Lidhu me ne

Radar

Berisha nga Korça: Çdo vepër të keqe, Rama e kalon me batuta të filmave të Kinostudios

“Demokratët janë kërcënuar që mos t’i bashkoheshin ‘Foltores’”

“Demokratët janë kërcënuar që mos t’i

Ish-kryeministri Sali Berisha tha gjatë një takimi elektoral në Korçë se demokratët janë shantazhuar e kërcënuar që të mos i bashkohen “Foltores”.

Berisha nuk përmendi emra konkretë, por u shpreh se demokratët janë kërcënuar se do të hiqen nga puna nëse do t’i bashkoheshin lëvizjes së tij.

“Në të gjithë këtë situatë, mund të themi se zhvillim historik, ishte vepra juaj, vepra e demokratëve shqiptarë që ngritën në një afat kohor rekord opozitën e vërtetë shqiptare. U ngritët si misionarë të vërtetë. Këto 10 muaj, kanë qenë muaj presionesh të mëdha mbi ju.

Kanë qenë muaj shantazhesh, kërcënimesh. Njëri ju kërcënonte se do ju heq nga puna po u bashkuat me lëvizjen. Tjetri ju kërcënonte se do ju pushonte gruan apo prindërit nga puna. Tjetri ju kërcënonte se viza amerikane nuk do i shihni me sy. Ne u ngritëm absolutisht si njerëz të apasionuar pas lirisë.

Ne u ngritëm sepse e konsiderojmë pluralizëm jetik për veten tonë, për fëmijët tonë dhe të afërmit tonë. Ne u ngritëm pavarësisht nga privacionet që mund të pësonim” – u shpreh ish-kryeministri.

Duke u ndalur tek projekti për Parkun e Butrintit, Berisha akuzoi kryeministrin Rama se aty do të ndërtohen vila për familjet e qeveritarëve. Ish-kryeministri tha se çdo vepër të keqe, Rama kërkon që ta kalojë me batuta të filmave të vjetër të Kinostudios.

“E shihni çfarë Kam bashkëpunuar ngushtë me Fondacionin Shqiptar-Amerikan. Ata kishin kujdes që Parku të mos prekej. Çfarë ndodhi tani? Për të administruar vendin e zbulimeve arkeologjike, u krijua një fondacion, por mijëra hektarë të tjerë u shkëputën nga parku. 620 vila në kepin e Sillës nga njerëzit e Edi Ramës.

Prishi kishën ortodokse, u ka lënë një rrip toke ndërsa pjesën tjetër do e bëje resort turistik. Ja ka lënë njerëzve të tij, ministrave dhe njerëzve të tij.

Çdo vepër të keqe, kundër qytetarëve e kalon me batuta të filmave të kinostudios.

E kalon me pacipësira dhe me fjalë që s’duihen thënë dhe mendon se në këtë mënyrë mbyll çdo dosje.

Pasuria jonë po vidhet dhe grabitet. Po bëhemi si ata që resurset ishin të mallkuara. Ne duhet t’i kthejmë në pasuri për veten tonë”- tha Berisha.

MË TEPËR

Mix6 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix6 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix6 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix6 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix6 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix6 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix6 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix6 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix6 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix6 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook