Lidhu me ne

Radar

Nikoll Lesi bën be: Rama nuk e ka qejf lekun, e kam pasur gazetar

Nga Nikoll Lesi

Berisha u rikthye në krye të PD-së. Protesta ishte e madhe në numër pjesëmarrësish, ishte diçka që pakkush e besonte se mund të ndodhte në korrik, ku vapa të merr drejt detit e jo kah Bulevardit kryesor të Tiranës.

Pa e zgjatur, Berisha është tashmë prapë lider opozite.

Kjo do kohë për t’u parë, megjithëse duket e vështirë të rikthehet përsëdyti. Në vitin 2005 ishte në kulmin e tij, kurse tani edhe vitet i rëndojnë në ngjitjen e malit të pushtetit. Por ka një fjalë në anglisht” never say never” që do të thotë “kurrë mos thuaj kurrë!”.

Nejse, Berisha pabesisë së Bashës, ia doli. U rikthye!

Problemi nuk është Berisha në këtë shkrim. Është Edi Rama.

Nëse shikon me kujdes deklaratën e analistit të njohur Baton Haxhia që tha te Blendi Fevziu në “Opinion” se protesta në numër ishte surprizë për Ramën dhe stafin e tij të ngushtë, konstaton se kryeministri e ka marrë seriozisht protestën.

Baton Haxhiu është njeri i besuar i kryeministrit Rama. Ndaj ajo që tha Batoni tregon se kryeministri nga habia e numrave të protestës, po mendon zgjidhjen.

Nuk janë pak gjithë ata njerëz, të cilët në shtator mund të dyfishohen apo trefishohen.

Edi Ramën e njoh, mendoj se e njoh mirë. Ishte pjesë e stafit të KOHA JONE në vitet e historisë së madhe të kësaj gazete. Asnjëherë nuk shkruante për lekë. Kam parë shkrues shkrimesh që më parë mendonin honorarin që do t’ju jepja se sa brendinë e artikullit. Por jo, Edi!

Për dreq, kam parë shumë nga kjo botë mediatike dhe politike.

Pra Rama nuk turret te leku, e kam bindje të kahershme. Ai do historinë, lavdinë, përmendoren pasi të ikë nga kjo Botë.

E megjithatë dorën në zjarr nuk e vë, pasi vetëm për veten time mund ta djeg dorën e betimit në shpurën e zjarrit!

Edhe për Sali Berishën kur ndërtoi Rrugën e Kombit çfarë nuk thanë e nuk thuhet! Se ka vjedhur kaq e aq. Se ka bërë namin. Por unë vlerësoj veprën që bëri, Rrugën e Kombit. Asnjeri përveç Sali Berishës nuk e bënte atë rrugë që lidhi dy pjesë të Kombit Shqiptar, duke i bërë realisht në një.

Pushteti i Berishës më ka djegur si KOHA JONE, nuk e harroj!

Por Rruga e Kombit të bën t’i përkulesh me respekt.

E thashë këtë për të dalë te Edi Rama. Ai po hesht pas protestës së 7 korrikut. Nëse nuk do ta merrte seriozisht pjesëmarrjen, Edi do të kishte gjetur mënyra tallje apo ironie. E ka talentin e fjalës, të lindur dhe të kultivuar.

Por ai po hesht, sepse po mendohet.

Mendoj se dilemat e tij kryeministrore shkojnë deri në një qeveri të re në vjeshtë, muaj kur realisht dyshja Berisha-Meta do të jetë në aksion.

Një “luan” çdo luftëtar e përballon, kurse kur bëhen dy luanë, është pak e vështirë, sepse dikush mund të thotë se Berishës i kanë rënë dhëmbët, por akoma një dhëmb e ka sa për të të kafshuar.

Dhe kafshimi i tij është plot helm!

Ndaj Edi Rama nuk ka folur, asnjë fjalë.

Në të vertetë Rama e mendon Shqipërinë sipas konceptit të tij, nuk pyet shumë. Por Shqipëria nuk është vetëm e tij. Është edhe e jona!

Edi Rama në një intervistë që më dha në nëntor 2013, të parën intërvistë që pranoi nga media e shkruar (edhe për respekt të kohës që kishte punuar në KOHA JONE) pyetjes time nëse shikon paranë (lekun) apo historinë, ai u përgjigj se “dua të mbetem në histori”.

Dhe e besoj Ramën në këtë që tha, asokohe.

Dikush, nga ata të rrjeteve sociale që rrinë me pistoletë në dorë për të sharë, mund të turret edhe me sëpatë në dorë, por nuk ma ndien fare se çfarë thonë.

Edi Rama po mendohet seriozisht se si të reagojë pas protestës së 7 korrikut. Jo me dhunë, as me shantazh, por me gjetjen e zgjidhjes sepse njerëzit nuk ishin pak në Bulevard.

Ishin shumë, dhe me shumë do mblidhen.

Ndaj Edi Rama ka nevojë për gjetjen e një zgjidhje të besuar, e jo sa për momentin. Ata ministra që ia kanë rënduar besimin në popull, duhet ti largojë. Mënjëherë dhe pa mëshirë!

Në histori mbetesh kur merr vendime të forta e të vështira.

MË TEPËR

Kioske13 orë më herët

Portret në Le Figaro Magazine/ Enigma e Mira Muratit

” Gruaja në hije që ndriçon inteligjencën artificiale”, kështu e ka titulluar shkrimin për Mira Muratin që Lapsi. Al po...

Mix14 orë më herët

5 zakone që të bëjnë nervoz pa e kuptuar

Hulumtimet tregojnë se truri ynë është i fokusuar në gjërat negative. Ironikisht, disa nga mekanizmat e përballimit që përdorim për...

Mix14 orë më herët

Si të shmangni ëndrrat e këqija

Ne e dimë se gjumi është jetik për mirëqenien tonë, por a e keni pyetur ndonjëherë veten pse truri ndonjëherë...

Kritike14 orë më herët

Ngjela: Turp për ish-kryeministrin Berisha që mbrohet si kalama nga maja e dritares!

Nga Spartak Ngjela: E vetmja mënyrë në të cilën një shoqëri të mumd të jetojë në çdo segment kohor pa...

Mix14 orë më herët

Si të rrisësh fëmijë të suksesshëm

Është një ndër dilemat më të mëdha në jetë, në biznes dhe në rritjen e fëmijëve: A duhet të ndjekësh...

Mix14 orë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta me një super veçori të re

Meta ka përditësuar syzet smart Ray-Ban Meta për t’u dhënë më shumë mundësi përdorimit pa duar, duke filluar me një...

Mix14 orë më herët

Çfarë duhet të dini për turbulencat!

Nga Christine Chung-New York Times Udhëtarë të panumërt kanë përjetuar ndjesinë që shkakton ankth gjatë turbulencave në fluturime: shtrëngim sysh,...

Mix14 orë më herët

Ja çfarë i ndodh trupit kur pimë shumë kafe!

Pavarësisht nëse jeni duke pirë një kapuçino të nxehtë rrugës për në punë ose duke shijuar një kafe latte të...

Mix14 orë më herët

Roli i Amal Clooney në lëshimin e urdhër-arrestit për Benjamin Netanyahu!

Avokatja e të Drejtave të Njeriut Amal Clooney ishte pjesë e ekipit që bindi Gjykatën Penale Ndërkombëtare të akuzonte si...

Aktualitet14 orë më herët

Evi Kokalari: Karrierën time e bllokoi Argita Malltezi

Nga Evi Kokalari Në nëntor të 2022, ishte takimi im i fundit me Berishën, ku i thashë që po mendoja...

Facebook