Lidhu me ne

Kryesore

Rritja e çmimeve, Berisha: Qeveria ka fituar 340 milionë euro nga TVSH-ja, bordet janë një mekanizëm gjakpirës jashtë çdo logjike tregu

Rritja e çmimeve, Berisha: Qeveria ka fituar 340 milionë euro nga TVSH-ja, bordet janë një mekanizëm gjakpirës jashtë çdo logjike tregu

Duke folur në mbledhjen e kryesisë së PD-së, kryedemokrati, Sali Berisha, tha se qytetarëve shqiptarë po u ngushtohet laku që u ka vendosur Edi Rama me çmimet. Berisha u shpreh se bordet për llogari të qeverisë dhe oligarkëve janë shndërruar në një mekanizëm gjakpirës që rrisin çmimet jashtë çdo logjike tregu.

“Si mundet që nafta të ketë çmim identik me Finlandën, Norvegjinë e Zvicrën kur rrogat janë 8 herë më të ulëta dhe nëse Zvicra nuk nxjerr asnjë ton naftë Shqipëria nxjerr një milion ton naftë në vit. Shqiptarëve po u ngushtohet laku që u ka vendosur Rama me çmimet, të dhëna shumë të qarta të sakta kanë treguar se vetëm nga TVSH-ja e çmimeve të rritura, qeveria ka përfituar 340 milionë euro e jo që nuk ua ka kthyer qytetarëve për lehtësim po themi gjysmën e tyre, por përkundrazi qeveria ka ulur me 2% ndihmën ekonomike për familjet në nevojë. Pra kemi të bëjmë me një qeveri e cila nuk ka asnjë moral dhe që merr çdo vendim sikur ky popull nuk ushqehet, nuk vishet, nuk lëviz”, tha Berisha.

Ndërkohë akuzoi Kryeministrin Rama se “është vërsulur tani me paketën e re fiskale mbi bizneset për t’i falimentuar ato masivisht. “Ekziston tani ligji si shpata e demokleut t’u kthejë taksat e t’i falimentojë pasi u kishte premtuar se deri në 2029 nuk do ketë shtim në taksat tuaja. Pra kemi të bëjmë me një gjendje dramatike, reale, për kafshatën e gojës së qytetarëve shqiptarë. Këta vijojnë qeverisin pa asnjë preokupim, pasi ka futur të gjitha pushtetet në xhep. Çdo ditë dëgjon projektligje të pakonsultuara me qytetarët, por me zyrat e PS. S’ka pasur ndonjëherë që nga diktatura një regjim të shkëputur tërësisht nga qytetarët si kjo qeveri”- tha Berisha.

Ish-kryeministri Sali Berisha atakoi këtë të martë Bordet e Transparencës, duke i cilësuar ato si një lak në fytin e qytetarëve shqiptarë që vendosin çmime abuzive jashtë çdo logjike tregu. Gjatë fjalës së mbajtur në mbledhjen e Kryesisë së PD, Berisha theksoi se bordet e qeverisë janë bërë të zhvatur në mënyrë të egër qytetarët, nëpërmjet percaktimit abuziv të çmimit të naftës.

“Nuk ka dyshim se problem më kryesor është një lak në fytin e shqiptarëve që po shtrëngohet çdo ditë e më shumë nga çmimet stratosferike të bordeve komuniste të qeverisë së Edi Ramës. Unë mund t’u them shqiptarëve se bordet për llogari të qeverisë dhe oligarkëve janë shndërruar në një mekanizëm gjakpirës që rrisin çmimet jashtë çdo lloj logjike tregu. Dy ditë më parë fuçia e naftës në bursë ka qenë 108 dollarë, nafta në treg ka qenë 260 e ca lekë. Një muaj më parë ku fuçia e naftës ka qenë po 108 dolllarë, çmimi në treg ka qenë 220 e ca lekë. Bordet janë bërë për një shfryrtëzim të egër të qytetarëve shqiptarë. Nuk ka mundësi që, qumështi, kokrra e vezës, kilogrami i djathit, që gjysmën e bëjnë me qumësht pluhur, të kushtojë në Shqipëri 107% të mesatares të Bashkimit Evropian”, tha Berisha.

Ai foli edhe për protestën e thirrur në datën 7 korrik në kryeqytet, duke thënë se ka një rëndësi shumë të madhe, se ajo është protestë e qytetarëve. Por theksoi se PD shkon në këtë protestë “me një koalicion të gjerë me shoqërinë civile, me personalitete aktive në jetën publike dhe me forca politike opozitare të vërteta parlamentare dhe jo parlamentare”.

Jo si një protestë e PD, por e mbarë qytetarëve shqiptrë. Nuk ka dyshim se roli i PD në organizimin e kësaj është përcaktues, por PD shkon drejt kësaj proteste me një koalicion të gjerë me shoqërinë civile, me personalitete aktive në jetën publike dhe me forca politike opozitare të vërteta parlamentare dhe jo parlamentare. Kanë filluar aktivitetin, takimet por ajo që kërkoj është intensifikimi maksimal i përpjekjeve tona në mënyrë që kjo protestë të shprehë të gjithë shqetësimet e mëdha, problemet madhore me të cilat përballen sot shumica dërrmuese e qytetarëve shqiptarë”, tha Berisha.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook