Lidhu me ne

Radar

Kukësi, qarku më i varfër në Shqipëri dhe Europë! Diskriminim! Diskriminim! Diskriminim!

“Diskriminim, Kukësi i varfër"/ Berisha akuza

Kryetari i PD-së Sali Berisha, ka deklaruar se Kukësi është qarku më që i jep vendit të ardhura miliarda euro, por mbetet sërish një nga vendet më të varfra të Shqipërisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se Kukësi ka pësuar rënies sistematike të ekonomisë për gjatë viteve, duke akuzuar kështu qeverinë për shfrytëzim pa kriter të burimeve natyrore.

“Kukesi, qarku qe i jep vendit te ardhura miliarda euro, eshte gjithashtu qarku me i varfer ne Shqiperi dhe Europe!

Diskriminim! Diskriminim! Diskriminim!

Miq, qarku i Kukesit me kaskaden e Drinit, rezervat e medha minerale ne krom, baker, etj., alpet, bjeshket e bekuara me malet e Gjallices, Koritnikut, Kollovozit etj., kontribuon ne ekonomine e vendit miliarda euro; ne proporcion per fryme, me shume se çdo qark tjeter ne Shqiperi. Megjithate, te ardhurat  per fryme te banoreve te qarkut te Kukesit jane me te uletat ne Shqiperi dhe ne Europe. Ato jane 37% nen mesataren e te ardhurave per fryme ne nivel vendi dhe 47% me te ulta se sa te ardhurat per fryme te banoreve te qarkut te Tiranes.

Kjo diference u rrit frikshem gjate viteve te Edi Rames ne pushtet. Megjithese Rruga e Kombit sjell mbi 350 milion euro te ardhura nga turizmi i qytetareve te Kosoves, banoret e qarkut te Kukesit ndeshkohen me taksen e traut si asnje qytetar tjeter ne Shqiperi.

Se fundmi, Rama, i ngerthyer nga oligaket e tij ne shkelje te detyrimeve nderkombetare, hoqi edhe renten per burimet natyrore e cila duhet t’u mbetej ne teresi komuniteteve. Diferenca ne te ardhura midis banoreve te Qarkut te Kukesit dhe qarqeve te tjera te vendit u thellua gjithashtu per shkak te nivelit teper te ulet te investimeve publike ne kete qark nga Rama.

Te ardhurat për fryme ne Kukes ishin 2’945 euro në vitin 2020, ndërsa te ardhurat mesatare ne rang vendi ishin 4’681 euro per fryme. Ne te njejtin vit ne Tirane, te ardhurat per fryme ishin 6’279 euro.

Pergjate dekades se fundit, qarku me i varfer, ne vend qe te ngushtoje diferencen me pjesen tjeter te Shqiperise, e ka thelluar edhe me tej diferencen pasi ka pesuar renie ekonomike sistematike në vitet e fundit.

Ecuria e ekonomike e qarkut te Kukesit tregon shfrytezimin pa kriter te burimeve natyrore, perdorimi i te cilave nuk i çon te ardhura qytetit.

Qytete me kushte te tilla ne Europe jane me te pasurat për shkak se perfitojne nepermjet rentes, te ardhurave nga shfrytezimi i pasurive.

Sikur ekonomia e Tiranes te mbetet ne vend, Kukesit do t’i duheshin se paku 20 vite qe te rritej me 2% ne vit per te arritur nivelin e kryeqytetasve. Qyteti verior renditet gjithashtu nga me te varferit ne Europe dhe per kete fakt, po shpopullohet me shpejtesi nga emigracioni i jashtem dhe i brendshem”, shkruan Berisha.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

7 Ide recetash me ushqime që ndihmojnë në rënien nga pesha

Këto receta të thjeshta janë opsione të shëndetshme dhe të shijshme për të shuar urinë ndërmjet vakteve. Përbërësit anti-inflamator në...

Mix2 ditë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix2 ditë më herët

Sa operacione cezariane mund të përballojë një grua për lindjen e fëmijëve?

Disa gra lindin në mënyrë natyrale, kurse disa gra tjera lindin me prerje Cezariane. Secila foshnje vjen në këtë botë...

Mix2 ditë më herët

Studimi: Ngjitja e shkallëve do t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë

Përfitimet e ecjes për shëndetin tonë psikologjik dhe fizik janë të shumta dhe të gjithë e dimë se sa mirë është për...

Mix2 ditë më herët

11 këshilla të të folurit në publik nga folësit më të mirë të TED Talks

Nuk ka asnjë dyshim: TED Talks kanë ngritur shumë lart atë që konsiderohet një prezantim i paharrueshëm dhe impresionues në...

Mix2 ditë më herët

OpenAI debuton modelin “omni” GPT-4o që fuqizon ChatGPT

OpenAI ka njoftuar një model të ri gjenerues të AI, të cilin e quajtën GPT-4o – “o” qëndron për “omni”,...

Radar2 ditë më herët

Kush po pret fundin e Berishës? “‘Vdiq’ baba të na lirojë krevatin”, Murrizi liston emrat

Ish deputeti Myslym Murrizi, i ftuar në “Breaking”, dha emrat e disa deputetëve të opozitës, të cilët sipas tij po...

Sport2 ditë më herët

Granit Xhaka: Historia e një lojtari që refuzoi të dorëzohet

Shkruhet “Granit Xhaka”, lexohet “Talent, Këmbëngulje dhe Frymëzim”. Historia e tij meriton të shkruhet jo në artikuj, por në libra....

Mix2 ditë më herët

Van Hunt poston ‘pa dashje’ fotografinë nudo të Halle Berry në nder të Ditës së Nënës

Më 12 maj, në Ditën e Nënës, këngëtari 54-vjeçar postoi ‘pa dashje’ fotografinë nudo të partneres së tij, 57-vjeçare, me...

Mix2 ditë më herët

Për ty që do të kesh tatuazhe ‘sekrete’: Ja +10 ide

FOTO: GETTY | EDWARD BERTHELOT Edhe nëse trupi juaj është tashmë i mbuluar me tatuazhe nga koka te këmbët, versionet...

Facebook