Lidhu me ne

Mix

Nderprerja e gjirit, kur eshte momenti i duhur

Nderprerja e gjirit, kur eshte momenti i duhur

Për sa kohë duhet të ushqej me gji? Kjo është me siguri një nga pyetjet më të shpeshta që nënat ja bëjnë vetes e që ndoshta ja keni bërë edhe ju. Ndërprerja e gjirit është një vendim i rëndësishëm dhe i vështirë që një nënë duhet të marrë.
Ushqyerja vetëm me qumësht gjiri këshillohet të vazhdohet deri në muajin e 6 të jetës dhe më pas mund të alternohet edhe me ushqime të tjera madje deri në vitin e dytë të jetës (në disa raste edhe më tepër). Duhet të dini se nuk është aspak e nevojshme të merrni vendimin e ndërprerjes së gjirit në momentet që sapo e keni filluar, kjo vendoset me kalimin e kohës.

Sa gjatë duhet të ushqej me gji?

Rregulli i parë është: kur të ndiheni ju dhe fëmija juaj gati për ta bërë! Gjidhënia e ndihmon fëmijën të mbrohet nga intoleranca ushqimore, infeksionet, edhe pasi ju e ndërprisni atë. Sipas “Organizatës Botërore të Shëndetit” do të ishte mirë që ushqyerja me gji të bëhej për më tepër se 2 vite nëse është mundësia dhe në të gjithë këtë periudhë fëmija mund të marrë përfitime në anën shëndetësore.

Pra nuk duhet të mendoni se pas muajit të 6 qumështi i gjirit humbet vlerat, dhe nëse duhet të shkoni në punë, fëmija mund ta pijë gjatë ditës me biberon dhe në darkë direkt në gji. Edhe në këtë mënyrë eshte bere ushqyerja me qumështin e nënës nepermjet biberonit.

Nga muaji i 6 mund të filloni ushqimet e ngurta dhe në momentin që do të jepni një vakt ushqim, pra supën apo drithërat, frutat etj, do ta alternoni me qumështin e gjirit i cili jepet gjithmonë pas ushqimit nëse fëmija ka nevojë.

MË TEPËR

Mix9 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix9 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix9 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix9 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore9 orë më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix9 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix9 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook