Lidhu me ne

Radar

Pushtimi i Ukrainës mund të ketë nisur Luftën e Tretë Botërore, Soros: Rrezikohet mbijetesa e njerëzimit

Soros Profil 1024x683

Miliarderi amerikan, George Soros, bëri një parashikim të frikshëm se civilizimi mund të mos mbijetojë pas pushtimit rus të Ukrainës, duke thënë se ai mund të ketë shënuar fillimin e Luftës së Tretë Botërore.

Gjatë fjalimit të tij në një darkë në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos, investitori dhe filantropisti tha se lufta e ka tronditur Evropën në thelb.

Ai i kërkoi botës që të përdorë të gjitha burimet për ta përfunduar luftën sa më shpejt duke shtuar se mënyra më e mirë dhe ndoshta e vetmja për të ruajtur qytetërimin tonë, është të mposhtim Putinin.

Mes të tjerash, Soros deklaroi se zhvillimet e fundit treguan se Europa ka një pozicion më të fortë nga sa mendonte në lidhje me varësinë ndaj gazit rus.

“Putin e ka vendosur gazin në depo në vend që ta eksportonte në Evropë, duke krijuar mungesë. Por Rusisë do t’i mbarojnë hapësirat e magazinimit deri në korrik dhe nuk do të ketë zgjidhje tjetër veçse të shesë në Evropë, e cila është tregu i saj i vetëm. Unë mendoj se Putini ka qenë shumë i zgjuar në një lloj shantazhi ndaj Evropës, duke kërcënuar se do të ndërpresë gazin, por në fakt rasti i tij është shumë më pak i fortë sesa pretendon”, shpjegoi Soros.

BE-ja po përpiqet të shkurtojë varësinë e saj nga karburantet fosile ruse me dy të tretat deri në fund të vitit. Por përpjekjet për të ndaluar importet ruse janë penguar për shkak të hezitimit nga Gjermania dhe Hungaria.

MË TEPËR

Mix18 orë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar18 orë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar19 orë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet19 orë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix19 orë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore19 orë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore1 ditë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix1 ditë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix1 ditë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix1 ditë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook