Lidhu me ne

Mix

Pse shumë duhanpirës nuk preken asnjëherë nga kanceri i mushkërive?

Pse shumë duhanpirës nuk preken asnjëherë nga kanceri i

Pirja e duhanit është faktori nr.1 i rrezikut për t’u prekur nga kanceri i mushkërive. Produktet e duhanit shkaktojnë deri në 90 për qind të vdekjeve nga kanceri i mushkërive në Shtetet e Bashkuara. Prandaj nuk ka asnjë dyshim se mënyra më e sigurt për t’u mbrojtur nga kanceri i mushkërive, është shmangia e pirjes së duhanit.

Por njëkohësisht është gjithashtu e vërtetë, se jo të gjithë duhanpirësit që e pinë duhanin gjatë pjesës më të madhe të jetës së tyre, janë të dënuar të preken nga ky lloj kanceri. Në fakt, jo shumica dërrmuese e tyre. Shkencëtarët janë përpjekur prej kohësh që ta zbulojnë këtë mister.

Ndërsa tani një studim i ri e forcon tezën, se gjenetika luan një rol të rëndësishëm. Te njerëzit që pinë duhan, por që nuk preken asnjëherë nga kanceri i mushkërive, studiuesit zbuluan një avantazh thelbësor. Qelizat që përbëjnë mushkëritë e tyre, duket se kanë më pak gjasa që të ndryshojnë me kalimin e kohës.

Gjetjet  e studimit sugjerojnë se gjenet përgjegjëse për riparimin e ADN-së, janë më aktive në mesin e disa individëve, të cilët mund t’i mbrojnë kundër kancereve që shfaqen, edhe kur pinë rregullisht cigare. Studimi përdori profilet gjenetike të marra nga bronket e 14 njerëzve që nuk kishin pirë asnjëherë duhan, dhe 19 duhanpirësve në nivele të lehta, të moderuara dhe të larta.

Për të matur mutacionet në gjenomin e tyre, u renditën individualisht qelizat sipërfaqësore të mbledhura nga mushkëritë e pjesëmarrësve. “Këto qeliza të mushkërive mbijetojnë për vite, madje edhe dekada, prandaj mund të grumbullojnë mutacione si me kalimin e moshës, ashtu edhe për shkak të pirjes së duhanit”, – shpjegon epidemiologu dhe pulmonologu Simon Spivak nga Kolegji i Mjekësisë “Albert Ajnshtajn”.

“Nga të gjitha llojet e qelizave të mushkërive, këto janë ndër më të mundshmet për t’u bërë kancerogjene”, – shton ai. Sipas autorëve, gjetjet e studimit “dëshmojnë pa asnjë mëdyshje” se mutacionet në mushkëritë e njeriut rriten me kalimin e moshës, dhe se te duhanpirësit, më e  rëndësishme është shkalla e dëmtimit të ADN-së.

Tymi i duhanit ka qenë prej kohësh i lidhur me shkaktimin e dëmtimit të ADN-së në mushkëri. Por studimi i ri zbuloi se jo të gjithë duhanpirësit janë njëlloj të rrezikuar. “Duhanpirësit më të mëdhenj nuk kishin mutacionet më të mëdha. Të dhënat tona sugjerojnë se këta individë mund të kenë mbijetuar për kaq shumë kohë, pavarësisht nga pirja e madhe e duhanit, pasi arritën të ndalnin akumulimin e mëtejshëm të mutacioneve. Dhe kjo pasi këta njerëz kanë sisteme shumë të afta për riparimin e dëmtimit të ADN-së ose detoksifikimin e tymit të cigares”, – thotë Spivak.

Gjetjet e këtij studimi mund të ndihmojnë në shpjegimin e arsyes pse 80-90 për qind e duhanpirësve gjatë gjithë jetës nuk preken asnjëherë nga kanceri i mushkërive. Por po ashtu edhe pse disa njerëz që nuk pinë duhan fare, preken gjithsesi nga tumori në mushkëri.

Ndërsa tymi toksik i duhanit duket se shkakton mutacione shtesë të qelizave në mushkëri, nëse këto mutacione zhvillohen në tumore, kjo varet nga sa mirë trupi mund ta riparojë ADN-në ose të zvogëlojë dëmtimin e ADN-së.

Gjenet që kanë të bëjnë me riparimin e ADN-së mund të trashëgohen ose të fitohen, dhe “heshtja” e gjeneve që merren me riparimin, shoqërohej me zhvillimin e tumorit në kërkimet e mëparshme. Gjenet nuk janë faktorët e vetëm që ndikojnë në rrezikun e prekjes nga kanceri të një personi.

Edhe faktorët mjedisorë si dieta mund të ndikojnë te lëndët ushqyese në trup, të cilat ndikojnë në zhvillimin e tumorit. Ajo që e bën trupin e një individi më të mirë në riparimin e ADN-së, është ende objekt debati, dhe ka të ngjarë që të jetë një proces i ndërlikuar. Por gjetjet e reja sugjerojnë se ky proces është i lidhur ngushtë me zhvillimin e kancerit të mushkërive.

“Tani dëshirojmë të kryejmë analiza të reja, të cilat mund të masin kapacitetin e dikujt për riparimin apo detoksifikimin e ADN-së, dhe që mund të na ofrojnë një mënyrë të re për të vlerësuar rrezikun që ka dikush për t’u prekur nga kanceri i mushkërive”, – thotë gjenetisti Jan Vijg.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar2 ditë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar2 ditë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet2 ditë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix2 ditë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore2 ditë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore2 ditë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix2 ditë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix2 ditë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix2 ditë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook