Lidhu me ne

Radar

Agron Kapllanaj i pallateve të 5 Majit: Falanderoj SHBA që na dha mundësinë të njihnim Berishën

Agron Kapllanaj - Shqiptarja.com. Në mënyrë të shpejtë dhe të verifikuar me  disa burime ju do të gjeni lajme nga politika e vendit dhe e rajonit,  informacione ekonomike.Mbulon me lajme të gjithë

Agron Kapllanaj, i cili u komandua nga Lulzim Basha si kreu i degës së PD në Fier, dhe që u akuzua një ditë më parë nga ish-Kryeministri Sali Berisha si vegël që po përdoret nga Kryeministri Edi Rama, për shkak të tenderave që përfiton nga Qeveria, ka reaguar lidhur me akuzat.

Kapllanaj akuzon Berishën se nuk rresht së gënjyeri dhe së përçari demokratët !

Sipas Kapllanajt, Berisha po përpiqet të mbajë peng PD dhe një pjesë të demokratëve për shkak të shpalljes non grata nga SHBA.

“Për këtë hall të vetin, unë nuk e ndihmoj dot Sali Berishën, as demokratët e Fierit nuk e ndihmojnë dot me ankesat që ka nisur në Departamentin e Shtetit, Sali Berisha!

E vetmja gjë që mund t’i këshillojmë e t’i kërkojmë është të ndalë përpjekjet për të përcarë demokratë, pavarësisht se dhe kaq sa ka bërë, u ka shkaktuar një dëm shumë të madh demokratëve. Sa për akuzat personale ndaj meje, se unë bashkëpunoj me Ramën, po ia përsëris dhe njëherë se balta që hedh kundër atyre që mendojnë ndryshe thjesht i bie atij në fytyrë.

Në aq shumë biznese sa ç’është përfshirë familja e tij mirë është të shohë e të bëjë llogaritë e tyre më parë se të shpifë për të tjerët.

Je katandisur si mos më keq doktor, i bëre thirrje gjithë qarkut Fier për takim dhe me zor mblodhe 200 vetë në atë sallë ku pak nga pak edhe ata të braktisën gjatë fjalim-mashtrimit tënd!

Faleminderit SHBA që na bëre të njohim Sali Berishën e vërtetë! Doktor, ti kishe gjithë mundësitë ta mbyllje me nder dhe si burrë – shteti por Zoti nuk mund ta jepte këtë privilegj të pamerituar, ndaj dhe të bëri ta mbyllje ashtu siç e meriton, me TURP!”, shkruan Kapllanaj.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook