Lidhu me ne

Letersi

Më mirë fjala akses, qasje apo përqasje …

Gjuha shqipe në sytë e të mëdhenjve

Adrian Beshaj

Kohët e fundit kam vënë re jo pa njëfarë kënaqësie se disa fjalë të huaja, të hyra kryesisht nga anglishtja në shqipe, kanë filluar të zëvendësohen natyrshëm nga gazetarët, sidomos ata televizivë, dhe folës të ndryshëm në ligjërimin e përditshëm.

Është folur dhe stërfolur, dhe s’është fjala të bëhemi patjetër puristë fanatikë, por le t’i përdorim fjalët e shqipes sonë të pasur atëherë kur nuk është domosdoshmërisht e nevojshme të përdorim fjalët e gjuhëve të huaja, qoftë edhe në ligjërime të ngritura stilistikisht.

Një nga këto fjalë të huaja që po fillon të zëvendësohet gjithnjë e më shpesh, në mënyrë të rrjedhshme dhe pa kurrfarë “stërmundimi” nga gazetarë, politikanë apo shqiptarë të zakonshëm është fjala akses, apo edhe sinonimi i saj që tingullon edhe më e shëmtuar në shqipe, aproç.

Vendin që kjo fjalë e kishte zënë padrejtësisht në ligjërimin formal dhe joformal, po e zë fjala shqipe qasje.

Sipas Fjalorit të Shqipes së Sotme (Tiranë, 2000) folja qas në shqip do të thotë “sjell më pranë, afroj, pranoj, fus, si edhe largoj apo mënjanoj në një të folme krahinore” dhe në mënyrën e duhur sot po përdoret psh: qasje e drejtë (apo e gabuar) ndaj një çështjeje, një problemi etj. Atëherë pse duhet të përdorim një fjalë të huaj kur kemi tonën që nuk çalon askund në fushën semantike dhe i shpreh të gjitha kuptimet e fjalës së huaj? Është edhe më e papranueshme kur fjala e huaj përdoret vend e pa vend nga shqiptarë të lindur, të rritur dhe banues në Shqipëri.

Mirëpo në këtë kontekst dëgjohet aty-këtu e përdorur gabimisht, duke u pandehur si sinonim i emrit ‘qasje’, edhe fjala shqipe përqasje. Pikërisht edhe kjo qe një nga arsyet e shkrimit të këtyre radhëve.

Po sipas Fjalorit të Shqipes së Sotme (Tiranë, 2000), folja përqas në shqip do të thotë “krahasoj, ballafaqoj”. Pra, vë përballë njëri-tjetrit dy apo më shumë sende ose frymorë për t’u gjetur atyre ngjashmëritë dhe ndryshimet.

Kështu që përqasje, sipas veprimit të foljes përqas, do të thotë krahasim, ballafaqim, dhe nuk e shpreh kurrsesi veprimin e afrimit, avitjes, futjes. Të paktën gazetarëve s’u kushton asgjë ta shfletojnë herë pas here Fjalorin e Shqipes me qëllim që të mos bien në kurthet e ngjashmërive fonetike të fjalëve me kuptime të ndryshme, si edhe për ta pasuruar më tej fjalorin e tyre vetjak.

Bëjmë shumë mirë, sipas meje, që përdorim fjalën shqipe ‘qasje’ në vend të fjalës së huaj “akses’ apo ‘aproç’, por gabojmë kur përdorim po me këtë kuptim fjalën ‘përqasje’ që do të thotë ‘krahasim, ballafaqim’.

Ne mund t’i qasemi një problemi, por për ta përqasur atë duhet edhe një problem tjetër përballë të parit.

Dikush thotë se janë të bekuar ata që kujdesen për ruajtjen dhe pasurimin e gjuhës së tyre amtare.

Le të jemi të gjithë ne shqiptarët të bekuarit e këtij planeti ku gjallojmë!

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix17 orë më herët

Sa fruta duhen konsumuar në ditë? Mos e teproni duke thënë se janë të shëndetshme

Me ardhjen e muajve të verës, frutat më të njohura të stinës zënë vendin e tyre në frigorifer. Pavarësisht nëse...

Mix17 orë më herët

Eva Longoria: Do doja ta dinin të gjithë si është Victoria Beckham

Eva Longoria është një mike e vjetër e stilistes, Victoria Beckham, ku së fundmi ka treguar se si është ajo...

Mix17 orë më herët

Lëngu i pjeprit: Zgjidhja e freskët për rënien nga pesha!

Pjepri është nga frutat më të pasura me ushqyes të dobishëm për shëndetin e njeriut. Ai është i pasur me...

Radar18 orë më herët

Edi Rama i drejton vetë ndjekjet penale dhe hetimet që bën SPAK

Avenir Peka: Edi Rama drejton vetë ndjekjet penale dhe hetimet që bën SPAK Drejtuesi i departamentit të Sigurisë në PD,...

Radar1 ditë më herët

4 vite gënjeshtra të Ramës për gjobën e Beketit

Për vite me radhë kryeministri shqiptar i ka thënë vazhdimisht publikut, se asnjë lek i taksapaguesve shqiptar nuk do të...

Mix1 ditë më herët

Universitetet më të vjetra në botë, të cilat janë ende sot në funksion

Universitetet më të vjetra në botë të cilat janë ende në funksion sot janë: 1. Universiteti i Bolonjës – Itali...

Radar1 ditë më herët

Qumështi i importit rritet me 28%, ‘zhduket’ prodhimi vendas

Qumështi i importit rritet me 28%, ‘zhduket’ prodhimi vendas Në tregun vendas është zgjeruar pesha e qumështit të importuar, duke...

Radar1 ditë më herët

Donald Trump kryeson thellë ndaj çdo rivali republikan – Sondazhi

Ish-presidenti Donald Trump po udhëheq çdo sfidues të mundshëm republikan jo vetëm në një grup hipotetik, por kokë më kokë,...

Kioske2 ditë më herët

Sa është norma e korrupsionit në Shqipëri?

Operacioni i fundit i SPAK, si dhe rasti tjetër në gjykim, ai i incineratorit të Elbasanit, sugjeron se norma e...

Radar2 ditë më herët

Joe Biden nuk është i aftë për të rikandiduar

“As fizikisht, as mendërisht”, doktori i Obamës: Biden nuk është i aftë për të rikandiduar Një ish-doktor i Shtëpisë së...

Facebook