Lidhu me ne

Radar

Kumbaro në botën e çudirave / Kemi fluks turistësh në Shqipëri, rritja e çmimeve në Greqi e Turqi mund të ketë ndikuar


Kumbaro ndryshe nga Rama: Kemi fluks turistësh në Shqipëri, rritja e çmimeve në Greqi e Turqi mund të ketë ndikuar

Ministrja e Mjedisit Kumbaro pohoi mbrëmjen e sotme se pjesa më e madhe e bregdetit shqiptar është e rezervuar deri në muajin shtator.

Ajo e bëri deklaratën në emisionin ‘Pa Protokoll’ në Report TV ku theksoi se rritja e numrit të turistëve në vend mund të ketë ardhur për shkak të rritjes së çmimeve në Turqi e Greqi.

Deklarata e saj bie ndesh me atë të kryeministrit Rama i cili pak ditë më parë iu drejtua bizneseve në jug të vendit që të ulin çmimet për të shmangur largimin e klientëve.

“Nga operatorët turistik, e gjithë jehona është shumë e mirë. Në të gjithë vendet ku kam shëtitur, në kontaktet me bizneset e turizmit, më konfirmojnë trend pozitiv në rritje. Edhe shifrat e INSTAT tregojnë rritje deri në fund të muajit maj. Unë mendoj që ka rritje të çmimeve se Shqipëria nuk mund të bëjë përjashtim nga tregu global. Rritja e ofertës turistike qoftë përmes strukturave agroturistike apo numrit të bujtinave në bregdet bën që të ketë oferta dhe për xhepa të cilët nuk i përballojnë rritjen e çmimeve në hotele. Po të shohim rezervimet, Gjirokastra dhe Përmeti janë të rezervuara deri në fillim shtatori. Kavaja dhe Durrësi janë të rezervuara deri në fund të sezonit.  Rezervimet janë të ndryshme. Ka rritje të vizitorëve të huaj, 55% ndërsa 34% janë rezident në strukturat hoteliere. Rezervimet i bëjnë pushues vendas por edhe të huaj, por shumicën e përbëjnë këta të fundit. Ndër të tjera, rritja e turistëve në Shqipëri mund të vijë prej rritjes së çmimeve në Turqi dhe Greqi. Kemi turistë nga vende që konsiderohen tregje interesante si Holanda, Serbia, Gjermania, Franca e Italia. Flasin për një ankesë që ka rritje të dukshme të çmimeve në Turqi dhe Greqi. Këta na thonë partnerët tanë.” – tha ndër të tjera Kumbaro.

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix2 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix2 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix2 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore2 orë më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix2 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix2 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook