme është Sali Berisha. E dyta lidhet me raportin mes kryeministrit Rama dhe Presidentit serb Vuçiç, të dy të investuar te nisma e Ballkanit të hapur. Një rezolutë që e njeh si genocid masakrën e Srebrenicës do ta vendoste nën trysni këtë marrdhënie.

MË TEPËR

Radar12 orë më herët

Ajri në Tiranë është më shumë helm se oksigjen, duhet të jesh i zhytur në krim që të mos marrësh masa

Nga Ervin Goci Sot, ajri dukshem ne Tirane eshte me shume helm se oksigjen. Sot do duhej qe te mblidheshin...

Kryesore19 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix20 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi1 ditë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi1 ditë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix1 ditë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix1 ditë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske1 ditë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar2 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix2 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Facebook