Lidhu me ne

Radar

“Ikonë e vlerave të larta”/ Mesazhi i Berishës për ndarjen nga jeta të Bujar Nishanit, bashkëpunëtorit të ngushtë

“Ikonë e vlerave të larta”/ Mesazhi i Berishës

Kryedemokrati Sali Berisha ka përcjellë mesazhin e ngushëllimit për ndarjen nga jeta të një prej bashkëpunëtorve më të ngushtë të tij, ish-presidentit Bujar Nishani.

Berisha e quan Nishanin ikonë të vlerave më të lartë të njeriut, duke evidentuar sukesin që ai ka patur gjatë drejtimit të shtetit.

“Ish presidenti Bujar Nishani, ishte ikone e vlerave me te larta morale te njeriut, ndershmerise, atdhetarise dhe perkushtimit. Ai ishte burreshtetasi i shquar, qe perfaqesoi kombin dhe Shqiperine me dinjitet te veçante dhe urtesi ne arenen nderkombetare duke i dhene nder dhe vlere institucionit te presidentit, shtetit dhe qytetareve shqiptare.

Ish presidenti Bujar Nishani ne keto 30 vite, si nje sherbetor i qytetarve dhe vendit te tij permbushi me nder detyra te rendesishme nga drejtues drejtorie ne Ministrine e Mbrojtjes, minister i Rendit Publik dhe deri ne President i Republikes”, shkruan Berisha.

Ky i fundit ndalet te kontributi i Nishanit në Partinë Demokratike dhe të bashkëpunimi i ngushtë që ka patur ndër vite.

“Bujar Nishani ishte gjithashtu nje drejtues i shkelqyer dhe efiçent e i dashur i Partise Demokratike, deputet, minister, dhe kandidat i votuar per president te Republikes nga mazhoranca e kesaj partie.

Personalisht une kam patur tek Bujar Nishani njerin prej bashkpuntoreve me ta afert, me te afte, me te dashur dhe me çmuar, me te virtytshem qe do mbetet gjithmone ne memorien time si mirenjohje e thelle per bashkepunimin e ngushte qe kemi patur si krenari e veçante qe pata nje mik fisnik si ai.

Ndaj sot eshte dite zie dhe dhimbje te thelle per familjen e nderuar Nishani qe humben bashkeshortin dhe prindin e tyre te mrekullueshem e shebullor, per miqte dhe te afermit e tij qe humben nje mik te dashur qe do ju mungoje gjithmone, per Partine Demokratike qe humbi njerin prej drejtuesve me te talentuar, per shtetin dhe kombin shqiptar qe humben sot sherbetorin besnik dhe te perkushtuar, shtetarin e afte e te ndershem, patriot dhe fisnik”, shton Berisha.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook