Lidhu me ne

Mix

Cilat janë shkaqet e epilepsisë?

Nga mjekja neurologe Brunilda Zllami

Epilepsia nuk ka shkaqe të identifikueshme në mbi gjysmën e atyre që vuajnë nga kjo diagnozë. Në pjesën tjetër, është një gamë faktorësh;

Ndikimi gjenetik: Shkencëtarët i lidhin disa tipe të epilepsisë me disa gjene specifike dhe mendohet se ka më shumë se 500 gjene që janë lidhur me këtë shkak. Për shumicën e njerëzve gjenet janë vetëm një pjesë e cila ndoshta i bën persona të caktuar, më të ndjeshëm ndaj faktorëve mjedisorë që nxisin epilepsinë;

Traumat e kokës: Dëmtime traumatike që prekin kryesisht korteksin cerebral mund të bëhen vatra epileptogjene, por ndonjëherë edhe pa një dëmtim të dukshëm në ekzaminimet imazherike, pas një traume koke mund të shfaqen krizat epileptike;

Insultet cerebrale: Në varësi të vendit të dëmtimit, disa AVC mund të shoqërohen me epilepsi. ACV-të janë shkaku i gati gjysmës së epilepsive të moshës adulte; Demenca është një nga shkaqet e shpeshta të epilepsisë në moshën e tretë. Sëmundjet virale dhe bakteriale që prekin trurin, si: meningjiti dhe encefaliti apo abceset cerebrale mund të shoqërohen me epilepsi;

Cerebral Palsy: Dëmtimet e periudhës së paralindjes apo gjatë lindjes që mund të shkaktojnë dëmtim të trurit, si ishemitë apo hemorragjitë cerebrale, infeksionet, mungesa e oksigjenimit të trurit janë shkak i rreth 20% të epilepsive tek fëmijët. Këto çrregullime mund të shoqërohen ose jo me dëmtime të tjera neurologjike dhe konjitive;

Çrregullimet e zhvillimit: Sindroma të veçanta, si ajo “daun” kanë shoqërim të shprehur me epilepsinë; Çrregullimet e rëndësishme respiratore, kardiake, elektrolitike, metabolike mund të çojnë në kriza konvulsive (duhet bërë diferenca me epilepsinë).

Mosha: Mund të ndodhë në çdo moshë, por tenton të jetë e formës primare në moshë të vogël dhe sekondare në moshë të madhe.

Seksi: Meshkujt kanë risk lehtësisht më të rritur se femrat.

Historia familjare: Ka rritje të riskut për kriza epileptike në rast historie familjare me epilepsi.

MË TEPËR

Kioske2 ditë më herët

“Luftën po e kërkon Europa, jo Rusia” – Viktor Orbán

Atmosfera e krijuar në Europë, sipas kryeministrit hungarez, i ngjan asaj të para Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore....

Mix2 ditë më herët

Honor Magic V Flip: smartphone i ri i palosshëm me bateri 4,500 mAh

Disa imazhe të smartfonit të ri të palosshëm Honor kanë rrjedhur në internet, si dhe disa detaje mbresëlënëse rreth baterisë...

Mix2 ditë më herët

Apple dhe Samsung monopolizojnë renditjen e smartfonëve më të shitur. Zbuloni top 10-shen

Sipas të dhënave të fundit nga Counterpoint Research, Apple dhe Samsung mbajtën një kontroll të fortë në tregun global të...

Mix2 ditë më herët

Njihuni me simptomat e kancerit të mushkërive!

Kanceri i mushkërive është një nga sëmundjet më serioze dhe të rrezikshme që prekin njerëzit në mbarë botën. Njohja dhe...

Aktualitet2 ditë më herët

Dashamir Shehi ndahet nga Berisha e Basha: S’e kanë vrarë mendjen fare për hallet e qytetarëve!

I zhgënjyer nga aleatët tradicionalë të opozitës kreu i LZHK Dashamir Shehi, është bashkuar me Ekrem Spahinë, kryetarin e Partisë...

Kryesore2 ditë më herët

Ku e sheh veten pas 20 vitesh? Rama: Katunar pa pretendime dhe i padukshëm

Kryeministri Edi Rama, në podkastin e tij “Flasim” ku kishte të ftuar këngëtarin Alban Skënderaj, ka treguar pas 2 dekadash...

Mix2 ditë më herët

Lady Gaga zbulon nëse do të ketë një vazhdim të “Telephone”

Lady Gaga dhe Beyoncé mund të mos kenë publikuar një vazhdim të “Telephone” në Cowboy Carter, por një bashkëpunim tjetër...

Mix2 ditë më herët

Oriola Marashi publikon foto nga palestra, “çmend” rrjetin me linjat trupore

Oriola Marashi vazhdon të jetë njëra ndër modelet më të komentuara shqiptare. Pozat e saj provokative nuk mungojnë thuajse për...

Kioske4 ditë më herët

Portret në Le Figaro Magazine/ Enigma e Mira Muratit

” Gruaja në hije që ndriçon inteligjencën artificiale”, kështu e ka titulluar shkrimin për Mira Muratin që Lapsi. Al po...

Mix4 ditë më herët

5 zakone që të bëjnë nervoz pa e kuptuar

Hulumtimet tregojnë se truri ynë është i fokusuar në gjërat negative. Ironikisht, disa nga mekanizmat e përballimit që përdorim për...

Facebook