Lidhu me ne

Radar

Si më mashtruan dy personat misteriozë të inceneratorëve (INTERVISTA E PLOTË)


E moshuara Haxhire Gurakuqi, me “biznes 30 milionë dollarë” në Lezhë ka treguar si ka rënë pre e mashtrimit.

Në një rrëfim për “Syri Tv” e moshuara tha se mbi 20 vite ka jetuar me qira ndërsa prej 2 vitesh jeton në azil dhe aty e lë të gjithë pensionin.

Ajo nuk di asgjë për bizneset që figurojnë në emër të saj, ndërsa ka treguar edhe momentin ku dyshon se mund të jetë marrë firma e saj, për ta përfshirë në skemën e mashtrimit.

Zonja Gurakuqi tregoi se si dy djem të rinj, i shkuan në azil dhe i kërkuan të firmoste disa dokumente duke iu presantuar si punonjës “të Prokurorisë”.

“Po këtu, ka qenë edhe drejtori këtu. Kemi ardhur nga Prokuroria për punën e atyre lekëve që të kanë bllokuar ty. Nuk thanë ata që ishin…”- u shpreh e moshuara e cila shtoi se i dhanë dokumentet dhe i firmosi.

“I besova se thanë jemi të prokurorisë.”- shtoi ajo.

INTERVISTA:

Gazetarja: Zonja Haxhire Gurakuqi, sa vjeç jeni?

E moshuara: Jam Haxhire Gurakuqi, me moshë 89-vjeç, domethënë 90 jam.

Gazetarja: Ku jetoni tani ju?

E moshuara: Unë qëkur martova djalin, u ndava.

Gazetarja: Patët probleme familjare?

E moshuara: Po. Megjithatë kjo s’ka shumë rëndësi, unë 20 vjet me qira kam kaluar aq mirë kudo që kam shkuar. Kam qenë në krye të tavolinës.

Gazetarja: Ju vetëm një djalë keni?

E moshuara: Po një djalë, burri më ka vdekur. Kështu që unë u detyrova të rri me qira. 20 e ca vjet me qira, kam kaluar aq mirë.

Gazetarja: 20 e ca vjet ishit vetëm?

E moshuara: Po po, vetëm.

Gazetarja: Kur martuat djalin, filluan dhe problemet dhe pastaj keni ardhur këtu?

E moshuara: Po, pastaj u ndamë, djali më vete, unë më vetë.

Gazetarja: Ku ju dërguan?

E moshuara: Në Laprakë, me qira. E paguaja, haja sa miu (qesh). Kshu që kalova shumë mirë dhe me qira. Kudo që shkoja më respektonin. Ra tërmeti, shembi shtëpitë dhe dola në rrugë. Kërkova shtëpi sociale, nuk më dhanë se kërkonin dokumente nga i zoti i shtëpisë. Ai nuk e jepte se kishte frikë se i vinin tatimin.

Ngela. Pastaj ju drejtova bashkisë për shtëpi, nuk ma gjetën, nuk ma dhanë. Një në bashki, e kisha timen atë, u detyrua që mori këtë në telefon. Njiheshin. E mori në telefon, i tha po e pranon me kaq lekë, se 160 mijë paguaj këtu. Po do ta pranoj tha ai, përderisa është në rrugë se është njeri me zemër të madhe. Kështu është nevrik por është njeri me zemër të madhe. Jo për mua por për të gjithë.

(Flet për pronarin e azilit ku jeton). Erdha këtu vetë, me të pyetur gjendet Stambolli.

Pyeta, nga Kinostudioja erdha këtu. Më pranoi me gjithë shpirt. E kaloja aq mirë. Mirëpo më përpara se të vija këtu, dola në rrugë. Se s’kisha. 160 mijë. Kshu që, ajo drejtoresha ime, duke parë gjendjen time i bëri thirrje nxënësve, se unë kam filluar në 63-shin atje në atë shkollë, iu drejtua nxënësve të shkollës, matura e 73-shit iu përgjigjën komplet. U bënë gati 1 milionë.

Unë futa 600 e ca të vjetra në arkë, se s’kisha ku t’i mbaja. Dy ditë që i kam mbajtur, i kam futur në dhe. Se aty ku flija unë ishte një shtëpi vetëm me kollonat, pa derë, pa dritare, pa drita… asgjë. Ai thoshte: Unë të futa rrobat, nuk të futa ty se kam frikë se vdes e do përgjigjem. Ishte ndërtesë në ndërtim e sipër, në Laprakë.

Gazetarja: Bashkia ju ndihmoi?

Bashkia s’më ndihmoi. Më ndihmoi vetëm kjo gruaja, që mori në telefon e më pranoi. E falenderoj me gjithë shpirt.

Gazetarja: Prej sa kohësh jeton në këtë azil?

E moshuara: Këtu kam dy vjet e gjysmë po bëj.

Gazetarja: Qëkur ka rënë tërmeti pra?

E moshuara: Qëkur ra tërmeti. E kaloj mirë.

Gazetarja: Këtu paguan diçka?

E moshuara: Po paguaj, komplet pensionin.

Gazetarja: Pra të ardhurat tuaja të vetme janë vetëm nga pensioni?

E moshuara: Po, vetëm nga pensioni. Mirëpo, shkoj atje të marr lekët. Se 160 nuk ka te privati moj çupë. Më gjen dokumentet ai, më thotë, ty t’i kanë bllokuar tatimet se je debitore. Pse jam debitore unë? Po po tha ti ke biznes.

Ke biznes më tha në Laç e ku di unë. (Gazetarja e korrigjon: “Në Lezhë”.)

Në Lezhë, se di nga bie Lezha, nga Veriu s’kam shkuar kurrë.

Gazetarja: Çfarë lekësh po kërkonit ju, kursimet tuaja?

E moshuara: Eh, unë kërkoja lekët e mia, 600 mijë lekë të vjetra, doja t’i merrja. Të paktën të paguaja çdo muaj, të paktën të paguaja 200 mijë.

Gazetarja: Ju thanë që ishit biznesmene e madhe, me inceneratorë…?

E moshuara: Kur më thanë kshu kshu, i thashë rrini rehat dhe mos u tallni me mua. Më vjen keq që më thoni kshu, deri më sot nuk jam bërë për t’u tallur, kam qenë strikte.

Gazetarja: Si ju kanë gjetur?

E moshuara: Nuk e di, kanë gjet pasaportën, e marrin dhe atje ku dalim në fotografi neve, më kupton, ato te gjendja civile, paguan ai atje një sasi lekësh. Gazetarja: Ku e keni dorëzuar ju pashaportën?

E moshuara: Në Laprakë.

Nuk e di ku e kam bërë pashaportën, nuk më bie ndërmend.

Gazetarja: Keni dyshime tek dikush?

E moshuara: Jo jo, nuk kam dyshime. Kur shikoj unë, ua i thashë, e kisha marrë lajmërimin se mi kishin bllokuar ato. I thashë: o gra, ikni dhe mos më tallni. Shkoj te ai i bankës i them: Dëgjo këtu, s’më ngelet gjë tjetër, t’iu hedh në gjyq, se ju më keni bllokuar lekët. I thashë shikoje se sa biznesmene jam unë. Unë s’di çdo të thotë ça është… di por jo…

Gazetarja: Ju figuroni me 5 milionë Euro, dhe pronare e kompanive?

E moshuara: Unë nuk e di se çfarë shitet atje.

Gazetarja: Bëhet fjalë për inceneratorë. Keni dëgjuar ndonjëherë dhe dini si funksionojnë inceneratorët? Përpunimi i mbetjeve?

E moshuara: Jo jo, asgjë. Unë nuk di Lezhën, jo më të tjera.

Gazetarja: Kompanitë “Lumi 06”, “Sopotonia”, “Koleci 2003” të thonë diçka? Këto kompani i ke dëgjuar ndonjëherë?

E moshuara: Jo, jo. Vetëm më kanë treguar dokumentet.

Gazetarja: Po zonjën Lumturie Murati e njeh?

E moshuara: Jo jo, nuk e njoh. Nuk njoh askënd, as ato çunat.

Gazetarja: Nëse të tregoj këtë foto që është zonja Lumturie, e njeh?

E moshuara: Jo.

Gazetarja: Nuk e ke takuar ndonjëherë?

E moshuara: Asnjëherë mi nanë.

Gazetarja: Ndërkohë kompania e kësaj zonje, pasi ka kryer evazionin fiskal, është shitur tek ju. Figuron që e keni blerë ju.

E moshuara: Ku ta çoja unë në këtë moshë (qesh), unë pres ditën kur të vdes moj bijë.

Gazetarja: E njëjta gjë ka ndodhur edhe me kompaninë “Sopotonia”, është Klevis Ndoi dhe Kreshnik Ymeraj. I njeh?

E moshuara: Jo

Gazetarja: Artur Xhulin?

E moshuara: Jo.

Gazetarja: Nuk të thonë gjë këto emra?

E moshuara: Jo, jo, jo.

Gazetarja: Po Klodian Zoto, Mirel Mërtiri.

E moshuara: Nuk njoh asnjë mi nanë.

Gazetarja: Ke firmosur në ndonjë dokument, të kujtohet të kesh firmosur ndonjë gjë.

E moshuara: Jo. Dokument, dëgjo këtu. Më kanë ardhur dy djem këtu, më thanë vijmë nga Prokuroria.

Gazetarja: Këtu në azil?

E moshuara: Po këtu, ka qenë edhe drejtori këtu. Kemi ardhur nga Prokuroria për punën e atyre lekëve që të kanë bllokuar ty. Nuk thanë ata që ishin…

Gazetarja: Të dhanë para në këmbim? Apo vetëm dokumente për të firmosur?

E moshuara: Jo jo, më dhanë vetëm dokumentet.

Gazetarja: I keni lexuar para se të firmosni, apo i besuat?

E moshuara: I besova se thanë jemi të prokurorisë. Asgjë tjetër.

Gazetarja: Dhe ju premtuan se nëse firmosni, atëhere do të merrni kursimet tuaja.

E moshuara: Po, ishte edhe drejtori aty. Biles ai më bëri një shenjë por unë s’e kuptova në atë moment. Një shenjë që mos. Por unë e kuptova vonë. Ma bëri me dorë kshu.

Gazetarja: Ju e kishit firmosur?

E moshuara: Po.

Gazetarja: Keni dyshime që ata t’ju kenë përfshirë në këtë?

moshuara: Po, tani kam. Kam dyshime tani.

Gazetarja: Si ka mundësi të të gjejnë? Se nuk nuk je shumë e njohur, nuk je marrë ndonjëherë me biznes? Si të kanë gjetur?

E moshuara: Ku di gjë unë e shkreta. Marrin pasaportat, japin lekët dhe marrin pasaportat.

Gazetarja: Çfarë profesioni keni patur më herët?

E moshuara:  Unë kam qenë ndihmës mjeke, 35 vjet kam punuar në shkollën e mesme të minierave.

Gazetarja: Në çfarë qyteti keni jetuar e punuar? Përveç që keni jetuar në Laprakë.

E moshuara: Unë kam punuar në Përrenjas. 30 e ca vjet, kam qenë ndihmës mjeke në shkollën e mesme të minierave.  Përrenjës.

Gazetarja: Si erdhët në Tiranë?

E moshuara: U martua djali. Erdha mbas djalit. Djali më dha duart…

Gazetarja: Thatë që këto emrat nuk i njihnit. Po ndonjë ministër, zyrtar, keni njohur apo jo?

E moshuara: Joo. Asnjë nga ata.

Gazetarja: Pra ju po thoni se e gjithë kjo që ka ndodhur ka qenë një mashtrim.

E moshuara: E gjitha që më kanë bërë, është mashtrim, hajdutët.

Gazetarja: Pasi firmosët, arritët të paktën të merrni kursimet tuaja?

E moshuara: Jo moj nënë. Hiç.

Gazetarja: Përveç pensionit, ju ndihmon kush me të ardhura.

E moshuara: Shoqëria që vijnë më shikojnë, më japin lekë e i ruaj si sytë e ballit. Më merr ndonjë shoqe ose e marr. Se kam patur shoqëri shumë. Para një jave erdhën këtu 4 shoqe që kanë qenë mësuese atje tek unë.

Gazetarja: Nëse do kishit dikë që t’ju dërgojë lekë në bankë, ju nuk keni mundësi t’i merrni apo jo? E kanë bllokuar?

E moshuara: E kanë bllokuar, se drejtori i bankës tha kështu: Po të thonë ato, ne të lajmërojmë vetë me shkresë. S’kanë lajmëruar më gjithë këta muaj. Unë s’kam fuqi të shkoj.

Gazetarja: Ju kanë ardhur nga Tatimet që keni detyrime për të paguar?

E moshuara: Jo.

Gazetarja: Si e keni pritur kur ju kanë thënë që figuroni aksionere kaq e madhe?

E moshuara: Unë u nevrikosa në atë moment. Biles më shoqëruan drejtoresha e një shoqe tjetër. E thanë: Ua po ne kemi kaq vjet që jemi bashkë, e s’ka ke thënë gjë. E unë i thoja: Talleni ju me mua. Në kohën e tërmetit kur ra unë kisha 160 mijë. Nuk e di a janë shtuar. Pensionin e merr drejtori. Pra skeni asnjë të ardhur tjetër?

E moshuara: Asnjë lekë.

Gazetarja: A ndiheni keq që keni rënë pre e këtij mashtrimi?

E moshuara: Unë çdo natë mendoj: Zot merr hak, nuk i kam borxh kujt. Kam qenë në hallet e mia. Pyesni kë të doni.

MË TEPËR

Kryesore3 orë më herët

Denoncimi i Berishës: Si iu dhanë kompanisë offshore 1.5 mln metër katrorë për portin e Durrësit

“Rama dhe bashkëvjedhësit e tij duan të fshehin paratë në parajsa fiskale”, denoncimi i Berishës: Si iu dhanë kompanisë offshore...

Mix3 orë më herët

Disa kuriozitete që mund të mos i keni ditur rreth dashurisë

A e dini se dashuria është vërtet e “verbër”? Dhe se burrat kanë më shumë të ngjarë të thonë “Të...

Mix4 orë më herët

3 shenjat e Horoskopit që janë dominante në një lidhje dashurie

Gjëja më e rëndësishme në një lidhje të sukseshme është gjetja e partneri që ju përshtatet. Dhe kur flasim për...

Mix4 orë më herët

Cilat fruta kanë pak sheqer?

Frutat përmbajnë dy lloje sheqeri: fruktozë dhe glukozë. Pra, cilat fruta kanë pak sheqer? Frutat janë një mënyrë e shëndetshme për...

Mix4 orë më herët

Kur është koha për një njohje të re pas ndarjes?

Cili është momenti më i mirë për një njohje të re pas ndarjes? Ndarjet rrallëherë janë të lehta dhe shpesh...

Mix4 orë më herët

Aknet në fytyrë, dermatologu zbulon 5 gabimet që bëjmë të gjithë

Aknet në fytyrë, dermatologu zbulon 5 gabimet që bëjmë të gjithë Aknet janë një sëmundje e lëkurës që prek shumë...

Mix4 orë më herët

Cilët janë çiftet perfekte sipas Horoskopit ?

Të lindur për njëri-tjetrin, këto janë çiftet perfekte sipas Horoskopit Disa çifte duken të papajtueshme në pamje të parë, por...

Mix4 orë më herët

Sa para na duhen për të qenë të lumtur?

Sa para na duhen për të qenë të lumtur? Ideja se “paratë nuk mund ta blenë dot lumturinë”, ka dominuar...

Mix14 orë më herët

Çfarë duhet të dini për sëmundjet e veshkave?

Sëmundja renale në fazën përfundimtare, e quajtur edhe sëmundja e veshkave në fazën përfundimtare ose dështimi i veshkave, ndodh kur...

Mix14 orë më herët

Nga se shkaktohet zbokthi dhe cilën shampo duhet të përdorni?

Zbokthi është një gjendje e zakonshme që bën që lëkura e kokës të bjerë. Nuk është ngjitëse apo serioze. Por...

Facebook