Lidhu me ne

Mix

Mëlçia e dhjamosur shpeshherë nuk jep shenja

“Mëlçia është organi më i madh i trupit. Ajo kryen shumë funksione dhe shpesh nuk jep shenja paralajmëruese kur ështe e sëmurë deri në stadet e avancuara të sëmundjes”, kështu bën me dije Mjeku Gastro – Hepatolog, Altin Cekodhima. Sipas Dr. Cekodhima një person vuan nga një sëmundje e tillë kur sasia e yndyrnave në mëlçi ka kaluar 5 – 10 % të peshës së saj. Mëlçia e dhjamosur paraqet rrezikshmëri pasi për vite me radhë ajo nuk paraqet asnjë problem apo simptomë. Shkaqet të cilat sjellin dhjamsosje të mëlçisë janë të shumta, duke përmendur konsumimin e tepër të alkoolit, kequshqyerjen, etj,. Ndërsa pacientët më të riskuar për të krijuar dhjamosje të mëlçisë janë ata me moshë të mesme dhe me mbipeshë.

Çfarë do të thotë mëlçi e dhjamosur?

Mëlçia e dhjamosur është grumbullimi i yndyrnave në qelizat e mëlçisë. Gjithashtu ndryshe quhet hepatosteatoza ose steatoheoatitis. Për mëlçinë është normale të përmbaje disa yndyrna, por kur sasia e tyre është më shumë se 5 – 10% e peshës se mëlçisë atëherë mëlçia juaj është e dhjamosur.

Si arrijnë ta kuptojnë njerëzit që kanë mëlçi të dhjamosur duke qenë se shpeshherë nuk ka simptoma?

Mëlçia e dhjamosur shpesh nuk ka simptoma për vite me rradhë ndërsa dëmtimet janë në proces të vazhdueshëm. Njerëzit mësojnë se kanë mëlçi të dhjamosur gjatë ekzaminimeve për probleme të tjera mjekësore. Yndyrnat mund të dëmtojnë mëlçinë tuaj për vite me rrallë ose dekada, pa shkaktuar probleme të dukshme. Kur dëmtimet bëhen të rënda ose serioze shkaktojnë: lodhje, dobësi trupore, rënie në peshë dhe konfuzion. Mëlçia është organi më i madh i trupit. Ajo kryen shumë funksione dhe shpesh nuk jep shenja paralajmëruese kur ështe e sëmurë deri në stadet e avancuara të sëmundjes.

Çfarë ekzaminimesh kryhen për të diagnostikuar dhjamosjen e mëlçisë?

– Mund të diagnostikohet me analiza gjaku dhe gjithashtu me biopsi të mëlçisë.
– Është një nga arsyet më të shpeshta për një rritje të lehtë të niveleve të enzimave të mëlçisë.
– Imazhe speciale të marra prej ekos, skanerit, rezonancës magnetike mund të sugjerojnë për dhjamosje të mëlçisë, por biopsia është e nevojshme për ta konfirmuar atë.
– Biopsia është teknika e marrjes së disa qelizave prej mëlçisë, procedurë e cila kryhet në age të veçantë. Me pas qelizat e marra ekzaminohen me mikroskop nga mjeku specialist.

Doktor meqenëse mëlçia është organi më i madh i trupit, cilat janë disa prej funksioneve të rëndësishme të mëlçisë?

Në funksionet e rëndësishme të mëlçisë përfshihen:

Shpërbërja e ushqimeve

Ruajtja rezervë e vitaminave, hekurit dhe mineraleve të tjera të rëndësishme për trupin

Prodhon proteinat

Prodhon lëngjet biliare për tretjen e ushqimeve

Kryen shpërbërjen e shumë produkteve përfshirë, ilaçet, alkoolin dhe shumë helme.

Cilat janë shkaqet që sjellin dhjamosje të mëlçisë?

Janë një sërë situatash të ndryshme, ilaçe dhe lëndë toksike që shkaktojnë dhjamosje të melçisë. Ngrënia e ushqimeve hiperkalorike shkakton depozitim të yndyrnave në mëlçi. Situata të caktuara siç janë: obeziteti, diabeti dhe trigliceridet e larta shkaktojnë dhjamosje të mëlçisë. Pacientët më të riskuar për të bërë dhjamosje të mëlçisë janë ata me moshë të mesme dhe me mbipeshë.

Disa shkaqe të mëlçisë së dhjamosur janë:

Përdorimi i tepërt i alkoolit
Kequshyerja
Përdorimi i steroideve
Toksiciteti nga acidi Valporik
Obeziteti
Sindroma Cushing
Helmet
Marrja e tetraciklinës në doza të larta
Shtatëzënia
Diabeti
Hiperlipidemia
Humbje e shpejtë në peshë
Megjithatë ndodh që disa njerëz bëjnë dhjamosje të mëlçisë pa patur asnjë nga situatat e sipërpërmendura.

Cili është trajtimi i duhur për t’u përdorur?

Mëlçia e dhjamosur shpeshherë nuk shkakton problem. Në këto raste quhet asimptomatike.
-Humbja në peshë, kufizimi i yndyrave dhe gjimnastika në pacientët mbipeshë prodhon rezultate të paqëndrueshme për një kohë të gjatë, por është mirë të bëhen përpjekje.
-Dhjamosja e mëlçisë e shkaktuar prej toksikimit nga alkooli mund të mos përmirësohet edhe pse ndërpritet përdorimi i tij.
-Kontrolli i mirë i diabetit mund të reduktojë dhjamosjen e mëlçisë.
-Duhet të ulni nivelin e triglicerideve me dietë, me medikemente ose të dyja mënyrat së bashku.
-Ushqehuni në mënyrë të shëndetshme dhe të balancuar.
-Rrisni aktivitetin tuaj fizik.
-Kryeni kontrolle periodike të rregullta tek mjeku specialist i mëlçisë.
-Nuk ka trajtime mjekësore ose kirurgjikale për mëlçinë e dhjamosur ose steatohepatitin jo alkoolik (NASH), por përmirësimi i dietës dhe rritja e aktivitetit fizik mund t’ju ndihmojnë në parandalimin ose kthimin në normë të disa dëmtimeve.

TV, Klan Intervistoi: Vilma Kërçiku

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix2 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix2 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix2 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix2 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix2 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix2 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix2 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix2 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar2 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook