Lidhu me ne

Radar

“Tirana, një Romë e vogël”- Rama intervistë për prestigjiozen italiane: Për Murinjon “tradhtova” Juven! Conference League e fiton…

“Tirana, një Romë e vogël”- Rama intervistë

Kur na ndajnë edhe pak ditë nga finalja e Conference League mes Romës dhe Fejnordit, që do të luhet në Tiranë në 25 maj, kryeministri Edi Rama ka bërë parashikimin e tij, duke thënë që holandezet e kanë shumë të vështirë të fitojnë.

Në një intervistë për prestigjiozen italiane “Corriere Dello Sport”, Kryeministri Edi Rama flet për organizimin e finales  pritshmëritë dhe klimën në kryeqytetin shqiptar.

“Mendoj se Feyenoord ka më pak shanse për të marrë kupën, si të thuash… Holandezët do të luajnë jashtë shtëpisë, sepse Tirana është një Romë e vogël. Të gjithë shqiptarët do të bëjnë tifo për Romën”, u shpreh Rama.

Ai thekson se kjo finale do të ketë një imakt shumë të madh në imazhin e Shqipërisë në botë dhe kjo falë ndërtimit të një stadiumi që pak vite më parë ishte thjesht një projekt në letër.

“Jemi organizuar dhe do të jemi në lartësinë e duhur. Kush nuk do të hyjë në stadium mund të bashkohet me zonat e fansave të rezervuara për miqtë. Kam kërkuar mbështetje nga policia e Romës dhe e Roterdamit për të na dhënë një dorë.

Unë mbështes Juventusin që i vogël por tani që Romën e drejton Murinjo bëhet pak e komplikuar situata. Kam ngelur i mahnitur nga Interi i tij dhe në atë periudhë e kam tradhtuar Juventusin. Unë nuk jam një ekspert futbolli por më interesojnë më shumë trajnerët sepse mësoj nga karizma e tyre por edhe nga lidershipi e mënyra se si menaxhojnë një grup”, është shprehur kryeministri.

Në fund, Rama shkëput një mendim edhe për Marash Kumbullën, duke u shprehur se ai është flamuri ynë dhe një lojtar shume i fortë.

“Nuk e njoh personalisht por këtu të gjithë flasin mirë për të. Në Shqipëri nuk është e lehtë t’i bësh të gjithë të jenë dakord. Marashi është flamuri jonë dhe një lojtar shumë i fortë. Ka qenë shumë i aftë për ta bëjë Murinjon të ndryshojë mendje duke fituar hapësira të rëndësishme në skuadër”, ka deklaruar Edi Rama.

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix2 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix2 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix2 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore2 orë më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix2 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix2 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook