Lidhu me ne

Radar

Zef Preçi denoncon televizionin News 24: “Më përdorët për të sulmuar drejtorin e tatimeve”

Ish ministri dhe eksperti i ekonomisë Zef Preçi ka denoncuar TV News 24 se ka përdorur pa shkak emrin e tij në fushatën që ka nisur kundër drejtorit të tatimeve Ceno Klosi. Prej disa ditësh media si News 24, Balkanweb dhe panorama po i japin shumë vend një skandali për posedimin e një vile luksoze në Londër nga Klosi i cili për më tepër as nuk e ka deklaruar këtë pronë në deklaratën e tij të pasurisë.

Në këtë denoncim që ka marreë trajtën e një fushate, madje që u komentua gjatë edhe në emisionin “Pikat mbi” I, e ka parë vetën në mënyrë të beftë edhe Preçi. Ai ka dhën një intervistë të përgjithshme në TV pa e përmendur rastin e drejtorit të tatimeve.Por pas disa ditësh e ka parë veten në një lajm titulli i të cilit qe: “VIDEO/ Emërimi i Ceno Klosit në krye të Tatimeve, flet eksperti Zef Preçi: Postet publike përdoren për mbrojtjen e personave që abuzojnë me detyrën”.

Kjo e ka bërë ekonomistin të revoltohet pasi është përdorur se vegël në një fushatë mediatike. Ai ka shkruar në facebook e tij: “Te jem i drejtperdrejte: une nuk kam bere asnje investigim ne lidhje me aferat e dyshuara te Drejtorit te Pergjithshem te Tatimeve te denoncuara ne shtyp apo te marra ne mbrojtje nga disa mediume te tjera”. Nisur nga ky rast ai i ka kërkuar Neës 24 dhe “Balkanëeb” ta ritransmetojë të saktë intervistën e tij sepse përndryshe: “menyren e pasqyrimit te intervisten sime ne asosacion me nje ceshtje te dyshuar korrupsioni dhe abuzimi me detyren te nje zyrtari te larte publik do ta konsideroj si te qellimshme dhe do te mbaj qendrimin perkates”.

Mediat e Focus grup e kanë akuzuar drejtorin et atimeve Ceno Klosi, se pak muaj pasi KLSH-ja kishte evidentuar shkelje të shumta të tij gjatë detyrës së mëparshme si drejtor ekonomik dhe finance në OSHEE, u emërua drejtor i Përgjithshëm i tatimeve.

“News24” zbuloi se adresa e biznesit që vetë Ceno Klosi ka deklaruar se disponon në Angli, është një vilë luksoze në një zonë rezidenciale mjaft të shtrenjtë. Shoqëria “First bar limited”, me adresë numër 29 në Blackwood Close, West Byfleet, ku drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve është aksioner me 33%, është një vilë me pishinë, kopsht, 4 dhoma gjumi, tri dhoma ndenjeje, tri banja, garazh dhe mjedise të tjera.

Sipas llogarive te TV çmimi i vilës në 2001 ka qenë 435,000 paund, në 2010 ka arritur në 775,000 paund dhe sot kushton mbi 1 milion paund. Ky çmim është listuar nga agjencitë imobiliare angleze dhe duke shfletuar në internet fotot e vilës, ku Ceno Klosi, ka regjistruar biznesin në Angli, kupton se ajo është një pronë luksi. Por, Ceno Klosi nuk ka dhënë asnjë informacion në deklaratën e tij të pasurisë për këtë fakt, duke mbajtur të fshehur informacionin për biznesin e tij britanik.

MË TEPËR

Radar20 orë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore20 orë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore2 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar2 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix2 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix2 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix2 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix2 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook