Lidhu me ne

Radar

“Qeveria po i ngushton lakun në fyt qytetarëve”- Berisha: Rama nuk përfill asnjë institucion shqiptar

“Qeveria po i ngushton lakun në fyt qytetarëve”- Berisha: Rama nuk përfill asnjë institucion shqiptar

“Qeveria po i ngushton lakun në fyt qytetarëve”- Berisha:

Nën sloganin “Shqipëria në rrezik”, ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim me aktivistë të shoqërisë civile.

Në fjalën e tij, Berisha u ndal te protesta e thirrur në 7 korrik, duke thënë se do të finalizohet me shpëtimin e Shqipërisë nga ky regjim.

Sipas Berishës, kjo qeveri nuk i jep zgjidhje problemeve të qytetarëve shqiptarë, por po i ngushton atyre lakun në fyt.

Duke u ndaluar tek çështja e hapjes së negociatave, Berisha deklaroi se nuk është faji i Bullgarise, por i Edi Ramës, i cili e ka penguar Shqipërinë në rrugën e integrimit.

“Prania juaj dëshmon vendosmërinë e përbashkët për tu angazhuar në një lëvizje e cila inaugurohet me protestën e 7 korrikut dhe finalizohet me shpëtimin e Shqipërisë nga një regjim, nga një qeveri e cila në mënyrë absolute siç e shikoni në çdo vendim në çdo akt dëshmon një mosndjeshmëri të plotë ndaj interesave të qytetarëve shqiptarë.

Një qeveri e cila sikur nuk është një qeveri që përpiqet të zgjidhë dhe tu japë përgjigje problemeve, por një qeveri që me vendimet e saj ngushton cdo ditë e më shumë lakun në qafën e qytetarëve.

Një qeveri e cila në rrafshin atdhetar vendos për ti thënë Jo Ose Po ftesës për në Bruksel duke mos përfillur asnjë institucion shqiptar, por na informon se u lidha me Vucicin. Në fakt u lidh pasi mori vendimin ai. Një qeveri që shkon në Bruksel dhe flet pesë herë më shumë për Serbinë sesa për Shqipërinë, ndërsa për Kosove ndalohet të bëjë avokaten e saj. Shqipërinë e ka penguar Edi Rama dhe jo Bullgaria”, u shpreh Berisha.

MË TEPËR

Kryesore4 javë më herët

Të jesh shqiptar…..

Nga Besnik Rama Të jesh shqiptar është krenari.Të jesh nga Kosova është histori.Të kujtosh UÇK-në është të kujtosh një nga...

Radar3 muaj më herët

Figura të njohura të komunitetit çam mbështesin riorganizimin e Shoqatës Patriotike Çamëria

Në këtë aktivitet të rëndësishëm spikati prania e biznesmenit të njohur Lutfi Nuriu, ish-deputetit të PDI-së Dashamir Tahiri, ish-deputeti dhe...

Kryesore4 muaj më herët

Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin.

Bilbil Beqiri Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin. Të kritikosh protestën në këtë moment duket pothuajse...

Kryesore7 muaj më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore10 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore11 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike11 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar11 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore11 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar11 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Facebook