Lidhu me ne

Mix

10 këshilla bazë për të ngrënë shëndetshëm në familje

Edukimi i të ushqyerit duhet të ndërmerret që në vitet e para të jetës së fëmijës. Preferencat ushqimore të fëmijës shpesh ndikohen nga ato të prindërve dhe për këtë arsye është e rëndësishme që ata të japin shembullin e mirë, për të nxitur rritjen dhe zhvillimin e duhur të fëmijës.

Ushqimi në mënyrë të ekuilibruar, me marrjen e duhur të kalorive dhe lëndëve ushqyese dhe shpërndarjen e duhur të tyre gjatë gjithë ditës, siguron zhvillim optimal fizik dhe kognitiv gjatë viteve të rritjes. Për më tepër, ndihmon për të mbajtur peshën në kufijtë normalë, duke shmangur rrezikun e obezitetit, një patologji gjithnjë e më e zakonshme tek të vegjlit.

Por, mbi të gjitha, të lejon të përvetësosh zakone të shëndetshme që fëmija do t’i mbajë me vete edhe në moshë madhore dhe që do të ndikojnë pozitivisht në shëndetin e tij, edhe kur të rritet.

Zbuloni, me ndihmën e klinikës Fithealth dhe Fithealth Catering, cilat janë parimet e një diete të shëndetshme dhe zakonet e sakta në tryezë që duhet të adoptojnë fëmijët e moshës 2 deri në 10 vjeç.

10 këshilla bazë për të ngrënë shëndetshëm në familje

“Hani të gjithë bashkë dhe të ulur në tavolinë. Fëmijët do të mësojnë të ndjekin një dietë të shëndetshme duke parë se çfarë hani dhe duke ju imituar!”.

“Pini vetëm ujë. Asnjë pije me sheqer apo lëngje frutash në frigorifer”.

“Çdo vakt duhet të ketë një burim karbohidratesh komplekse, si drithëra, bukë, patate apo makarona”.

 “Perimet duhet të zënë të paktën një të tretën – gjysmën e pjatës (nga 2 vjet e lart)”.

 “Frutat janë ëmbëlsirat që duhet t’ju vijnë në mendje!”

 “Frutat e thata dhe farat vajore nuk duhet të konsumohen rrallë, por të bëhen pjesë e jetës së përditshme”.

“Biskotat, lëngjet e frutave apo ëmbëlsirat nuk duhet të kalojnë pragun e shtëpisë”.

 “Mund të konsumoni ëmbëlsira të bëra vetë jo më tepër se dy herë në javë!”.

 “Në shtëpi duhet të ketë vetëm ushqime të shëndetshme, kështu që kur ju merr uria, zgjedhja do të jetë diçka e shëndetshme”.

“Është e rëndësishme që ushqyerja e fëmijëve të ndahet në 5 vakte. Përveç mëngjesit, drekës dhe darkës, duhet të sigurohen edhe dy ushqime të lehta, në mes të mëngjesit dhe të pasdites”.

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

Sekreti i Victoria Beckham për të qëndruar në formë është uthulla e mollës: a funksionon vërtet?

Për të qëndruar në formë, Victoria Beckham pi uthull molle çdo mëngjes dhe shkenca konfirmon fuqitë e saj dobësuese. Pas...

Mix2 orë më herët

Dieta me magnez: çfarë duhet të hani për mëngjes!

Dieta me magnez është një dietë që po bëhet e popullarizuar në mesin e atyre që duan të humbin peshë...

Kioske2 orë më herët

Ky duhet të ikë!

Belind Këlliçi, një zyrtar i Rithemelimit ka akuzuar sor kryebashkiakun e Tiranës, Erjon Veliaj, se ka ngritur një skemë të ngjashme...

Kryesore2 orë më herët

Neritan Sejamini analizon deklaratat e Metës: Janë skandaloze, përfiton vetëm qeveria

Ilir Meta dhe Neritan Sejamini Në emisonin “Të paekspozuarit” analisti Neritan Sejamini u shpreh se mënyra se si flet ish-presidenti...

Mix2 orë më herët

Koha fluturon, vajza e Tom Cruise dhe Kate Holmes bëhet maxhorene

Suri Cruise po feston moshën madhore. Paparaci ka kapur një foto të saj teksa shëtit me një shoqe. Në njërën...

Mix2 orë më herët

Olivia Munn flet për betejën me kancerin e gjirit

Olivia Munn është duke detajuar diagnozën e saj të kancerit në fazën 4, e cila e çoi në një mastektomi...

Radar3 orë më herët

Kim Jong Meta bën susta për krahët, “shërbëtorët” e tij mbajnë shënime

Ilir Meta ka dhënë një intervistë për Çim Pekën. Para intervistës, ai ka publikuar një video nga zyra e vet....

Radar3 orë më herët

Lulzim Basha: Rama e mund Berishën sa herë t’i dojë qejfi

Kryetari i PD, Lulzim Basha, i ftuar në News24, është shprehur se “problemi i Edi Ramës” është me të dhe...

Radar3 orë më herët

Monika Kryemadhi konfirmon “ndarjen”: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën. Palë të treta kanë hyrë në jetën tonë

Në përfundim të intervistës për “Opinion” gjatë së cilës Monika Kryemadhi foli për ngjarjet brenda Partisë së Lirisë, sulmet e...

Radar24 orë më herët

Rama i dhuron 16 mijë m2 tokë dhe ndërtim Arbër Hajdarit të “Fundjavë Ndryshe”

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tij herë pas herë tallen me ligjin e krijuar vite më parë nga qeveria...

Facebook