Lidhu me ne

Mix

10 shprehje që çdo mama shqiptare i ka “në majë të gjuhës”

10 shprehje që çdo mama shqiptare i ka “në majë

Kur flitet për mamatë shqiptare, biem të gjithë dakord se kanë sakrifikuar shumë për të na rritur. Ama, i gjithë procesi i rritjes sonë është shoqëruar me këto shprehje:

“Kur të mos jem unë do më kujtosh.”

E ke parasysh kur nuk ke larë enët, apo ke nxjerrë mishin nga frigoriferi? Për ty janë detaje, për mamin një dramë e re.

“Është shtëpi, jo hotel.”

Ti do të festosh, por mami, si zëri i ndërgjegjes, të rikujton se qejfi e zëvendëson shtëpinë me hotelin.

“Mos i ha se i kemi për miqtë.”

Po, ato karamelet mbi tavolinë janë thjesht produkt vitrine.

“Blije një masë më të madhe, që ta kesh edhe për vitin tjetër.”

Po mami, ky xhup do të jetojë me mua përgjithmonë.

“Jepja vëllait/motrës se gëzon.”

Një bluzë e re? Jepja vëllait. Një ëmbëlsirë e shijshme? Jepja motrës. Po unë?!

“Me këto nerva që ke, s’të mban burri.”

Hmm, ndoshta nuk e mbaj unë burrin; ndoshta nuk martohem kurrë; ndoshta nervat e mia janë kundërpërgjigje e traumave familjare e fisnore. Gjithsesi, lëre fare, nuk je gati për këtë bisedë.

“Ke ngjarë nga ata të babit.”

Nuk të duket e çuditshme që kur bën diçka të mirë ke ngjarë nga mami dhe kur bën diçka “të keqe”, i ke “këputur kokën tët ati/ hallës/ xhaxhait”?

“E mirë, se s’ta thashë për keq!”

Në fund të fundit, ku është e keqja te “kur do gjesh ndonjë?” dhe “qyyyqja, sa je shëndoshur!”?

“Pse, ça të mungon? Gjithë të mirat i ke.”

Me të mirat nënkupton: djathë, domate dhe kastravec në frigorifer.

“S’merrem me llafe unë.”

Pasi e gjithë lagjja kalon në filtrin e mamit, ajo papritur del në përfundimin se gjithsecili ka jetën e vet, ajo s’është askush për t’i gjykuar dhe se nuk merret me llafe.

Copyright Anabel.al 

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix2 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix2 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix2 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix2 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix2 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix2 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix2 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix2 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook