Lidhu me ne

Mix

Pse aktori Johnny Depp humbi në Britani, por fitoi në SHBA?

Analiza/ Pse aktori Johnny Depp humbi në Britani, por fitoi në SHBA?

Nga Robinson Levinson-King, BBC

Në vitin 2020, aktori i Hollivudit, Johnny Depp humbi një proces gjyqësor për shpifje në Mbretërinë e Bashkuar kundër gazetës ‘Sun’. Por të mërkurën, ai fitoi një padi të ngjashme kundër ish-bashkëshortes së tij, Amber Heard në një sallë gjyqi në SHBA.

Në fillim të gjyqit të tij të fundit, shumë ekspertë ligjorë sugjeruan se zoti Depp kishte një shans më të dobët për të fituar se sa në Mbretërinë e Bashkuar, sepse SHBA kanë një mbrojtje shumë më të fortë të lirisë së shprehjes.

Fakti që juria zbuloi se zonja Heard ishte fajtore për shpifje me një artikull, në të cilin ajo pretendonte se ishte viktimë e dhunës në familje, do të thotë se ata nuk e besuan dëshminë e saj.

Mark Stephens, një avokat ndërkombëtar i medias, i tha BBC se është shumë e rrallë që në thelb, e njëjta çështje të gjykohet në dy anët e oqeanit dhe të marrë rezultate të ndryshme.

Ai beson se faktori kryesor që ndikoi në fitoren e zotit Depp në Amerikë ishte fakti se gjyqi i tij në SHBA ishte para një jurie, ndërsa gjyqi i tij në Mbretërinë e Bashkuar, mbi një artikull në tabloidin britanik që e quajti atë ‘grua-rrahës’, ishte vetëm përpara një gjyqtari.

“Amber Heard ka humbur tërësisht në gjykatën e opinionit publik dhe para jurisë,” tha ai.

Si në gjyqin e zhvilluar në Mbretërinë e Bashkuar, edhe atë në SHBA, avokatët e Depp argumentuan se zonja Heard po gënjen- për të ngritur çështjen e tyre, ata sulmuan karakterin e saj dhe pretenduan se ajo ishte në fakt partnerja abuzive.

Kjo është një taktikë e zakonshme mbrojtëse në gjyqet e sulmeve seksuale dhe të dhunës në familje, e quajtur Darvo (mohoni, sulmoni dhe kthejeni viktimën në kriminele), tha zoti Stephens.

Kjo strategji i kthen gjërat në krahun tjetër mbi viktimën e supozuar duke e zhvendosur narrativën nga ‘a e ka kryer abuzimin i akuzuari’ në ‘a është viktima e supozuar e besueshme’.

“Ata mohojnë se kanë bërë ndonjë gjë, mohojnë se janë autori i vërtetë dhe sulmojnë besueshmërinë e individit që ka denoncuar abuzimin dhe më pas ndryshojnë rolet e viktimës dhe kriminelit”, tha zoti Stephens.

Në gjyqin e zhvilluar në Mbretërinë e Bashkuar, Stephens tha se gjykatësi e kuptoi këtë strategji dhe hodhi poshtë shumë prova që nuk adresonin direkt nëse zoti Depp kreu sulm apo jo.

“Avokatët dhe gjyqtarët priren të mos bien pre e kësaj strategjie, por ajo është shumë, shumë efektive në rastin e jurive,” tha ai. Burrat kanë më shumë gjasa që të besojnë argumentet e Darvos, por edhe juristet femra janë gjithashtu dyshuese.

“Njerëzit kanë një paradigmë në mendjen e tyre se si mund të jetë një viktimë e abuzimit dhe si mund të sillet ajo, dhe sigurisht të gjithë e dimë se kjo është shpesh e rreme”.

Hadley Freeman, një gazetare e ‘Guardian’ që ka mbuluar të dyja rastet, i tha BBC se një tjetër ndryshim i madh ishte fakti se gjyqi amerikan u transmetua në televizion, duke e kthyer çështjen gjyqësore ‘pothuajse në një garë sportive’.

Çdo kthesë dhe ndryshim në gjyq ndiqej nga miliona njerëz- shumë prej të cilëve iu drejtuan medieve sociale për të shprehur mbështetjen e tyre për zotin Depp.

Në TikTok, hashtagu ‘Drejtësi për Johnny Depp’ mori rreth 19 miliardë shikime. Juria u udhëzua që të mos lexonte për çështjen në internet, por ata nuk u sekuestruan dhe u lejuan të mbanin telefonat e tyre.

Zonja Freeman gjithashtu mendon se reagimet e ashpra të publikut kundër zonjës Heard i ngjanin përplasjeve gjatë lëvizjes MeToo.

“‘Besoni gratë’ duket se ngjan si një kohë shumë e largët kur bëhet fjalë për Amber Heard,” tha ajo.

MË TEPËR

Mix21 minuta më herët

Braktisi Italinë për Shqipërinë pas 30 vitesh, Beniada Nishani rrëfen arsyet

Modelja e njohur Beniada Nishani ka treguar se ishte vetëm 3 vjeç e gjysmë kur së bashku me familjen u...

Aktualitet24 minuta më herët

Një provokim pa shije në tarracën e një bashkie

Dom Gjergj Meta Merret vesh lehtë se ky është një provokim, i kërkuar, i mirëmenduar dhe i mirorganizuar nga lobe...

Mix27 minuta më herët

Nektarina apo pjeshkë? Ndryshimet dhe efektet shëndetësore të frutave të stinës

Pjeshkët dhe nektarinat janë dy varietete të së njëjtës specie. Ndryshimet midis këtyre dy varieteteve kanë të bëjnë sidomos me...

Radar30 minuta më herët

Pasuese e Berishës? Argita e pranon: Jam gati të marr drejtimin e PD

Edhe pse tha se nuk ka asnjë plan konkret, Argita Malltezi u shpreh në A2 CNN se është e gatshme...

Radar32 minuta më herët

“Pushteti i drejtësisë ishte marrë peng”, Spiropali: Opozita në mëngjes kërkon drejtësi nga SPAK, në darkë dalin poshtë ballkonit të Berishës

Elisa Spiropali, ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin, foli për Prokurorinë e Posaçme, duke e quajtur si diçka të re në...

Mix3 ditë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix3 ditë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix3 ditë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix3 ditë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix3 ditë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Facebook