Lidhu me ne

Mix

Ku ndodhen alienët?

British woman falls in love with alien, says waiting for her next date |  viral News | Zee News

A janë ata mes nesh? A jetojnë në ndonjë galaktikë të largët, dhe kanë qenë tashmë në Tokë për të na vizituar?

Mjerisht, ne nuk kemi aktualisht asnjë përgjigje. Nuk ka asnjë provë që Universi është plot me alienë, apo që ata kanë ardhur të na vizitojnë. Të gjitha hipotezambeten në botën e fantashkencës. Prandaj, edhe pyetja e famshme e Enriko Fermit mbetet ende pa përgjigje “Ku janë të gjithë alienët?”.

Shumë përgjigje

Me kalimin e viteve, janë artikuluar shumë përgjigje – asnjëra prej të cilave nuk është plotësisht e kënaqshme – dhe sot është shtuar një e re që mund të shpjegojë faktin se pse qytetërime shumë inteligjente ekzistojnë ose kanë ekzistuar vërtet, por ne nuk dimë asgjë për ekzistencën e tyre, sepse ato janë zhdukur para se të mund të na kontaktonin.

Dy astrobiologë argumentojnë se ashtu siç mund dhe ka ndodhur me qytetërime të ndryshme tokësore, një shoqëri e evoluar që zgjerohet shumë shpejt, mund të shkojë po aq shpejt drejt zhdukjes. Vetëm shoqëritë që e njohin këtë rrezik, mund të lulëzojnë për një kohë të gjatë (por deri atëherë ato do të kenë pak kontakte me ata përreth tyre).

Sipas studimit nga Majkëll Vong (Instituti Karnexhi për Shkencën) dhe Stjuart Bartlet(Kaltek), botuar në “Journal of The Royal Society Interface”, qytetërimet në Tokë priren të përballen me probleme mbijetese kur ato zgjerohen përtej mundësive të tyre teknologjike dhe energjetike.

Po kështu, studiuesit thonë se shoqëritë aliene që zgjerohen shumë shpejt, do të shpërbëhen me pasoja shkatërruese shumë kohë përpara se të mund të eksplorojnë Universin rreth tyre. Nëse një qytetërim i tillë nuk ekziston shumë afër nesh, ne nuk do të kemi kurrë kohë për të verifikuar ekzistencën e atyre të largët.

Zgjimi homeostatik

Sipas 2 studiuesve, një qytetërim shumë i avancuar ka nevoja për teknologji dhe energji, tëcilat në fillim arrin t’i kënaqë e njëjta teknologji. Por në një moment, rritja bëhet aq e shpejtë,sa që inovacioni nuk mund të përballojë dot kërkesat. Kjo çon në kolapsin e shoqërisë, dhe me sa duket edhe në shkatërrimin e saj.

Mundësia që një shoqëri teknologjike t’i mbijetojë asaj pikë kthese, qëndron në ‘zgjimin homeostatik’, pra në aftësinë e saj për të kuptuar se kur është koha për të ngadalësuar rritjen, pasi të ketë arritur një nivel të lartë mirëqenieje

Sipas 2 studiuesve, Universi është në fakt plot me qytetërime jetëshkurtra të lidhura me rritjen e shpejtë teknologjike dhe qytetërime që në vend të kësaj, zgjedhin homeostazën.

Kjo e bën të vështirë gjetjen e tyre: të parët shemben shpejt, të dytët nuk kanë interes që të gjenden nga të tjerët.

/ Focus

MË TEPËR

Mix14 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix14 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix14 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix14 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix14 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix14 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix14 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix14 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix14 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar14 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook