Lidhu me ne

Kryesore

‘Një nga vjedhjet më të mëdha të shekullit’/ Berisha: Rama shpenzoi 2 miliardë euro për rrasa guri

‘Një nga vjedhjet më të mëdha të shekullit’/ Berisha: Rama shpenzoi 2 miliardë euro për rrasa guri

Nga qyteti i Vlorës, lideri historik i demokratëve, Sali Berisha u ndal te abuzimet e qeverisë. Ai theksoi sidomos abuzimet me projektin e Rilindjes Urbane.

“Borxhi ka shkuar në 107 përqind.

Ku shkuan këto para?

U shndërruan në rrogë, në pensione, në shërbime shëndetësore moderne, në shkolla moderne apo në rrugë?

Të gjitha, shumica dërrmuese u shpërdorua dhe u vodh.

Kjo qeveri nuk ka asnjë kontroll nga qytetarët, asnjë interes nga qytetarët.

A nuk është ky një shkelmim i interesit tonë kombëtar?

Kjo është më shumë se kurrë që ne t’i dalim zot interesit tonë kombëtar, se ne nuk duhet të pranojmë kurrë një politikë të tillë.

Pse unë u bëj thirrje që të shohim në këtë nivel? Sepse nëse nuk shohim në këtë nivel, do shkojmë poshtë e më poshtë. Sepse vetëm kështu mund të ngrihemi si misionarë, të përballemi me këtë qeveri, të ecim përpara me misionin tonë dhe të çlirojmë vendin që në shumë aspekte sillet si një pushtues i huaj.

Një qeveri që arreston 38 mijë qytetarë për faturat e ujit dhe dritat, se nuk ndodh në botë që të arrestohet kush për fatura, ky e bën këtë që të ngulisë frikën te qytetarët. Diktaturat e bëjnë këtë sepse e dinë se qytetarët sundohen vetëm me frikë.

Ai përdor urinë, kurse vetë shëtit me avion në dispozicion. Çdo udhëtim nga 150 deri në 300 mijë euro.

Edhe sot, në kulmin e kësaj krize, kur qytetarët e marrin vajin tre herë më shtrenjtë se disa muaj më parë, kur qytetarët e blejnë naftën dy-tre herë më shumë se në SHBA, ku të ardhurat për frymë janë 30 herë më të larta, sot vazhdojnë dhe 7 milionë euro nga fondi rezervë i japin për ahengje për Bashkinë e Tiranës dhe Ministrinë e Kulturës.

Çdo shqiptar duhet ta pyesë Edi Ramën se kur u bëre kryeministër, kishe 200 milionë euro të fshehura, nuk i përgënjeshtrove këto. Çdo qytetar duhet ta pyesë, si mund të shpenzosh 2 miliardë euro në rrasa guri për sheshet e qyteteve. A ka abuzim më të madh se kjo?

Ua them këtu, Rruga e Kombit, në lëvizje materialesh, shkëmbinjsh, dheu, beton, ura, tunele, është trefishi i kaskadës së Drinit në vëllim.

Ka kushtuar 1.2 miliard euro. Kurse rrasat e gurit nga Tropoja në Gjirokastër na kanë kushtuar 2 miliardë. Kjo është një nga vjedhjet më të mëdha të shekullit,” tha Berisha.

MË TEPËR

Radar17 orë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore17 orë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore2 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar2 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix2 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix2 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix2 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix2 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook