Lidhu me ne

Mix

Elon Musk nuk do t`i lejojë punonjësit të punojnë nga shtëpia

Elon Musk nuk do t`i lejojë punonjësit të punojnë nga

Elon Musk nuk është adhurues i punës në distancë. Në orët e para të së mërkurës, Musk komentoi një email të postuar në Twitter ku kompania Tesla u kërkonte punonjësve që donin të punonin nga shtëpia, të largoheshin fare.

Megjithëse Musk nuk e konfirmoi vërtetësinë e emailit dhe as nuk e mohoi, shkruajti: Le të gjejnë një vend tjetër pune ku pretendohet se punohet.

Edhe më herët ka shprehur gati neverinë e tij për punonjësit amerikanë që përpiqen të shmangin zyrën.

Muajin e kaluar në nëj tjetër Twitter shkruante: “Covid i mashtroi njerëzit duke I bërë të besojnë se nuk është e nevojshme të punojnë shumë”.

Tre ekonomistë janë pyetur nga mediat e huaja dhe thonë se puna në distancë gjatë pandemisë nuk e dëmtoi produktivitetin e punonjësve.

“Shumica e provave tregojnë se produktiviteti rritet teksa njerëzit qëndrojnë në shtëpi”, tha Dr. Natacha Postel-Vinay.

“Njerëzit shpenzonin më pak kohë duke udhëtuar, kështu që mund të përdornin një pjesë të asaj kohe për të punuar, dhe gjithashtu mund të kalonin më shumë kohë me familjen e tyre. Flinin më shumë orë gjumë që do të thoshte se ishin më të lumtur dhe kështu ishin më produktivë”, shtoi ajo.

Prof. Albrecht Ritschl, një profesor i historisë ekonomike, tha gjithashtu se ndërprerja e udhëtimit ishte një bonus për produktivitetin e punëtorëve dhe shtoi se puna nga shtëpia çoi në më pak orë të shpenzuara në ‘takime të kota’.

“Koha e kaluar në zyrë nuk është e njëjta gjë si të punosh më shumë”, tha Ritschl.

Dr. Almarina Gramozi, një pedagoge e ekonomisë në King’s College në Londër (që për nga mbiemri duket se është shqiptare), tha se anketat më të mëdha të punëtorëve në SHBA dhe MB zbuluan se punonjësit ishin të paktën po aq produktivë në shtëpi sa në zyrë.

Të tre ekspertët thanë se produktiviteti u ul herë pas here në disa raste, por jo sepse njerëzit po i shmangeshin punës.

“Njerëzit me fëmijë në shtëpi gjatë pandemisë shpesh duhej të ndanin vëmendjen mes punës dhe kujdesit për fëmijët, duke çuar në një ulje të produktivitetit”, thanë Postel-Vinay dhe Ritschl.

Gramozi gjithashtu shtoi se produktiviteti nuk varet vetëm nga punonjësit individualë.

“Nivelet e produktivitetit varen në mënyrë thelbësore nga mbështetja që ofrojnë punëdhënësit, adoptimi i teknologjisë dhe nga lloji i punës që do ta lejonte atë të kryhet lehtësisht nga distanca”, tha ajo për Insider.

MË TEPËR

Mix9 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix9 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix9 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix9 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix9 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix9 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix21 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix21 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix21 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix21 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook