Lidhu me ne

Kryesore

Berisha: 6 ministra dhe disa deputetë të PS janë kandidatë për ekstradime; Balla ka mbi 100 telefonata me Dumanin

Berisha: 6 ministra dhe disa deputetë të PS janë kandidatë

Kreu i PD, Sali Berisha denoncoi nga foltorja e parlamentit se të paktën 6 ministra dhe shumë deputetë të PS janë kandidatë për ekstradime.

Po ashtu, kryedemokrati akuzoi kreun e Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla se ka mbi 100 telefonata me të penduarin e drejtësisë, Nuredin Dumanin.

Po ashtu, Berisha u ndal edhe te votimi i Bajram Begajt si presidenti i ri i republikës me votat e PS të shtunën që lamë pas, duke e konsideruar 4 qershorin si dita e funeralit të sistemit demokratik në vend.

Denoncoj qeverinë që nuk sjell në parlament marrëveshjen e ekstradimin me vendet e Beneluksit. Të paktën 6 ministra dhe shumë deputetë të PS janë kandidatë për ekstradime.

Së dyti, për Ballën kam një pyetje, sa i pagove Dumanit për të të shpërlarë tek Manhasët. Kjo do dalë dhe nuk është vetëm kjo, se ka mbi 100 telefonata me Dumanin , Sharrën, gozhdën.

E shtuna e 4 qershorit do gdhendet në memorie si një ditë më të zezë në historinë demokracisë shqiptare, ishte dita e funeralit të sistemit demokratik në vend.

Me emërim nga PS të presidentit të ri, sot në vend njësoj si në diktaturë pushtetet janë në dorë të një njeriu. Në pushtetin ekzekutiv cdo ministër, e drejtor është një parti, PS.

 Kurrë një kontroll një partiak nuk ka ekzistuar. Sot mediat e mëdha e të vogla me përjashtim kontrollohen nga narkoqeveria. Sektorët jetikë zotërohen nga oligarkët e Ramës. Në 4 qershor u zhduk gjurma e fundit e balancës mes pushteteve. Monizmi Rama e vendosi si trashëgim, përdori frikën, dhunën shtetërore, bandat, frikën, bleu votat dhe largoi mbi gjysmë milioni shqiptarë, bleu ish drejtues të opozitës. Pati mbështetjen e Soros, vuri në kontroll ekzekutivin, sistemin e drejtësisë. Situata është më dramatike se kurrë në 30 vite”, u shpreh Berisha.  

Berisha e sqaroi më tej deklaratën e tij në një prononcim për gazetarët në oborrin e Kuvendit. Sipas tij, në dëshmitë e anëtarëve të bandave janë dhënë emra ministrash dhe deputetesh të PS por sipas tij po pengohet marrëveshja e ekstradimit me vendet e Beneluksit.

“Në platformën BQ, dalin disa ministra, deputetë të PS dhe ajo që është më interesante është se dalin edhe komuniko të bandës së Elbasanit në vendet e Beneluksit. Kërkoj sjelljen me urgjencë të marrëveshjeve të ekstradimit në këto vende që po japin një kontribut historik.

Është dramatike situata dhe dëshmitë të anëtarëve të bandës së Elbasanit. Ju garantoj se Taulant Balla është një personazh familjar i bandës, një anëtar me të gjitha atributet sipas dëshmive të banditëve. Kjo përbën një problem shumë serioz. Unë do të insistoj që marrëveshjet të vinë në Kuvend”, tha ai.

I pyetur për emrat e ministrave, ish-kryeministri u shpreh se do t’i sjellë drejtësia e vendeve partnere.

“Emra do të sjellë drejtësia e vendeve partnere. Jam këtu për të deklaruar se marrëveshjet po i pengojnë implikime i politikanëve shqiptarë”, tha ai.

MË TEPËR

Radar20 orë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore21 orë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore2 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar2 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix2 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix2 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix2 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix2 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook