Lidhu me ne

Kryesore

Dendias dekonspiron Edi Ramën: Presim largimin e Ilir Metës për të zgjidhur çështjen e Detit në Hagë


Ministri i jashtëm grek Niko Dendias ka dhënë një intervistë për mediet greke pas vizitës së tij në Tiranë.

Gazetari i radios Skay iu drejtua minitrit duke i kujtuar faktin që në konferencën e përbashkët për shtyp homologia shqiptare Olta Xhaçka, i cila përmendi çështjen çame.

Gazetari tha për Xhaçkën: “u ngrit befas një çështje e cila besonim se ishte braktisur”.

Dendias u përgjigj se kjo çështje “nuk ekziston” dhe se ministres shqiptare ia dha përgjigjen aty për aty.

“Mendoj se përgjigja greke është dhënë, që të mos ketë keqkuptime në asnjë pjesë. Përtej kësaj, megjithatë, nuk mendoj se marrëdhëniet greko-shqiptare do të jenë peng i çështjes specifike që pala greke, me të drejtë, e konsideron të paqenë.”- tha Dendias.

Gazetari më pas e pyeti Dendias nëse ekziston opsioni për t’i vënë “veton Shqipërisë” në lidhje me negociatat për anëtarësimin në BE, në rast se çështje të tilla ngrihen sërish. Por Dendias tha se nuk do donte të arrinin në një pikë të tillë ndërsa i përmendi gazetarit çështjen e Detit dhe dërgimin e dosjes në Hagë. Këtu ai zbuloi se arsyeja pse dosja nuk është dërguar në Hagë, është se nuk e miraton presidenti Ilir Meta dhe po pritet largimi i tij nga detyra.

“Nuk do doja, më kuptoni, kur dikush fillon e pozicionohet mbi çështje që janë hipotetike krijon hapësirë ligjore, pasi dhe bashkëbiseduesin e vë në një pozitë të vështirë që nuk i duhet. Shqipëria të paktën nën drejtimin e kryeministrit Rama ka bërë një zgjedhje shumë të madhe. Cili është ky opsion?

Është Bashkimi Europian, ligji europian, dhe rrjedhimisht partneriteti me Greqinë. Ai ra dakord me ne që të shkojmë në Hagë sipas rregullave të së drejtës ndërkombëtare. Kjo nuk është bërë ende pasi presidenti nuk i jep autoritetin përkatës kryeministrit. Në 2-3 muajt e ardhshëm pa padyshim do të zgjidhet një tjetër President në Shqipëri. Pra, e gjithë kjo atëherë është e realizueshme.”- tha Dendias.

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore2 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore3 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar3 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix3 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix3 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix3 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix3 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix3 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook