Lidhu me ne

Mix

25 Këshilla se si te ushqehemi për të pasur një zemër të shëndetshme

Disa ushqime mund të ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës ose të ndihmojnë në menaxhimin e tyre, ndërsa disa të tjera mund të rrisin rrezikun për sëmundje të zemrës. Më poshtë renditen disa këshilla që ndihmojnë të kemi një zemër të shëndetshme:  

Zgjidhni të gatuani me yndyrna të shëndetshme

-Përdorni sasi të vogël vaji nëpër gatime;

-Përgatitini vetë salcat e sallatërave;

-Përzieni avocadon si një burim mjaft të mirë të yndyrnave të shëndetshme, mund ta përdorni në sasi të vogla për t’i dhënë shije pjatave;

-Provoni mënyra të ndryshme të gatimit të ushqimeve, si pjekja, zierja, pjekja në zgarë,  zierja në avull për të ruajtur vlerat ushqyese të tyre. 

Hani ushqime që përmbajnë acide yndyrore omega-3

-Shtoni fruta të thata në vaktet tuaja si në drithëra, sallatëra etj;

-Konsumoni rreth dy herë në javë peshk si salmon, trofta e liqenit, sardele etj;

-Konsumimi i vezëve gjithashtu ështe një burim i mirë i marrjes se acideve ynyrore omega-3.

Përfshini përdorimin e fibrave dietike

-Përdorni ushqime me bazë bimore si burime proteinash, duke përfshirë fasulet, thjerrëzat, farat dhe arrat;

-Konsumoni fruta dhe perime;

-Zgjidhni të konsumoni më shpesh fruta dhe perime të plota në vend të lëngjeve që mund të përgatisni prej tyre;

-Mos i qeroni frutat dhe perimet që konsumoni. Heqja e lëkurës të produkteve, si mollët dhe patatet, ul përmbajtjen e fibrave të tyre – thjesht sigurohuni që t’i lani ato përpara se t’i përgatisni ose konsumoni.

Kufizoni perdorimin e yndyrnave të ngopura

-Zvogëloni konsumimin e mishit të përpunuar me përmbajtje të lartë të yndyrave të ngopura, si  sallamin dhe proshutën;

-Zëvendësoni djathrat me yndyrë më të lartë me opsione me më pak yndyrë;

-Konsumoni qumësht ose kos me pak yndyrë;

– Hiqni lëkurën  mishit të pulës ose gjelit të deti përpara se ta kosnumoni;

-Kufizoni gjithashtu përdorimin e ushqimeve që përmbajnë sheqerna të shtuar si: biskota, pasta, byrekë, kifle, donuts etj.

Reduktoni përdorimin e kripës nëpër gatimet tuaja 

-Përgatitni më shpesh ushqimet në shtëpi në mënyrë që të kontrolloni sasinë e kripës në vaktet tuaja;

-Përdorni sa më pak kripë në gatim;

-Kur zgjidhni të konsumoni ushqime të konservuara, zgjidhni supat dhe perimet “me kripë të reduktuar” ose “pa kripë”;

-Kontrolloni etiketën e produkteve që blini nëpër markete dhe zgjidhni produkte me përmbajtje të ulët të kripës.

MË TEPËR

Kryesore5 orë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar5 orë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix5 orë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix5 orë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix5 orë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix5 orë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix5 orë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix5 orë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Mix5 orë më herët

Zayn Malik tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg metropolit!

Artisti, i cili transformoi botën e muzikës pop, tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg...

Mix5 orë më herët

Një nga femrat më të bukura në botë, Emily Ratajkowski pa fat në dashuri!

Emily Ratajkowski tërhoqi të gjithë vëmendjen në një event bamirësie në Nju Jork. Modelja ktheu kokën me një fustan me...

Facebook