Lidhu me ne

Mix

Virozat dhe ftohjet e verës – Kurat natyrale të trajtimit

nga AgroWeb

Xhenxhefili është përdorur prej shekujsh kundër virozave dhe të ftohurës sepse konsiderohet si antibiotik natyral i fuqishëm. Foto: Flickr

Tingëllon çuditshëm, por e ftohura gjatë verës është mëse e zakontë.

Kjo sepse temperatura e ambientit të jashtëm nuk ka përse të jetë e ulët që njeriu të ftohet.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org si në dimër, ashtu edhe në verë, e ftohura shkaktohet nga një grup virusesh të futura në dy kategori: rinoviruse dhe enteroviruse.

Gjatë verës sëmuresh kur bie në kontakt me një person ose send të infektuar ose nëse pini ujë të ndotur me baktere.

Disa prej simptomave më të zakonshme të të ftohurës gjatë verës janë: temperatura, tështima, bllokimi i hundëve, fyti i acaruar, kolla dhe bllokimet në rrugët e frymëmarrjes.

Gjatë kësaj kohe ju mund të provoni disa prej kurave natyrale të rekomanduara nga AgroWeb.org

Uji i Kripur

Gargara ose zhbllokimi i hundëve me ujë të kripur pastron rrugët e frymëmarrjes dhe ju ndihmon të merrni frymë lirisht.

Përzieni një lugë çaji me kripë deti në një gotë me ujë të vakët.

Përdorni shishkat spërkatëse për hundën dhe hidhni disa pika në secilën flegër duke e mbajtur kokën të ngritur.

Më pas fryni hundët për të nxjerrë sekrecionet e akumuluara.

Pastrimin e hundëve me ujë të kripur duhet ta bëni tre herë në ditë.

Avulli

Zieni ujin në një tenxhere të madhe dhe hidhni në të pak mente ose vaj esencial eukalipti.

Mbajeni fytyrën sipër tenxheres dhe mbulohuni me një peshqir.

Nuhasni avullin për 10 minuta dhe më pas fryni hundët që të nxirrni sekrecionet.

Këtë kurë duhet ta bëni tre deri në katër herë në ditë.

Xhenxhefili

1 cm xhenxhefil të prerë në copa për një gotë ujë.

Ziejini copat e xhenxhefilit për 10 minuta.

Kullojeni lëngun dhe shtoni mjaltë.

Çajin duhet ta pini 3 deri në 4 herë në ditë.

Ai lufton virozat dhe inflamacionin si dhe ngadalëson prodhimin e sekrecioneve.

Hudhra

Hudhra lufton bakteret dhe fuqizon imunitetin.

Në një mikser përzieni një thelb hudhër, 2 lugë çaji me lëng limoni të freskët, një lugë çaji me mjaltë dhe gjysëm luge çaji me spec djegës.

Këtë kurë duhet ta konsumoni një herë në ditë deri sa simptomat të zbuten.

Kanella

Kanella është shumë e mirë kundër të ftohurës së verës.

Zieni për 10 minuta një lugë gjelle me kanellë pluhur të tretur në dy gota ujë me dy kokrra erëz karafili.

Kullojeni lëngun dhe pini nga një lugë gjelle për 2 ose 3 herë në ditë.

AgroWeb.org ju sugjeron që kanellën mund ta kombinoni edhe me piperin e zi ose me mjaltin.

Uthulla E Mollës

Uthulla e mollës krijon një ambient alkalin në organizëm duke shkatërruar viruset që shkaktojnë të ftohurën.

Në një gotë ujë hidhni një lugë çaji me kripë dhe një lugë gjelle me uthull molle të pafiltruar.

Bëni gargarë disa herë në ditë.

Për më shumë efikasitet përzieni një lugë çaji me uthull të pafiltruar në një gotë me ujë.

Shtoni mjaltë dhe pijeni dy herë në ditë.

Vitamina C

Konsumoni më shumë ushqime të pasura me vitaminë C siç janë portokallet, limonët, qitro, specat, brokoli, kale dhe luleshtrydhet.

Mjalti

Përzieni dy lugë çaji me mjaltë me një lugë çaji me lëng limoni ose xhenxhefili.

Konsumojeni dy ose tre herë në ditë.

Hani një lugë çaji me mjaltë përpara gjumit për të zbutur kollën dhe fjetur më mirë.

Lëngjet

Një organizëm i hidratuar ka imunitet të fortë.

Ndaj në raste sëmundjesh pini ujë dhe lëngje të shëndetshme por edhe hani supa me mish pule dhe perimesh.

Hiqni dorë nga sheqeri, alkoli, kafeina./AgroWeb.org

MË TEPËR

Mix5 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix5 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix5 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix5 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore5 orë më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix5 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix5 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook